E marte, 02.03.2021, 11:43 PM (GMT)

Kulturë

Endrra Klasike Nga Picasso Deri Tek Andy Earhol

E marte, 21.03.2006, 11:57 PM


«Ne moshen njezet vjec une pikturoja si Rafaelo. Por pastaj me eshte dashur nje jete e tere per te mesuar te pikturoja si nje femije» (Pikaso)

Cfare kane te perbashket Picasso, De Chirico, Morandi, Balthus e Earhol? Asgje pervec asaj qe eshte thelbesore: nivelit te larte te artit te tyre. Ne te vertete, po ta shohim me vemendje, dicka te perbashket e kane: jane klasike moderne. E jo ne kuptimin qe, duke qene protagoniste te artit bashkekohor, vepra e tyre _e tashme e historicizuar. Ne te gjithe keta, pavaresisht fizionomise se ndryshme, ekziston endrra per nje art ne te cilin, sic thoshte vete Pikaso, nuk kerkon por gjen.

Sigurisht, Pikaso ka qene ati i shquar i avangardave. «Ne moshen njezet vjec ka pase thene nje here ai pikturoja si Rafaelo. Por pastaj me eshte dashur nje jete e tere per te mesuar te pikturoja si nje femije». E, ne fund te fundit, e tere vepra e tij kembengul ne hulumtimin e kesaj pafajsie origjinore. Gjithsesi, mbas periudhes kubiste, ne fillim te viteve Njezet ai ka kultivuar nje enderr klasiciste: nje enderr aq revolucionare, sa historianet nuk kane mundur t’i vene nje emer.

Edhe De Chirico, ashtu si Picasso, ka kultivuar nje enderr klasike. Ai, po ashtu ka qene nje artist shumeformesh. E edhe ne rastin e tij, historia e artit ka hasur veshtiresi te kuptuari, mbas periudhes se tij te shquar metafizike: pra asaj menyre te pikturuari qe nuk synonte ta trandte imazhin e gjerave por t’ua nenvizonte misterin.

Metafizika eshte thuajse gjithmone nje pikture realiste. Ne Sheshi i Italise, ose ne natyra te qeta me koka Apolloni e nje doreze per te lare pjatat, eshte e veshtire te kuptojme se c’jemi duke pare. Por duke pare me vemendje, kuptojme se nuk dime asgje rreth jetes. E pikerisht kjo eshte ceshtja. De Chirico vdiq ne Rome me 1978. E megjithate, simbas disa kritikeve ai ishte shuar shume kohe me pare, madje qysh me 1919, ne moshen 31 vjecare, me te mbyllur periudhen metafizike.

Ne te vertete, de Chirico ka vazhduar te pikturoje edhe mbas asaj kohe, per gjysme shekulli rresht, por pak njerez e dinin kete. Kalojme tek Balthus, sepse Morandi eshte aq i njohur ne Itali, sa nuk do ndjehet keq nese flasim per bashkekombasin e tij. Por a ishte italian Balthus? Italian i adoptuar, sigurisht: pa njohjen e Piero della Francesca s arti i tij kishte per te qene krejt ndryshe, mbase me pak i madh.

Ende duke qene i ri, ai kishte kopjuar ne Arezzo afresket e ciklit te Kryqit te Vertete, qe pak a shume ne po ato vite qene rizbuluar nga Venturi, Berenson e Longhi. Ky studim i gjate ka qene ne njefare menyre akademia e tij e vertete, Yale dhe Sorbona tij. Kjo nuk e ka penguar te ishte vetvetja, sepse manifestimi i origjinalitetit nuk eshte sic e mendojme ne sot, te besh dicka qe nuk e ka bere askush perpara teje. Sa i takon Earhol, artist amerikan nga lindja, por europian nga rrenjet, me Pop Artin u ka dhene, sipas menyres se tij, status klasik imazheve triviale te transmetuara nga televizioni. Por, mbi te gjitha, ka treguar se informacioni qe na rrethon nuk eshte i vertete. Earhol na kujton se ajo qe thone librat e historise, me rrefenjat e tyre; ajo qe studiohet ne shkolla; ajo qe degjohet ne lajme televizive, nuk eshte e vertete. Ekziston nje maske e se vertetes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora