Kulturë
Nuhi Veselaj: Vjershërime nga rrugëtim vitesh (4)
E enjte, 13.01.2022, 09:55 PM
Nuhi veselaj
VJERSHËRIME
NGA RRUGËTIM VITESH 4
1. kUSHTRIM
Çohuni djem se po myki
Po e ha dryshku umin e ri
Kush ma i pari, kush i dyti
zini vend n’front për liri:
për shkollim, për dituri!
(Gjakovë, 1951)
2. Mjeshtri gjallimi
Këndova Pemën,, Briskun, Lulen,
Këndova sdhe Zogun e Malit;
Plaku u i odës që
mban vulën
K’të mësim-gjallimi ia dha djalit:
Ma mirë shpo veten me hej
Sesa mikun thue ta rrej...
Por anmikut shklluqja gënjeshtër
Porse duhesh me kenë mjeshtër:
Me qitë gurin e me fsheh dorën,
N’Kuqezi me kurdis orën...
(Gjakovë, 1952)
Sqarim:
Pema, Brisku, Lulja dhe Zogu i Malit, tituj vjershash (simbole) nga vepra Hope
djaloshare (dorëshkrim
1952), Shih, Cace e hope djaloshare (1948-1952), Iliriku,
Prishtinë, 1997.
3.Ngazëllim
O sa mirë, me qenë
Shqiptar.
me folë Shqip dhe me pasë Atdhe...
O sa mirë, të kem
Mëmëdhe
Ku zemra, mendja gjejnë fole!
O sa mirë, sa ndjej kënaqësi
Për Flamurshenjtin KUQEZI!
O sa mirë, kur n’shpirt përherë
më frymon Shqipja, shëndeverë!
(1981)
Dolli shqiptarishte
Për të mirë! -uronte
Gega
Gëzuar! –
uronte Toska
Fjalë shumë të urta,
Fjalë shumë të ngrohta
Po shqiptarit të sotëm ,
I lumtë mendja, goja.
Që i përbashkoi në dolli
Të dyja këto uroja:
- Gëzuar e për të mirë! -
Për Shqipninë e lirë;
-Për të mirë e gëzuar!-
Në Shqiprinë e bashkuar!
(2021)