Mendime
Dedë Preqi: Akademia e Shkencave tani po e ngritë zërin
E diele, 09.01.2022, 03:35 PM
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS, TANI PO E NGRITË ZËRIN E SAJ
Nga
Dedë Preqi
Edhe
më herët në një artikull në Bota sot, e kam marrë si temë çështjen e ASHAK,-së,
dhe rrolin e saj në kuptimin e organizimit pasiv, në veqanti ndaj kritereve
specifike, si Institucioni më lartë i Shkencave dhe Arteve të këtij shteti, që
zhvillon kulturën e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike, si vlera
sublime dhe interese të përgjithshme kombëtare e shtetërore.
Me
vemendje i përcjellëm këto ditë fjalët e kryeakademikut të Kosovës, Mehmet
Kraja, ku ndër të tjera thotë se, Kosova e pavarur nuk mbajti qëndrim të qartë
në dialog me Serbinë, duke e futur opsionin e ndarjes, sikur tani i dual gjumi
kësaj akademie të ngriti zërin e saj akademik dhe të reagojë si e fundit për
një çështje mjaftë serioze, siq është «Ndarja e Kosovës».
Akademiku
në këtë rast, sikur ia lë fajet Kosovës dhe qeverive të saj të kaluara, apo
aktuale, duke u distancuar nga rroli i vet që duhet ta luaj kjo Akademi, e cila
tani si duket i ka dalë gjumi prej një heshtje të gjatë, bashkë me botën e vet
akademike, duke u treguar si e pa efektshme përballë goditjeve të tilla të
Serbisë, ndaj teritorit dhe shtetit të Kosovës.
Kryeakademiku
Kraja, në një intervistë të mëhershme ekskluzive thotë, sa i përketë dialogut
në mes Kosovës dhe Serbisë, brenda këtij dhjetëvjeqari, disa marrëveshje kanë
qenë vetëm shkarravina, dhe asgjë serioze, poashtu nëse Serbia, do ta njihte
Kosovën, atëherë nuk ka problem që Kosova, të formojë çfarëdo asociacioni,
çfarë opsioni arrinë ta thotë kryeakademiku, për një rrezik që mund të rritët
pafundësisht, nëse një opsion i tillë do të realizohet në Kosovë.
Dhe
ideja për ndarjen e Kosovës, apo copëtimin e teritoreve të saj, ishte edhe më
herët në vitet e 80-ta, e cila është kultivuar nga qarqet e Akademisë dhe
Shkancave të Jugosllavisë, në krye me Dobrica Cosiqin, dhe tani pothuaj se pas
një vdekje klinike të kësaj ideje, aktualizohet nga Aleksandër Vuçiq dhe Hashim
Thaçi, ku brenda këtij plani u fut hundët edhe kryeministri i Shqipërisë Edi
Rama.
Ky
opsion i ndarjes së Kosovës, që u nxitë pas luftës dhe së këndejmi, duke
filluar si rrjedhojë nga prirje të veçanta ose nga një favor i njerëzve të
caktuar, por jo edhe nga thirrja e popullit, dhe si një temë e ndieshme,
njëherë filloi me termin «Ndarja» pastaj në kuptimin tjetër «Shkëmbim
teritoresh» e pak më vonë si «Korigjim i kufijve», por si do që të jetë sëcila
variantë është e ndieshme dhe e dhimbshme për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Prandaj,
ASHAK, si një Institucion i rëndësishëm i vendit dhe akademikët e saj, do duhej
të reflektojnë më më energji dhe guxim
idetë e tilla dhe të ndjeshme të vendit, dhe rroli i këtij institucioni dhe i
akademikëve në këto raste të ndërlikuara, do duhej të ishte një reagim më i
hershëm dhe me kohë, që të sqarohen qëllimet e tilla dhe t’u jepej kundërpërgjigje iniciatorëve të kësaj ideje,
kush do qoftshin autorët e saj.
Për
fat të keq, flitet pak edhe për një bashkpunim me akademitë e rajonit, në
veqanti me Akademinë e Shqipërinë, kur anëtari politik i kësaj akademie, Isa
Mustafa, kishte thënë njëherë, «Kosova ska nevojë për kurrfarë mësimesh prej
akademikëve të Shqipërisë», atëherë çfarë mund t’i thuhet kësaj menqurie të
tillë dhe me akademik të këtij niveli.
Prandaj
arësyeja, e quajtur në këtë rast, si faktor shumë i rëndësishëm për të reaguar
dhe për të reflektuar në rastet e tilla, si
edhe të tjera, duke mos përjashtuar edhe opinionet edhe ato ndër më të
thjeshtat, vula kryesore i takon nivelit të akademikëve, apo ASHAK-së, e cila
me qenjën e saj më të fuqishme akademike dhe shkencore, edhe në rrethana të
jashtëzakonshme, do të jepte argumentet e veta objektve dhe subjektive kundër
çdo elementi që bie ndesh me interesat e këtij populli dhe këtij shteti.