E premte, 19.04.2024, 04:27 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Albin Kurti i shpërblen ushtarët e Millosheviqit!

E merkure, 09.08.2023, 07:59 PM


Ditari i Kosovës: Albin Kurti i shpërblen ushtarët e Millosheviqit!

Nga Kimete Berisha

I.

Duda është frikësuar shumë kur e ka parë një grua me disa gjinjë të zbuluar në skenën e një festivali të filmit në Prizren.

Ka kujtuar Duda që gruaja i ka përnjëmend gjithë ato sisa.

Ata 5 gjinjë nuk janë 'risi', ata simbolizojnë pjellorinë, se pamja e gruas së përhënur në festivalin e Prizrenit është kopje e mjerë e perendeshës Artemisa, statuja me shumë gjinjë e së cilës është një ndër shtatë mrekullitë antike.

Por hajde hiqja ti frikën myslimanëve prej organeve seksuale!

Se frika nga një grumbull sisash nuk shërohet me logjikë.

Për t'u shëruar nga frika prej organeve seksuale vendi që e rekamandoj për ilaç është Kapela Sistina në Vatikan.

Dikush i ka numëruar, aty janë dhjetëra penisë dekorativ....se Mikelangelo i ka parë burrat vet?m si 'mëkatarë' të zhveshur, me atë 'sendin' në fushë.

- E ajo 'gruaja' tjetër në festival me mbishkrimin në bluzë që e falenderon Zotin për abortin, atë, siç do të thoshte Donika Gërvalla, e marroftë Zoti, sepse ajo bie në kundërshtim me atë 'gruan' me shumë sisa.

II.

Unë e kuptoj frikën e Dudes sepse edhe vet jam mërzitur pa masë kur ka vdekur gruaja e Sandokanit.

Bile vdekja e Çanketës ka lënë vrragë të pashlyeshme në jetën time, ndoshta sepse për Çanketën kam pas lotuar në grup, kurse për Sandokanin (kur mbeti i ve), kam vuajtur në heshtje.

III.

Unë po vuaj shumë pse ju nuk po vuani që Albin Kurti e ka zgjedhur një ushtar të Millosheviçit për zëvendës-ministër të tij.

Albin Kurti tha se ky serbi (anipse nuk e ka asnjë fakt për të - sepse, s'ka se si ta dijë se çfarë ka bêrë ushtari serb tinëz Albinit në luftë), nuk ka vrarë shqiptarë por vetëm i ka ushqyer vrasësit e shqiptarëve.

Është e tmerrshme, jo pse Albin Kurti po i rehabiliton vrasësit e shqiptarëve, por është e tmerrshme pse juve ky gjest i Albin Kurtit nuk po u duket i tmerrshëm.

Pasi e shpalli 'burrë të mirë' vrasësin e civilêve shqiptarë (Oliver Ivanoviçin), Albin Kurti e shpalli 'burrë të mirë' edhe ushtarin që kishte aq sevda në vrasje, sa që mori pjesë në të gjitha luftërat e Millosheviqit. .

Nuk u ngop me vrasjen e me gjenocidin në Bosnje, nuk reflektoi si ushtari serb Dušan Vasiljev pas luftës kur tha: 'Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë, dhe nuk kam më ëndrra'.

Ky ushtari serb i Millosheviqit dhe i Albinit ka ëndrra edhe sot për Kosovën,  i pëlqeu aq shumë gjenocidi i ushtrisë së cilës i shërbeu, prandaj vazhdoi pa pendim t'i mbajë si thitë me ushqim, vrasësit e fëmijëve shqiptarë.

Por Albin Kurtit ushqimi nuk i duket armë: pa armë mund të luftosh, bile edhe ta fitosh luftën, ama pa ushqim nuk mund të luftosh.

Njeriun që i ushqeu me bukë e me zemër vrasësit e shqiptarëve, Albin Kurti pra e bëri zv.ministër të viktimave të tij, dhe juve kjo po ju duket normale!

IV.

Si ia doli Albin Kurti që shqiptarët t'i bind të çohen kundër vetvetes, të bëhen anti-shqiptarë e pro-serb?

V.

Pa qenë i poshtër, i ultë, pa qenë i shantazhuar dhe i frikësuar nuk pranon të jesh në një qeveri të sanksionuar nga SHBA dhe në një qeveri që u jep rroga kriminelëve serbë të 'Mbrojtjes Civile' (të cilët Albin Kurti i ka shpallur terroristë).

Nuk është problemi që Albin Kurti i paguan me pare të shtetit terroristët serbë që të vrasin shqiptarë dhe ushtarë të KFOR-it, problemi është

pse juve u duket nornale, që terroristët serbë të 'Mbrojtjes Civile' paguhen - marrin rroga nga buxheti i Kosovës për ta terrorizuar Kosovën!

VI.

Juve po u  duket normale që një grafit i UÇK-së në një fshat shqiptar të Kosovës  u gjykua nga policia shqiptare e Kosovës si 'provokim i madh'.

- S'di çka ju ka gjetur që jeni çmendur!

VII.

Albin Kurti po sillet si krye-terroristi.

Në shtatë gazeta u shkrua se shokut të tij bukëpjekës, i ka dhënë pare n'dorë, për të blerë armë shkart nga Turqia.

VIII.

Bukëpjekêsi i mori 300 mijë euro në dorë nga Albini për 'të blerë' zeytin nga Polonia! Nuk e bleu.

IX.

Ushtarët serbë të Millosheviçit i ka punësuar në qeveri.

E Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores, e ka zgjedhur për këshilltar një ushtar serb të Rashkës, për ta këshilluar Lulzimin se si duhet të punojë për shqiptarët.

Albin Kurti, ushtrinë serbe po e inkuadron në Institucione,

terroristëve serbë po u jep paga, armët shkart nga Turqia po 'ia blen' bukëpjekësi.

- Tash, kë do ta luftojë Albin Kurti me ushtarët e Millosheviqit dhe me paramilitarët e tij serbë të Arkanit dhe me armët shkart të Turqisë?

X.

Këshilltaren e Kurtit nga Presheva qe dy herë po e ndalon policia serbe, derisa t'i del fjala se është 'patriote', pasi që u pa në një foto e lumtur pranë shefit të BIA-s serbe, Aleksander Vulin.

Albin Kurti i shfrytëzon gratë bionde për t'ia kryer punët me kriminelët serbë! Biondet i përdorë si zbutëse...të situatës.

Që i përdorë  gratë bionde për spiunazh- le t'i përdorë, por që juve ju duket normale që Mimoza Kusari u mor vesh me kriminelin serb Milan Radojçiq - kundër ushtarëve të UÇK-së, kjo s'është nornale!

Që Mimoza i çoi kuvendarët në pauzë për të folur tinëz me kriminelin serb Milan Radojçiq, nuk është normale!

- Të tranohet një kryeministër është krejt nornale, por të tranohet një popull - nuk është normale.

XI.

Sipas një dëshmitari që doli publikisht, Bukëpjekësi i Albinit ka kërkuar edhe dëshmitarë të rremë kundër Hashim Thaçit, me arsyen se Evropa u beson katolikëve (pa pasur nevojë për fakte).

Albin Kurti e ka shndërruar furrën e bukës në 'dhomë të sekreteve shtetërore' ku flitet për armë, vrasje, për dëshmitarë të rremë...

Pse bash 4 dëshmitarë i ka kërkuar bukëpjekësi? Pse jo 5 a 6?

Bukëpjekësi i kërkoi katër dëshmitarë, me mendësi islame, se ashtu e lyp ligji islam, thuajse 'luftëtarët e UÇK-:së, po akuzohen për Zina.

XII.

Veç unë prej të gjithë atyre që u kërcênuan me jetë nga mërgimtarët, u bëra budallaqe dhe 'e fala' kërcënuesin shqiptar nga Austria (i Shipolit të Mitrovicês),

i cili përveç vrasjes sime, paralajmëronte se do t'i përdhunonte edhe të vdekurit 'e m'i, nëse vazhdoj të shkruaj kundër Albinit.

P.S.

Sa herë të kam sharë

Aq herë të kam qarë

ta kam prerë këmishën me gërshërë

copë-copë ta kam bërë

në lum e kam hedh

Dikush më ka parë

Duke ta prerë këmishën, në vend të trupit tënd

E kam shikuar xhepin kah largohet nga mënga

jakën kah ndahet nga shpina

gjoksin kah ndahet nga zemra

Të gjitha i kam parë

Të kam parë të vogël

Të keq

të shenjtë

Të trishtuar

Të humbur

Të braktisur

Edhe vet të kam braktisur s'disa herë

sidomos në vjeshtë

kur bija si shiu i ftohtë

Të kam parë cullak

Dhe, prap të kam dashur

Por, nuk të dua më.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora