E hene, 20.09.2021, 12:46 PM (GMT+1)

Lajme

Hajdin Islami: Aksidente në Kosovë

E enjte, 01.01.2009, 02:10 PM


Në ditën e parë të Vitit të Ri 2009, në Kosovë nga aksidentet në komunikacion humbën jetën disa persona  

Nga Hajdin ISLAMI

Kosovë, 1 janar 2009-Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar  sot për disa aksidente  të komunikacionit ku për pasojë ka pasur edhe disa viktima. Më datën 01.01.2009, rrethë orës 05:30 min policia është informuar se në aksin rrugor Prishtinë - Pejë, pikërisht në Fshatin Kliqin, komuna e Pejës, kishte ndodhur një aksident trafiku fillimisht me lëndime të rënda trupore dhe dëme të mëdha materiale. Në këtë aksident ishte i përfshirë vetëm një automjetë i udhëtarëve GOLF, me ngjyrë të kuqe, me targa të Kosovës, ku e kishte goditur shtyllën e drurit që shërben për transferimin rrymës, nga kjo ai shkon edhe për disa metra deri sa është ndalur.
Si pasojë e  lëndime të rënda kishte pësuar pasagjeri A. G. (1991), ndërsa të tjerët kishin marrë lëndime të lehta, të gjithë të lënduarve ju është dhënë ndihma mjekësore nga qendra e Emergjencës në Pejë, ku për shkak të lëndimeve të rënda A. G. dërgohet për ne QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku nga edhe ndërron jetë. Po sot Policia e Kosovës (PK), njofton se rreth orës 06:30 në fshatin Celinë, komuna e Rahovecit ( Përball Pompës “Flori COM”) ka ndodhur një aksident me fatalitet.Dyshohet se deri tek aksidenti kishte ardhur deri sa vetura AUDI B5, me targa vendore ishte duke lëvizur në relacionin Prizren - Gjakovë te anës se djathtë e godet shtyllën elektrike prej betoni, ku dhe vetura ndalet. Si pasoj e këtij aksidenti E. H nga Gjakova dhe pasagjerët E.M dhe V.B po nga Gjakova kanë vdekur në vendin e ngjarjes vdekja e të cilëve është konstatuar nga mjeku i cili ishte në vendin e ngjarjes. Viktimat janë nxjerrur nga vetura nga ekipi i zjarrëfikësve të Prizrenit të cilët I ishin përgjigjur rastit. Kurse i lënduari Sh.K, ishte marr nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve ka ndërruar jetë rreth orës 10:25.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora