E premte, 03.12.2021, 10:10 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Dy fjale per ndeshjen e sotme!

E marte, 12.10.2021, 05:23 PM


Dy fjale per ndeshjen e sotme!

Nga Nikoleta Kovaçi

Une jam dashamirese e futbollit! Kurre nuk e kam pa si loje! Gjithmonë me pse-he e sepse-he te panumerta, ashtu siç shoh gjithçka ne k’të bote! Futbollin tonë e msova nga Vllaznia! Nga Maradona nisa rrugetimin e ndaluem tej kufijve! Edhe Vllaznia ne ato vite me dukej e ndalueme! I ‘ urreja’ 17 Nentorin, Partizanin e Dinamon! Flamurtarit s’ja doja emnin, me dukej i stisun e palidhje me ata futbolliste por ishte skuader qe e doja! Kur nisja rreshtimin gjithmone e lija ngjitun me Vllaznine!

Ma vone erdh kombetarja!

Serish kerkoja Vllaznine! Gjeta Hys Zmijanin e ma vone Edi Martinin me mbajt gjalle arsyen se pse duhej te mos e braktisja furbollin tone! Kombetarja nisi tme bahej lamsh ne gryke! Qe nga termi! Asgja s’i ngjante... ma vone hasa prinder futbollistesh ne kte Tiranen e shkombetarizueme! Me ankoheshin se trajneret kerkojne para per aktivizimin e djemve! Edhe trajner skutash, jo klubesh!

Mandej pashe se si presidente klubesh u bane miliardere, se si nuk jetonin as 2 jave rrotull 12 muajve ne Shqipni, e ndersa skuadrat tona s’dilnin dot tej baltes se fushes se tyne te lojes.. . Pa ambjente, paga, drita, dushe, mjete transporti ata shpesh u kthyen si punonjes ndertimi; me buke a byreke me vete nga njani rreth ne tjetrin!

Ço-rrzo futbolli jonë mbeti aty neper balten e frikshme te fushave tona! Djemte me pak talent iken! Pane se mund te aktivizoheshin kudo dhe mund te ndjeheshin te dobishem! Po na prape ne balte! Derisa nje dite te bukur na shfaqet andrra e madhe per Europian! Ne ndihme na erdhen djemte nga Kosova! Me ta nje teknik italian mbi mesataren e trajnuesve per nivele te tilla! I dhashe te drejte vetes jo vetem te shpresoja po edhe te besoja! Ndaj çdo kundershtari hidhja edhe une  ne leter formacionin tem! I mbaja te palevizun kolonat e skuadres po gjithnje dhe gjithmone kerkoja dicka prej talenti te ishte ne fushe! Projektova  Hyken, manej i bashkengjisja edhe Kaçen! Rralle e me rralle i pashe! Ani thashe, ska gajle! Kjo skuader loz pertej fuqive te veta! Tash luajne per kombin e nese iu lihet ne dore atyne dicka do bajnë!

Erdhi nata kulminante: 14 tetor 2014! Shqiptarët do te ndesheshin ne Beograd, jo vetem per nje rezultat! Aty dhe prej aty do te merrte spunto krenaria, mosdorezimi, lavdia, flamuri dhe kombi! Dhe ndodhi! E orkestrueme apo e rastesishme ate nate ne ate fushe skuadra jone ishte Komb, Atdhe dhe Flamur!

Ma vone erdh bjerrja e madhe! Mu ku luhet sonte ndeshja qe i ka kthye shqiptarët kah Zoti, ndodh pabesia dhe shitja ma e madhe qe i bahet ndjesise se Kombit! Ishte si te thuash hapi i pare i nje bashkepunimi me Serbine i iniciuem nga Edi Rama qe ma vone jo vetem do te shihej duke i shtri doren Vuçiçit por edhe te pranoje marreveshje pa Kosoven! Kombetarja jeme u zhba! Une se pashe ma me shprese as besim! Jo per fajin e djemve, as per nivelin e tyne, jo, por per shkak se futbolli pertej tij u mor peng nga pushteti absolut i Edi Rames! Mandej erdhi radha e Olsit me grupin gangsterëve qe krijuan skuadra dhe tifozeri te dhunshme! Me kazma, lopata hunj e gur, tifozet kercenonin gjyqtaret e keta te fundit nese skishin marre ndonje zarf paresh do te merrnin ndonje plage ne krye a trup derisa te vendosnin kah donin te fortet e futbollit!

Kam vite qe nuk e shoh ma Kombetaren! Dalja e Brojes me gzon se asht shqiptar! I uroj te bahet lojtar ma i mire i planetit tone! Ashtu siç iu gzohem me dhjetera emrave te djemve tane qe aktivizohen neper klube te ndryshme! Uroj te fitojne edhe sonte! Mua prape s’do me ndryshojne asgja ne perceptimin tem per futbollin tone! Ai asht peng e si gjithçka tjeter ne kte vend me trishton! Asht pazar ne duar te ndyra te antikombetarve ma te medhenj qe njeh kjo toke! Kta djem uroj te shkojne edhe ne Katar, edhe pse rruge e veshtire, edhe  e fitofshin, e te gjitha ato pare i marrshin me ba nji veper te mire per futbollin tone, ama kjo Kombetare ne duar mafiozesh e antikombetaresh me dhemb aq sa me dhemb çdo dite ky vend dhe njerzit  e tij...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora