E premte, 26.04.2024, 12:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Tenori Saimir Pirgu pjesmarres ne ”GALA CONCERT” – St.Gallen-Zvicer

E shtune, 10.01.2009, 11:26 AM


 

Lindur më 1981 në Elbasan , Saimiri nisi shumë i ri studimet në muzikë duke u dipllomuar në violinë në qytetin e tij të lindjes e më pas për kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos, nën drejtimin e Vito Brunett-it, me të cilin vazhdon të studiojë edhe sot e kësaj dite.

Fitues i konkurseve ndërkombëtare “Caruso” e “Tito Schipa” në 2002, e nis karrierën e tij me Festivalin e Operës “Rossini” të Pesaros me “Il viaggio a Reims” dhe “Adina”.


Për Saimir Pirgun nis një bashkëpunim shume i rëndësishëm me Staatsoper (Opera shtetërore) të Vienës, ku midis shumë vënieve në skenë, loja e tij vlerësohet jashtëzakonisht tek “L’Elisir d’Amour” për të cilën fiton edhe çmimin e lartë “Eberhard Waechter Gesangsmedaille”, që u jepet të rinjve të karrierës.


Ishte vetëm 22 vjeçar kur këndoi “Così fan tutte” në Ferrara, dirizhuar prej Claudio Abbados dhe, në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salisburgut nën drejtimin e Philippe Jordan. Duke vazhduar debutime të rëndësishme artisti ri shqiptar këndon në skenat e teatrove më të rëndësishëm të boteës, duke nisur nga Opera Shtetërore e Hamburgut (Hamburgische Staatsoper), në Bayerische Staatsoper të Monaco-s, në Operën Shtetërore të Berlinit (Berliner Staatsoper), në Teatrin e Operës së Romës e në Akademinë Nacionale Italiane “Santa Cecilia”. Po ashtu, Saimir Pirgu ka kënduar në skenat e Opernhaus të Zürich-ut, në “Royal Opera House Covent Garden” të Londrës në Teatrin Mbretëror të Madridit dhe në San Carlo të Lisbonës, ka debutuar në Valencia, në Teatrin Komunal të Bolonjës dhe në Concertgebouw të Amsterdam-it.


Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si Claudio Abbado, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa, Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, James Colon, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.


Midis roleve më të duartrokitur të tenorit të ri shqiptar mund të përmëndim, Don Ottavion nga (Don Giovanni), Ferrando-n në Così fan tutte, Elisir d’Amore (Nemorino), Rinuccio te Gianni Schicchi, Falstaff (Fenton), Alfredo Germont (La Traviata), Rigoletto (Duka i Mantovës). Kohët e fundit ka interpretuar rolin e Idomeneut me Nikolaus Harnoncourt në Styriarte Festival të Graz-it. Debutimi i tij i parë amerikan u bë në muajin shtator të ketij viti në Los Angeles Opera (roli i Rinuccio-s tek “Gianni Schicchi”) nën drejtimin e Woody Allen.


Së shpejti, Saimir Pirgu do të këndojë “La Traviata” në Staatsoper të Vienës, Santa Fe e Covent Garden, “Lucia di Lammermoor” (Sir Edgardo di Ravenswood) në Operën Shtetërore të Hamburgut si edhe në Metropolitan të New York-ut.


Në vitin 2006 ka incizuar për Universal Albumin e tij të parë Angelo casto e bel, një antologji me arie operistike nga Mozart, Pergolesi, Bononcini, Donizetti, Verdi dhe Massenet me Gustav Kuhn dhe orkestrën Haydn.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora