E premte, 26.04.2024, 05:43 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Tregtia e hoxhës me mëkate!

E enjte, 17.08.2023, 07:58 PM


Tregtia e hoxhës me mëkate!

Nga Kimete Berisha

Mos i mashtro njerëzit hoxhë, se Zoti nuk fal.

Se sikur të falte Zoti nuk do të ekzistonte Ferri.

Fajet nuk shlyhen kurrë, as me vuajtje, as me ndëshkim, as me hakmarrje, as me vetëvrasje.

Mos e keqpërdor fenë islame, mos i josh keiminelët e mëkatarët e mëdhenj, mos i josh vrasësit e përdhunuesit duke u garantuar se në çastin kur e ndërrojnë fenë e tyre e bëhem myslimanë, u fshihen të gjjtha krimet.

Nuk u fshihen mëkatet.

Hoxha Shefqet Krasniqi dukej sikur u bë dynjaja e tij që një serb (për të cilin nuk di gjë), u bë mysliman.

Ani çka që u bë mysliman?

A i bie mirë serbit a ty që serbi u bë mysliman!

Pse gjithë kjo dalldi?

A s'ka filtra, nuk zgjedhni ju, apo kushdo mund të bëhet mysliman?

Mjafton që dikush të bëhet mysliman e ju t'ua falni krejt mëkatet!

Shefqet Krasniqi tha se nuk ka mëkat që nuk i falet atij që bëhet mysliman.

Kjo është joshje djallëzore, tragjike, johumane, joetike.

Mos i mashtro njerëzit.

Hoxha Shefqet Krasniqi bëri lum që një serb u bë mysliman, aq shumë u shkri nga gëzimi sa që ia fshiu krejt gabimet.

E quajti 'vëlla', e uroi njëmijë herë (si lypësar), ia dëshiroi xhemetin për së gjalli.

E puthi shkllap-shkllap në faqe.

Tha që serbi që u bë mysliman është më i miri prej krejtve.

Mos i mashtro njerëzit.

Se as nuk je ti që fshin mëkate, as nuk je ti ai që vendos se kush është më i miri.

Tregoju njerëzve të vërtetën: Çdo gabim do ta paguajnë.

Edhe nëse e lanë me burg, edhe nëse e lanê me gjak, e edhe nëse krejt dynjaja ta falin kabahatin, e edhe nëse Zoti ta fal - ti vetes nuk ia fal.

Çfarë magjie është kjo t'i premtosh njeriut se do t'ia falësh mëkatet.

Duhet t'i mësosh njerëzit të mos bëjnë mëkate, t'i parandosh mëkatet, e jo të bësh biznes me gjynahe!

P.S. O Zot!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora