E shtune, 27.04.2024, 05:12 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kryetari i Istogut, nënkryetari i LDK-së, nuk duhet të gabojë...

E premte, 05.12.2008, 06:26 PM


KRYETARI I ISTOGUT, NËNKRYETARI I LDK-së, NUK DUHET TË GABOJË, SE E RESPEKTOJMË NE ISTOGALITË PËR TË MIRË

 

Nga Xhevat Rexhaj - Cerrca

 

Zakonisht bëj pjesë në grupin e shqiptarëve që lavdërojnë dhe përgëzojnë shqiptarët për punët dhe angazhimet e tyre në sfera të ndryshme jetësore. Nuk kam asnjë gjelazi për ata që kanë dije, mendje, intelekt, kapacitet dhe referenca të mira, përkundrazi i respektoi dhe i çmoj shumë. Nuk shkoi në ato parullat komuniste- staliniste, ku individi i veçantë vetëm për hir të ideologjisë është idoli i im, jo i dua ata për të cilët kam njohuri dhe për të cilët kanë folur edhe historianë të huaj e jo shqiptarët e dy anëve të kufirit në kohën e komunizmit enverist-titist.

 

Po dua të them se më së miri mund të thuash apo shkruash diç për njerëzit të cilët në një apo tjetër mënyrë i ke përjetuar edhe vetë. Pra aty edhe do të ndalem.

 

Ka shumë vite që çmojmë, ne shumica e istogalive aktivistin e fortë të anës sonë dhe  njëherit kryetar i Istogut disa mandate me radhë, dhe kryetarë i Degës së

 

LDKsë në Istog e së fundmi edhe Nënkryetarë i LDKsë, Z. Fadil Ferati. Ky njeri ka tipare vërtet shqiptare, ka cens për politikë, edhe pse ende provinciale, nga pamundësia e të ecjes përpara si rezultat i disave të pareformuarve në LDK atje lartë, pra disi edhe ky ka filluar të jetë peng në rrjetën e merimangës që tani për tani mbizotëron në LDK.

 

Kam përcjell gjithherë aktivitetin e tij, kam respekt të madh për punën e tij, ka bërë shumë për Istogun, mirëpo dorën në zemër ka pasur ekip të fortë në qeverinë komunale në krye me kryeshefin dhe për atë arsye infrastruktura në Istog ka pasur rezultate. Shumë rrallë apo thënë ashiqare asnjëherë ky zotëri nuk ka gabuar në politikë, i ka mundur kundërshtarët si ka dashtë, edhe pse herën e fundit ka qenë i rrezikuar për karrige Mirëpo po shihet se askush nuk është pa gabime, e fatkeqësisht gabimet e mëdha po ndodhin te strukturat e forta të LDK-së, te njerëzit që nuk ishte dashur të gabojnë, por përkundrazi të forcohen edhe vetë e edhe ta forcojnë subjektin e vetë. Po gabojnë këta duke menduar se unë i fortë puna mirë për mua, jo në politikën e sotme të pluripartizmit dhe demokracisë do të thotë partia e fortë unë i fortë. Pse vallë është kështu me LDK-istët nuk e di as vetë por një po e di se janë dobësuar dhe janë venitur, pra janë harxhuar kuadrat apo ish kuadrat dhe ish aktivistët e LDKsë, tani po mendojnë vërtet ku ta bëjnë një vend për vete në rendin e karrigeve pushtetare.

 

Kështu i ndodhi edhe Istogalis, pra kryetarit Ferati me rastin e Festës së Flamurit në Kuvendin komunal të Istogut, duke lexuar fjalën e tij të thënë në festë, informatë nga zëdhënësja e KK-së, u pa se kryetari i jonë, nënkryetari i LDK-së harroi se afër Istogut në Cerrcë kishte lindur pak ditë pas festës së Flamurit Njeriu që edhe atij i dha mundësin që sot të jetë aty ku është. Harroi kryetari i ynë të përmendë Njeriun që me filozofinë e tij bëri kthesa epokale, dhe bëri shumë që Flamurit të Gjergj Kastriotit të i hiqet YLLI i shkieve që valonte në mes krenave të shqiponjës në kohën e komunizmit.Ishte, pra Presidenti Ibrahim Rugova që trasoi rrugën e shqiptarëve kah perëndimi dhe Amerika, pra pas Gjergj Kastriotit dhe Ismail  Qemalit ishte Presidenti Rugova që bëri  të mundur sot festat për Flamurin kombëtar, se Flamurin Dardan e dogjën ata që e deshën tani Flamurin me yje minoritare?!.

 

Zotëri Fadil Ferati ke gabuar rëndë në festën e shqiptarëve, se zure në gojë Shqiptarinë më të Madh të të gjitha kohërave që na ndau nga Serbia dhe Rusia.

 

(kështu e lexova informatën nga Z. S. Gorqaj)

 

Andaj i nderuar kryetar i Istogut mos u ligështo por tutje mos gabo se ishe dhe je ende shembull i mirë  se si duhet vendlindja dhe shteti, pa hidhërime.

Istogu po ec drejtë
Te varri i Presidentit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora