E premte, 26.04.2024, 10:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Dorian Koçi: Vula e Kryezotit

E hene, 17.07.2023, 07:53 PM


Vula e Kryezotit

Nga Dorian Koçi

Jehona e veprës së Skënderbeut në Bohemi e Sllovaki vazhdoi edhe gjatë shekujve të mëvonshëm. Një dëshmi e rëndësishme e aktivitetit diplomatik të Heroit Kombëtar të shqiptarëve janë dy kopje të letrave të tij, të gjetura në Bibliotekën e Pragës nga studiuesi Dhimitër Pilika, më 1956.

Dhimitër Pilika, autor i disa studimeve për vulat dhe për betejat e kohës së Skënderbeut, rrëfen historinë e gjetjes së vulave të stampuara në letër nga epoka e Skënderbeut. Ai thotë se bëhet fjalë për vulën shtetërore dhe vulën sekrete të Skënderbeut. Kjo vulë u zbulua në Pragë (Çekosllovaki) nga zonja e poetit Stanislav Kostsa Neumann, dhe gjendej në materialet e rilindasit dhe historianit sllovak Pave Josef Shafarik (1795-1861), i cili e kishte gjetur në arkivat e Raguzës.

Stanislav Kostsa Neumann, ndoqi disa drejtime në krijimtarinë e tij, si simbolist (Unë jam një apostull i jetës së re), si anarkist (Një ëndërr rreth një turme njerëzish të dëshpëruar dhe vargje të tjera), si lirik peizazhi (Libri i Pyjeve, Kodrave dhe Ujërave), si sekularist (Këngë të reja), si komunist (Këngë të Kuqe) etj. Ai qe një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë. Poeti Stanislav Kostka Neumann qëndroi në Shqipëri nga viti 1916-1918. Ai shkroi dy libra me subjekte nga Shqipëria: “Elbasani: kujtimet e luftës” (çekisht: “Elbasan: Váleèné vzpomínky”, viti 1922) dhe “Bragozhda dhe kujtime të tjera luftarake” (çekisht: “Bragožda a jiné váleèné vzpomínky, viti 1928). Të dy librat rindërtojnë në letër një atmosferë të Elbasanit të atyre viteve, duke na lënë një dëshmi se si dukej jeta në qytet në ato kohë. Në veprën e poetit, Stanislav K. Neumann janë edhe vjershat me titujt “Vera në Elbasan” dhe “Përshëndetje dhe kujtime”, ku autori shpreh dashurinë e tij për Shqipërinë dhe popullin e saj. Duke gjetur frymëzim në mjedisin shqiptar, ai shkroi edhe një përrallë të vetën që quhet “Përralla për minaren që doli shëtitje dhe për ushtarin që kishte uri”. Neumann ka edhe disa akuarele që na tregojnë rrugët e Elbasanit.

Në qender të vulës qëndron shqiponja dy krenare që ishte edhe emblema e familjës Kastrioti, ndërsa mbi supe të shqiponjës jan të vendosura shkronjat D dhe AL, që qëndrojnë për “Dominus Albaniae”, titulli që mbante Skënderbeu. Kjo kopje me vulën shtetërore të Gjergj Kastriot Skënderbeut është ekspozuar prej kohësh në muzetë shqiptare, që prej vitit 1961. Vula e Skënderbeut u soll në Shqipëri nga Prof Dhimitër Pilika që ishte i ngarkuar me punë në amabasadën shqiptare në Pragë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora