Mendime
Florim Zeqa: Albin Kurti “shpëtimtari” apo varrëmihësi i shtetit të Kosovës?!
E diele, 25.06.2023, 07:54 PM
Albin Kurti “shpëtimtari” apo varrëmihësi i shtetit të Kosovës?!
Shkruan:
Florim Zeqa
E lëvduam apo kritikuam ‘Qeverinë Kurti’, as nuk
e ndihmojmë dhe as nuk e dëmtojmë Serbinë. Është Albin Kurti ai i cili po e
ndihmon Serbinë dhe po e dëmton Kosovën me veprimet e dëmshme politike dhe
gjuhën jo diplomatike karrshi miqve ndërkombëtar.
Tendenca për ç’njohje
deri në zhbërje të Republikës së Kosovës
Veprimet
e ngutshme, kokë në vete dhe të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtar, e kanë
kthyer Albin Kurtin në varrmihës të të gjitha të arriturave të Kosovës përgjatë
këtyre dy dekadave të fundit në liri, nga njohja ndërkombëtare në humbje të
integritetit dhe sovranitetit shtetërorë, nga pavarësimi dhe njohja e mbi 114
shteteve të botës në ç’njohje dhe tendencën për zhbërje të shtetit, nga faza e
shtetndërtimit në rrënim dhe poshtërim të institucioneve më kredibile të
shtetit (FSK dhe Policia e Kosovës), nga anëtarësimi në organizata
ndërkombëtare në izolim ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Këtë
që e themë po mundohem ta argumentojë me disa shëmbuj praktik.
Janë
më pak se katër vite, që kur, ky i njëjti Albin Kurti nuk e njohu dhe as
pranojë 17 Shkurtin 2008, duke thënë, po citojë, “në këtë ditë nuk ka ndodhur
asgjë për Kosovën”, duke mos e njohur flamurin siq e quante ai asokohe
“lara-lara” flamurin e shtetit të Kosovës, nuk e ka respektuar hymnin dhe institcionet
e shtetit, e ka përbuzur dhe dhunuar në deri në gjakosje Policinë e Kosovës, i
ka vënë flakën ndërtesës së qeverisë, e ka tymosur dhe kontaminuar me gazë
molotovi Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka bërë e çka nuk ka bërë, saqë po
të permenden të gjitha veprimet e dëmshme dhe destruktive të Albin Kurtit, jo
një shkrim autorial, por duhet shkruar një libër voluminos për t’i përfshirë të
gjitha kundërshtimet e tij për të gjitha vendimet e historike për shtetin e
Kosovës nga Konferenca e Rambujesë e deri në ditët e sotme.
Epoka më errët e
pasluftës në Kosovë
Zgjedhjet
e 14 shkurtit 2021 e sollën në pushtet Albin Kurtin (pa qenë fare në listën
zgjedhore shkaku i pengesave ligjore), dhunuesin e institucioneve të shtetit
dhe nga ky moment fillon një epokë e re për Kosovën, e cila shënon epokën më të
errët sa i përket zhvillimit ekonomik dhe marrëdhënjeve ndërkombëtare të
Kosovës.
I
ardhur në pushtet përmes gjuhës populliste, gënjeshtrave dhe mashtrimeve,
“patrioti” i deridjeshëm i cili injoronte institucionet e shtetit të vet, tani
është kthyer në fushatë të tmerrshme dhe agresive kundër miqve të Kosovës, duke
ia larguar Kosovës një nga një të gjithë miqët evropian deri tek SHBA-të, mikun
dhe aleatin numër 1, suportin dhe sponsorizuesin e pothuajse të gjitha njohjeve
ndërkombëtare të shtetit tonë.
Të
gjitha këto prapësi politike po i bën në emër të institucionalizmit të
ekzagjeruar. Duke u thirrur në sovranitetin dhe integritetin territorial të
shtetit, më i vogli i botës është barrikaduar kundër tërë bashkësisë
ndërkombëtare, duke ju thënë atyre unë kam shtet, unë jam sovrani, unë bëjë
çfarë të dua në këtë vend.
I gatshëm t’i
viktimizojë qytetarët e hipnotizuar
Mirëpo,
realiteti po ja thotë të kundërtën, “Supermenit” që një muaj i ka mbetur i
ngujuar kryetari në Zveçan, që një javë edhe tre policët e kidnapuar po i
dergjen burgjeve të Serbisë, e ky po krrekoset që është duke mbrojtur
sovranitet dhe integritet në pjesën e shtetit të cilën nuk e kontrollon, por
vetëm prodhon kriza të vazhdueshme politike për të mbuluar dështimet e mëdha në
qeverisjen e vendit, për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga
çështjet ekzistenciale tek krizat artificiale në veri të vendit.
Duke
e përdorur kryetarin e ngujuar Lulzim Hetemi si “simbol të rezistencës dhe sovranitetit”
në veri, Albin Kurti është duke e rrezikuar partneritetin me të gjithë
ndërkombëtarët që deri dje i kemi konsideruar miq dhe mbështetës të pavarësisë
së shtetit tonë.
Situata
konfliktuoze në Veri të Kosovës nuk i konvenon askujt përveç Albin Kurtit,
këtij lideri autoritar dhe sadist, i cili është i gatshëm t’i viktimizojë
qytetarët e hipnotizuar me mashtrime dhe skenarë të sofistikuar me Vuçiqin. Pse
e themë këtë?!
E
themë sepse askush nuk guxon as të mendojë, e lërë më të flas për skenarët e
ardhshëm në veri pas takimit të radhës me Vuçiqin!
E
themë kështu për faktin se, në këtë situatë të tensiononuar dhe emocionale, të
gjithë ata që mendojnë ndryshe ose e marrin guximin që ta kundërshtojnë
kryeministrin Albin Kurti etiketohen si shërbëtor të Serbisë dhe armiq të
Kosovës!
Sipas
Albin Kurtit dhe mbështetësve të tij morbid, ne shumica e popullatës nuk
paskemi bërë gjë për këtë vend, sikurse që nuk paskan bërë gjë luftëtarët e
lirisë që derdhën gjakun dhe lanë gjymtyrët e trupit në fushat e betejës, por
është Albin Kurti ky që po e “shkruan historinë” e Kosovës!
Liria
dhe pavarësia e Republikës së Kosovës nuk janë produkt i Albin Kurtit, por
është rezultat i përpjekjeve të gjata të shumë brezave, i rezistencës së gjatë
aktive paqësore e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së e ndihmuar nga
SHBA-të dhe aleanca më e fuqishme ushtarake në botë-NATO.
Republika
e Kosovës, kjo arritje e përbashkët me miqtë ndërkombëtar, është e arritura më
e madhe historike kombit shqiptarë që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
më 28 Nëntor 1912 e deri më sot. Andaj, jo Albin Kurti, por askush tjetër nuk
guxon të prekë mbi themelet e shenjta të shtetit të fituar me gjak e sakrifica
dhe as ta vëjë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë si dhe as marrëdhënjet me
miqtë strategjik të shtetit tonë.
Florim Zeqa
22.06.2023