E marte, 07.04.2020, 06:10 AM (GMT+1)

Komente

Ahtisari i pakenaqur me situaten ne Kosove

E diele, 07.12.2008, 03:50 AM


Ish-emisari i Organizates se Kombeve te Bashkuara per zgjidhjen e statusit te Kosoves, Marti Ahtisari, nuk eshte i kenaqur me situaten aktuale ne Kosove. Megjithate, ai eshte optimist se Kosova eshte ne rruge te mire te zhvillimit dhe se ate do ta njohin edhe shume shtete "Jo, nuk eshte e lehte ne pergjithesi", ka deklaruar dje Ahtisari ne nje interviste per radion "Echo" te Moskes, i pyetur se si e vlereson situaten ne Kosove. "Nuk jam i kenaqur me situaten. Jo, eshte shume veshtire per ta vene ne praktike deklaraten, ne te cilen une jam referuar". Por Ahtisari ka shtuar se Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe ky realitet nuk mund te nderrohet. "Kosoven do ta njohin edhe me shume shtete. Kur Finlanda u be e pavarur, ne u njohem nga me pak shtete sesa qe e kane njohur deri me tani pavaresine e Kosoves", u shpreh ish-Presidenti finlandez. Fituesi i cmimit Nobel per paqe eshte i bindur se Kosova do te qendroje e pavarur. Ai ka permendur anet pozitive te procesit te shtet-ndertimit, duke thene se Kosova ka filluar te angazhohet ne nje numer te institucioneve nderkombetare financiare, organizata ekonomike. "Kosova eshte nje shtet i vertete. Edhe shteti im Finlanda, gjithashtu e ka njohur Kosoven, i kemi pranuar edhe pasaportat e Kosoves", theksoi Ahtisari. Fajtor per situaten jo te lakmueshme ne Kosove, ai ben sidomos Serbine, e cila nuk deshiron te bashkepunoje me organizatat nderkombetare rreth kesaj ceshtjeje. "Serbia nuk ka ndihmuar per te krijuar nje situate qe do te rezultonte me nje zgjidhje paqesore te konfliktit", ka thene ish-emisari i OKB-se per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ndersa, ai ka vleresuar se jeta e serbeve ne Kosove nuk eshte e rende. "Plani im ishte dizajnuar per te mbrojtur serbet, vecanerisht ata qe jetojne ne Kosove. Sot serbet, refuzojne te bashkepunojne. Vendet anetare te NATO-s nuk jane kunder serbeve, por ata nuk deshirojne te bashkepunojne", sqaroi ish kreu finlandez. Ahtisari ka shtuar se roli i OKB-se tani eshte me i vogel. Ai gjithashtu ka perjashtuar krahasimin e rastit te Kosoves me Osetine, duke thene se rasti i Kosoves eshte teresisht ndryshe. Sipas tij, nuk eshte me rendesi se sa shtete e kane njohur Kosoven, 60 apo 70 per qind, me rendesi eshte kush e ka njohur dhe ne cfare baze.

Ish-Presidenti i Finlandes: Marredheniet e mia me Rusine

Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, ne intervisten e djeshme per radion "Echo" te Moskes, ka shpjeguar edhe marredheniet e tij me Rusine si edhe gjate kohes qe ishte ne negocim. "Kam shoqeri te mire me ruset dhe Rusine. Edhe ne Kosove kam pasur raporte shume te mira me diplomate ruse", nenvizoi Ahtisari. Per sa i perket njohjes nga Rusia, ai shpjegoi se shtetet me te medha ekonomike, ato me te fuqishmet e kane njohur Kosoven dhe kjo eshte me me rendesi.

Marti Ahtisari dhe jeta ne diplomaci

Ish Presidenti finlandez, Marti Ahtisari, ishte kryesuesi i bisedimeve mbi te ardhmen e Kosoves. Nje diplomat me pervoje, karriera e zotit Ahtisari ne Ballkan perfshin ndermjetesimin e tij te suksesshem mes NATO-s dhe Beogradit qe ndihmoi ne perfundimin e luftes ne Kosove ne vitin 1999. Kete here detyra e tij ishte gjetja e nje zgjidhje afatgjate per statusin e Kosoves, e cila formalisht ishte pjese e Serbise dhe Malit te Zi, por ku shumica shqiptare kerkon pavaresi. Ekipi i zotit Ahtisari perfshiu zyrtare te larte qe perfaqesojne Shtetet e Bashkuara, BE-ne, Rusine, NATO-n dhe duke marre parasysh zhvillimet ekonomike te Kosoves, nje institucion financiar nderkombetar. Pervoja e tij e madhe ne venien e paqes, varion nga mbikeqyrja e tranzicionit te Nabimise nga sundimi Afrikano Jugor ne pavaresi ne vitet 1989 te ndihma ne negocimin per dhenien fund te konfliktit mes qeverise indoneziane dhe rebeleve ne provincen Aceh. Ne Ballkan, ai ishte pjese e perpjekjeve qe deshtuan te Kombeve te Bashkuara per te sjelle paqe ne Bosnje, gjate fillimit te viteve 1990 dhe me pas si President i Finlandes, ai ishte nje nga ndermjetesuesit qe ndihmuan per t'i dhene fund konfliktit ne Kosove. Marti Oiva Kalevi Ahtisari lindi me 23 qershor 1937, ne qytetin Viipuri. Ai u diplomua ne Universitetin Oulu ne vitin 1959 dhe iu bashkua Ministrise per Pune te Jashtme te Finlandes ne vitin 1965. Gjate karrieres se tij politike, ai ka pasur poste te ndryshme diplomatike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT