Mendime
Ilir Levonja: Me gazetaren apo me sulltanin?
E diele, 23.01.2022, 05:31 PM
Respekte
për gazetaren Sedef Kabash
Nga
Ilir Levonja
Sedef
Kabash një gazetare e njohur turke, u arrestua dje në Stamboll. Akuza, është
tallur me presidentin Erdogan. Ajo ka shkruar në faqen e saj në Twitter ketë
sentencë. ''Një buall mund të gjej rrugën për t'u futur në pallat, por kjo nuk
e bën atë mbret. Bën pallatin një stallë''. Ka marrë vetëm 9 mijë pëlqime. Kaq.
Por u arrestua. Sipas akuzës, ka aluduar për presidentin, tallet me 'të. Dhe
sipas kodit penal në Turqi, artikulli 299, kur tallesh me Presidentin, të kap
ligji, rrezikon burgun nga 1 deri në 4 vjet. Më e bukura është se, ky ligj i
është shtuar kodit penal turk në vitin 2014. Pikërisht pasi Rexhep Taip
Erdogan, u zgjodh president i Turqisë. Përfundimi, mund ta bësh dallimin fare
kollaj. Këto ndërhyrje në kodin penal nuk i shërbejnë presidentit të një shteti
demokratik. Por një sulltani.
Nuk
e di, se çfarë mendimi kanë shoqatat a grupet në mbrojtje të interesit të
gazetarëve në Shqipëri. Kam orë të tëra që po mbaj sytë. Shumë mediume nga bota
janë solidarizuar me Sedef Kabashin. Po në Shqipërinë tonë, me kë janë? Me
gazetaren apo me sulltanin?
https://www.facebook.com/ilir.levonja