Kulturë
Charlize Theron
E enjte, 09.03.2006, 10:07 PM
![]() |
Charlize Theron |
E mrekullueshmja Charlize Theron - fituese ne Hollivud me filmin "Monster"
Afrikanojugorja Charlize Theron la pas saj nje sere rolesh si bjonde e bukur per te bere emer ne Hollivud me "Monster", portret i nje prostitute vrasese qe i dha cmimin "Oskar" si aktorja me e mire te dielen.
Ne moshen 28 vjecare, ish-modelja u transformua per te interpretuar Aileen Wuornos, nje grua me fat te pameshirshem, qe u ekzekutua ne Florida ne vitin 2002 per krimet e saj.
Me lekure te lemuar, dhembe perfekte, sy blu dhe nje trup perendeshe, aktorja e mrekullueshme shtoi pesembedhjete kilograme fale nje diete me brumra, vendosi dhembe te prishur dhe lente ngjyre kafe, si dhe u trukua me nje mase me baze recine.
Pavaresisht nga gjithe keto, fale nje interpretimi te ndjeshem dhe me te gjitha nuancat, ngjalli nje perngjashmeri per kete grua te trazuar, me bukuri te shkaterruar, te mbushur me urrejtje dhe me meri. Duke e pasur shume per zemer kete projekt, Charlize Theron ka qene bashke producente e filmit me buxhet te vogel.
Tete vjet pas fillimeve te saj si aktore, "Monster" i dha tashme celesin per te dale perfundimisht nga fusha ku deri tani ka luajtur ne rolin e bjondes se bukur pa thellesi te vertete si tek "Avokati i djallit" (1997) apo tek "Kurth alla italiana" (2003).
"Kam qene balerine per 12 vjet, trupi eshte vetem nje mjet qe duhet perdorur", tha ajo, duke shpjeguar se transformimi fizik i sherbeu thjesht per t'u bere personazhi dhe nuk sherbente per te bere demostrimin e aftesive te saj si aktore.
Vajze e vetme, Charlize Theron u rrit ne nje rajon rural te Afrikes se Jugut, duke folur gjuhen hollandeze qe flitej ne vendin e saj dhe enderronte te behet kercimtare. Universi i saj shkaterrohet ne moshen 15-vjece, kur nena e saj qellon me arme te atin alkoolist gjate nje zenke.

Ne moshen 19-vjecare, e gatshme per t'u kthyer ne atdhe, bindet nga nena e saj per te tentuar fatin ne Hollivud si aktore, pavaresisht nga veshtiresia me anglishten. "Nuk dija as qe Hollivudi ndodhej ne Los Anxheles, mendoja se ishin gabuar kur me dhane bileten", thote ajo.
E kontaktuar nga nje gjuajtes talentesh ne nje banke ne 1994, ajo merr leksione teatri dhe ushtrohet per te fshehur theksin e saj akrikanojugor per te gjetur role.
Ajo interpreton me pas rreth njezet filma, mes te cileve "Kurth fatal" (1999) me Ben Affleck, "Vepra e Zotit, pjesa e djallit" (1999), "The Yards" (2000) me Mark Wahlberg apo edhe "Magjia e akrepit te Jade" (2001) i Woody Allen.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ermela Teli
Will Smith
Aktoret më të pëlqyera shqiptare ndër vite
Tano Banushi
Marie Logoreci
Sulejman Pitarka
Oscar 2006
Klaudeta Riza
Inva Mula-Çako
Ali Bega
Anita Take
Aleksandër Rrapi
Yllka Mujo
Mefarete Laze, lamtumirë një jete me këngë
Bekim Fehmiu
Michelle Pfeiffer
Elton Ndrecaj
Masiela Lusha
Lazër Filipi
Albert Verria