Mendime
Idriz Zeqiraj: Dje sabotuan luftën, sot me asociacionin, duan Serbinë hisedare në Kosovë!
E merkure, 21.06.2023, 08:53 PM
DJE SABOTUAN LUFTËN, SOT ME ASOCIACIONIN, DUAN SERBINË HISEDARE NË KOSOVË!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Nisma
e kryeministrit shqiptar, Edvin Rama,
për bërjen e një Drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dorëzuar
presidentit Emmanuel Macron, kancelarit Olaf Scholz, si dhe vënien në dijeni të
kyetarit të Këshillit të Evropës, Charles Michel dhe palën amerikane, po
konsiderohet si guxim i tepëruar, shumë i gabuar dhe fare korrekt, për raportet
mes vëllezërve. Pa paragjykuar qëllimin, qoftë ai edhe i mirë, veprimet
konspirative ngjallin dyshime. Sepse trajektorja e Ramës, ashtu si e
pararendësve të tij social-komunistë, ka dëshmuar qasjen kontraverse dhe hiç
vëllazërore ndaj Kosovës.
Kryeministri
shqiptar, Fatos Nano, në ishullin Kretë të Greqisë, i dërgoi mesazh shqiptarëve
së kryeqyteti i Kosovës është Beogradi. Presidenti Mejdani, kur u kidnapuar
Presidenti Rugova, nga policia e Millosheviqit, e quajti "tradhtar!"
Të nesërmen zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, përmes TVSH, në lajmet qendrore
të mbremjes, e akuzoi Presidentin Rugova për "tradhti"!
Të
njëjtën akuzë e bëri edhe kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, Hashim Thaçi,
e kompozuar me rekomandimin e krerëve të PS-së, në Tiranë, duke e kërcënuar
Rugovën, pengun e Millosheviqit, me dënimin më të rëndë. Dhe, e gjithë lukunia
servile, argatë të Mejdanit dhe SHISH-it të Fatos Klosit, me propagandën
lehaqene, harruan Serbinë dhe u sulën kundër Rugovës dhe partisë së tij LDK-së.
Gjithnjë, si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, siç e përcakton,
saktësisht, Qeverinë e Përkohshme të LPK-së, kryeprokurori amerikan, i Gjykatës
Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, Xhack Smith.
Presidenti
Rugova, duke parë qasjen e krerëve social-komunistë, nostalgjinë për
ideologjinë serbo-ruso-sllaviste, bëri deklaratën e dhimbshme, por shumë të nevojshme:
"Kosova i ka udhëheqësit e vet dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të flasë
në emër të saj". Dhe këtë përcaktim e mbajti, deri në amshimin e tij të
përjetshëm, pavarësisht çjerrjeve të sivëllezërve të tyre në Kosovë, se, kinse,
shkëputi marrëdhëniet me shtetin amë.
Arsyet
ishin bazike, të thella. Social-komunistët shqiptarë përflakën dhe përgjakën
Shqipërinë, duke shkelur mbi kufoma, për ta rimarrë pushtetin me dhunë, të
humbur, më 22 mars 1992, në zgjedhjet e para demokratike e pluraliste. Dërguan
në Mërgatë emisarët e ideologjisë së kuqe-partiake, në ndihmë të LPK-së, për të
përçarë mërgimtarët e Kosovës, duke sabotuar Fondin Shtetëror të 3%-it, i cili
shërbente për mbijetesën e Kosovës dhe përgaditjen për vetëmbrojtjen e saj.
Dhe, deri në sabotimin e luftës, duke mos lejuar hyrjen e UÇK-së të LPK-së, me
formacionet e saj ushtarake në Luftën e Kosovës.
Këtë
e thonë, të paktën, 4 (katër) nga themeluesit e UÇK-së të LPK-së, përfshi edhe
Jakup Krasniqin. Këta denoncojnë dhe akuzojnë, me emër dhe mbiemër, sabotatorët
e SHTAB-it të "Rogner-it", SHISH-in e Klosit me krerët e PS-së,
Shërbimin Sekret Francez me Serbinë mike të tyre.
SHISH-i,
me sigurimsat e Enver Hoxhës, instruktuan SHIK-un dhe "Shqiponjat e
Zeza", për ta marrë pushtetin me dhunë, duke ekzekutuar ushtarakët e
FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadrot e LDK-së; gazetarët e luftës; kuadrot e
hershëm të LPK-së, të cilët mund t`i rrezikonin SHTAB-istët e
"Rogner-it" për rivalitetin politik perspektiv, të pritshëm.
Partia
e filosllavit Enver Hoxha, është dëshmuar një armike e egër, në vrasjet dhe
burgosjet e atdhetarëve të Kosovës, duke filluar nga vrasja e Kolonel Sylejman
Vuçiternit, Bajazit Boletini, (djali i Isa Boletinit) dhe të tjerë. Burgosjet e
luftëtarëve nacionalistë, Tafil Boletini, Aziz Zhilivoda, Xhafer Vokshi, (nipi
i Bije Vokshit, vëllai i Asim Vokshit), si dhe armatën e djemëve të përndjekur
nga UDB-a jugosllave, qeveria shqiptare i sakatosi burgjeve dhe internimeve me
dekada. Për të gjitha këto të zeza qeveritë e mëpasme të Shqipërisë, nuk i kanë
kërkuar falje popullit të Kosovës.
Draft-statuti
i Edvin Ramës për Asociacionin, i ka surprizuar për të keq, madje jo vetëm
shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të përbotshëm. Sepse nuk ka denjuar ta
konsultojë, paraprakisht, as kryeministrin Albin Kurtin, i cili e ka
ekskluzivitetin e dialogimit të Asociacionit Kosovë-Serbi!
"Një
dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar, që merr në konsideratë të gjitha
arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit
të jetës për Kosovën", - thotë kryeministri shqiptar, Edvin Rama.
Ndërsa,
zyrtarët dhe ekspertët në Kosovë dhe Shqiptari, nuk shohin asnjë
"arsye" bindëse, për krijimin e çfarëdo Asociacioni, ndërkohë që
Kosova me shqiptarët shumicë dhe komunitetet pakicë, kanë një Asociacion
komunash, ku pakicat kanë të drejta të bollshme, madje me shumë se çdo
minoritet tjetër në rajon, Ballkan e më gjerë. E vetmja "arsye"
është, se çfarëdo standardesh që mund të realizohet një asociacion i dytë,
monoetnik, ka për qëllim krijimin e premisës, për ndarjen e Kosovës, shkëputjen
e Veriut të Kosovës dhe bashkimit të saj Serbisë. Pra, e krahasueshme me
sentencën "të gjitha rrugët të çojnë në Romë!"
Nga
Qeveria e Kosovës thonë se "nga Shqipëria zyrtare presin mbështetje, pasi
ndërmjetësues, tashmë, janë bërë shumë". Një përgjigje diplomatike, por
një refuzim i prerë. Vet sjellja e Ramës ndaj Kosovës, në raport me Serbinë, në
përgjithësi, dhe për dialogun, në veçanti, është provuar dhe shquar për negativitet.
Rama e ka thënë dhe përsëritur se "Vuçiqin e kam mik!" Hafijen e
hershëm të Serbisë, Baton Haxhiun e ka këshilltar personal, i cili është i pari
që në T7 -Pressing-, ka befasuar me tri kërkesat, kinse, të tijat, por, në
fakt, ishin të Hashimit:
1. Zhbërja e Gjykatës Speciale;
2. Falja e krimeve reciproke
serbo-shqiptare;
3. Pajtimi serbo-shqiptar!
Ish-kryetari
i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shprehur mendimin se ideja për ndarjen
e Kosovës, është e Edvin Ramës. Realisht, kjo është ide dhe projekt i Hashim
Thaçit, në koordinim me Shërbimin Sekret Francez dhe Serbinë. Dhe, gjithësesi,
me aprovimin e kryeministrit Rama. Kjo ndodhi, pasi Hashimi u shantazhua me
dosjet e krimeve faktike, gjatë dhe pas luftës, kryesisht, për krimet vrastare
të kundërshtarëve politikë shqiptarë.
Pojektit
makabër, për ndarjen e Kosovës, të maskuar pas shkëmbimit të territoreve, iu
bashkruan edhe disa komandantë të luftës, pjesë të krimeve numerike. Të
tufëzuar në PAN-in kriminal, provuan zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës,
me seli në Hagë, por dështuan. Ndonjëri hoqi dorë nga udhëheqja e dialogut, edhe
pse, ligjërisht, i takonte, duke ia faturuar Hashim presidentit, sepse ai mori
përsipër zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Megjithatë,
edhe pse nën shantazh, nuk u dorëzuan. Kuadri i Ministrisë të Jashtme, përfshi
edhe shumica absolute e ambasadorëve, ishin PAN-istë të rreshkur, ashtu siç
është e kapur edhe, pothuaj se, i tërë sistemi i drejtësisë, pavarësisht
mungesës fizike të Hashimit. Qendra lobuese u vendos në ambasadën e Kosovës në
Amerikë. Që andej, dirigjohej lobimi, madje edhe me pagesë, në Evropë dhe
gjetkë!
Diplomatja
boshnjake, Sabina, do ta denonconte ambasadoren Vlorë Çitaku, për lobimin e
ndarjes të Kosovës. Lobistë të njohur shqiptarë në Amerikë, të cilët, dikur,
priteshin me respekt në Shtëpinë e Bardhë, për hallet e Kosovës, tani filluan
të merren me hallet e Hashimit dhe të shokëve të tij komandantë. Shfrytëzuan
miqësinë e tyre, i bindën disa miq të Kosovës, zyrtarë të zëshëm, të trokisnin
në zyrat e ish-presidentëve, senatorëve, kongresmenëve dhe personaliteteve
tjerë, duke i lutur për zhbërjen e Gjykatë Speciale, për ta shpëtuar Hashimin
me kriminelët e tij.
Kjo
qasje hasi në reagimin e atdhetarëve mërgimtarë. Vatranët u ndanë! Edhe gazeta
e Nolit "Dielli", aplikoi cenzurën, për kritikët e Hashimit me shokë.
Për rrjedhojë, burrat e dikurshëm, lobues të suksesshëm, për Kosovën, u
zvetnuan në respektin që kishin. Lobi Shqiptar, përkatësisht, Liga Shqiptare në
SHBA, lëshoi alarmin se Kosova është varfëruar me lobues, pranë Qendrave
Vendimmarrëse. Ndërkohë, Lobi serb është mobilizuar, duke u hedhur në lobimin
ofenziv, sulmues për "Kosovën Serbe".
Në
shërbim të këtij lobimi është aktivizuar edhe Opozita Shqiptare e Kosovës.
Krerët partiakë PAN-istë, me veteranët e kryesisë, si Ramë Buja, Enver Hoxhaj
dhe të tjerë, (Hoxhaj e pranon koordinimin me Ramën, për Draftin në fjalë); AAK
e NISMA, janë të një mendje me "kallauzin" e tyre Hashimin, për
bërjen e "Zajednicës".
Baton
Haxhiu, me armatën e gazetarëve, analistë e banalistë, ish-zyrtarë të lartë,
ish-ambasadorë profiterë, ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, argatë të
Hashimit dje dhe sot, janë aktivizuar, madje hapur e zellshëm, në favor të
Serbisë. Ata që dje ishin angazhuar për ndarjen e Kosovës, përkrah Hashimit,
sot kërkojnë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, sepse "marrëveshja
është nënshkruar dhe parlamenti e ka votuar me 82 vota, prandaj duhet zbatuar
pa kushte!?"
Ata
shkojnë larg në tradhtinë e tyre të hapur, kërkojnë referendum në Veriun e
Kosovës, duke e ditur, paraprakisht, rezultatin, në përfitim të serbëve! Ata
janë bërë "yje" të debateve televizive, me paraqitjen e çdoditshme,
përfshirë edhe disa komandantë të inkriminuar, të akuzuar bazikë për krime, por
të liruar me milionat e dhëna, në këmbim të lirisë së tyre personale. Me të
drejtë analisti dhe publicisti Shkëlzen Gashi ngulmon në bojkotimin në media,
të këtyre argatëve të Hashimit, përkatësisht, të Serbisë.
- V i j o n -