Kulturë
Albert Zholi: Flet piktori i mirënjohur Adnand Deda: Në qytetin tonë po ushton “Genocid betoni”
E merkure, 29.09.2021, 06:40 PM
Flet piktori i mirënjohur Adnand Deda: Në qytetin tonë po ushton “Genocid betoni”
Ekspozita
është “Revolte Artistike”, klithmë që nxjerr nga mjegulla vlerat e shkatërruara
ndër vite të Tiranës
Nga
Albert Z. ZHOLI
Këto
ditë në ambientet e kalasë Toptani piktori i mirënjohuer tiranas Adnand Deda
hapi ekspozitën “Tirana në penelin tim”.
Kjo ekspozitë që dqëndroi 4 ditë e hapur solli një risi në artdashësit
tiranas. Në këtë ekspozitë më 45 piktura në akrilik dhe vaj autori ka sjellë në
mënyrë të përkryr Tiranën e vjetër,
traditat, peisazhe, kompozime, personazhe të kryeqytetit. Të gjitha pikturat
kanë një konceptim individual që përcjellin tek vizitori një ndjesi sikur ecin
nëpër rugët e vjetra të Tiranës dhe sjellin aty një copëz historie të saj. Që
në hapjen e saj u pa në interesim I madh pasi mbështetëse ishte shoqata
“Tirana” ku njëkohësisht ishin të pranishëm dhe ish-ushtarë të UÇK . Në fjalën
e hapjes piktori tiranas, Buron Kaceli u shpreh: ‘Të merresh me art sot nuk
është e lehte sepse arti sot nuk ka mbeshtetjen e duhur per te thenë të
vërtetën. Në këto ditë disi gri kjo
ekspozitë solli një ndriçim të ri në Pedonalen e Tiranës por më shumë zgjoi
inteersin e noztalgjigëve të rrugicave të Tiranës së vjetër.
-Ju këto ditë në
Kështjellën “Toptani” hapët ekspozitën “Tirana në penelin tim”. Cili është
qëllimi i kësaj ekspozite. Në çfarë ambientesh je bazuar për pikturat dhe sa
piktura janë?
Kam
hapur Ekspozitën t'ime në kalanë e Toptanëve dhe mendoj se duhet t'a hapja që
përpara dy vjetëve. Tërmetet dhe pandemia ishin pengesa. Qellimi i ekspozitës
sime është në formë “Revolte Artistike ...klithmë që nxjerr nga mjegulla vlerat
e shkatërruara ndër vite Tiranës Qytetit tim të origjinës . Kam rreth 45
piktura në Akrilik dhe vaj .
-Sot Tirana e zhurmëshme
dhe me gradaçiela, si mund ta krahasoni Tiranën dje me sot? Mesazhi i
ekspozitës?
Tirana
përderisa po humb qytetarinë e saj përditë e më shumë shkon drejt shuarjes
...Në qytetin tonë po ushton Genocid betoni.
-Piktura një profesion i
bukur, frymëzues dhe shtysë vizionesh, si lindi dëshira për pikturë dhe kush e
zbuloi talentin tuaj ?
Kam
vizatuar dhe më pëlqente që në vegjëli por dy persona më kanë dhënë shtysë të
dytë, mësuesi i vizatimit në shkollën 8 vjeçare Siri Kodra, i paharruari Haxhi
Deliu . Por nuk harroj kurrë profesorin e pallatit të pionierëve Tiranë,
mësuesin e mrekullueshëm Lutfi Çapuni. Unë jam ushtruar panderprerë …Por ishte
koha kur vlerat të mohoheshin bazuar nga prejardhja shoqerore dhe politike
-Kur dhe si konkurruat
për picture në Lice, çfarë ju dhanë për të pikturuar dhe kush ishte në
komision? Cili ishte vlerësimi?
Kur
kam konkuruar për në Lice në vitin 1980 nuk fitova edhe pse isha nga më të
miret. Ama diçka kujtoj. Përfundova modelin e allçiut të vizatuar mbi karton
Disegnio dhe kujtoj se befas hyri në shkollë ish ministrja e asaj kohë Tefta
Cami. Më pyeti për mua që kisha mbaruar së vizatuari punën e konkursit se si quhesha dhe çfarë punë më bënin
prinderit. Dy ditë më vonë miku i familjes sime (dhe shtytësi im që unë duhet
të futesha në rrugën e artit) dirigjenti Eno Koço takoi tek porta prindërit e
mi dhe që të mos lëndohesha unë ua komunikoi që nuk kisha fituar konkursin. R
pabesueshme. Në përzgjedhjet e para të fituesve isha nga më të mirët. .. Ishte kuptuar që përderisa nuk figuronte
kërkund emri im kishte ndodhur fshirja me gomë e emrit tim poshtë punës
konkuruese dhe qe falsifikuar emri. Pra në vitin 1981 unë mësova cse si bëhej
një "konkur" për shkollat artistike ku duhet të fitonin vetëm ata që
kishin anëtar Partie nëpër familje . Jo unë që vija nga një familje Tiranase e
pasur nga babai dhe familje me njolla nga mamaja. Shkollën e mesme e fillova në
gjimnazin Sami Frashëri fare pa qejf, madje nga nxënës i shkëlqyer në 8 vjeçare
në nxënës të pa motivuar në gjimnaz. Më qante shpirti për pikturën. Megjithatë
kjo periudhë më shërbeu të qëndroja shpesh në ambientet e Teatrit Kombëtar ku
merrja mësime pikture nga miku i familjes time Piktori dhe skenografi i Teatrit
Kombëtar Agim Zajmi i madh .
-Po në Akademinë e
Arteve si tentove të konkuroje?
Si
mbarova gjimnazin nuk konkurova vitin e parë për ILA por u përgatita shumë mirë
dhe fitova pas një viti . Pedagogët e pikturës në shkollat e asaj kohë kishin
kualitet fantastik përveç faktit që sistemi komunist i kornizonte me
Konformizëm dhe Skematizëm të Realizmit Socialist .
-Rrugëtimi pas Akademsië
së Arteve?
Personalisht
në vitin 1989 kam filluar punë menjëherë pas studimeve në (ILA) Instituti i
Lartë i Arteve. Kam punuar në njërën nga Ndermarjet më me zë të asaj kohe. Kam
qenë Piktor -modelist në Ndermarjet GËZOF -GALANTERI në Tiranë . Aty ka nisur
puna pasioni dhe hapja me rrugën e njohjes me Stilimin . Kam qenë ndër të parët
piktorë shqiptare që u angazhuan në stilin -modelim veshjesh megjithëse atë kohë
nuk njihej dhe nuk kishte shumë emër. Kujtoj se si për çdo model të ri çantash
dhe xhupash lëkure apo "fësh-fësh-eje" që dizajnoja dhe hidhej në
prodhim (edhe çantash lëkure *), lavdet
dhe shpërblimet i merrte Byroja Teknike dhe ca fytyra të këqija ish drejtuesish
të Organizatës së Partisë së Ndërmarrjes.
- Kur e keni hapur
ekspozitën e parë dhe ku? Sa piktura kishit dhe çfarë gjinie ishin pikturat?
Ekspozitën
e parë si piktor e kam hapur në 1989 në pallatin e Kulturës në Tiranë. Mbaj
mënd që kam pas shumë peisazhe në vaj dhe disa pllakate. Më pas si të gjithë
miqtë e shokëte mi edhe unë e kam provuar ballafaqimin me tregun e huaj pas
viteve 90. Kam hapur dy ekspozita në Itali.në Veneto .
-Thuhet se piktorët
Shqiptarë janë shumë konkurrues në Europë, a është e vërtetë dhe cilët janë
piktorët me në zë Shqiptarë për ju?
Nga
miqtë e mi piktore jashtë vëndit unë do të rendisja dy miqtë e mi nga më të
mirët që janë shumë të njohur edhe në Europë, Avni Delvina dhe Niko Dhales .
Avniu në Milano dhe Niko në Paris.
- A është bërë kulturë
mbajtja e një pikture origjinale në shtëpitë shqiptare? Apo vazhdohet me
piktura te kopjuara seriale ?
Mbajtja
e pikturave origjinale mendoj se është kulturë por edne jo sa duhet tek ne. Kur
më ndodh të vizitoj dikë në familje impresioni i parë që vëzhgoj për të kuptuar
nivelin kulturor të familjes është të shikoj se çfarë pikturash varin nëpër
mure ..Është pasaportë kulturore
-Cilat janë pikturat
tuaja më të vlerësuara?
Nga
pikturat e mia që mendoj se kam marrë vlerësim maksimal janë "Rrethimi i
Shkodres" tabllo historike kushtuar Esat Pashë Toptanit ..."Dasma
Tiranase" dhe shumë portrete..
-Cilët janë piktorët në
botë që ju impresionojnë?
Nga
piktorët e huaj kam pëlqyer norvegjezi Odd Nedrum, Gjermanin e amerikanizuar
Albert Bierstadt dhe Eduard Cortes.
-Piktorët janë
pijedashës pasi i nxit për frymëzim, cila pije është më e preferuara dhe pse?
Nuk
jam nga piktorët pijedashës pasi nuk punoj nën stimulantë për vetë karakterin e
punëve që ushtroj. Vazhdoj t'a ushtroj pikturën konservatore-moderne
-Raportet me pikturat
nudo?
Kam
punuar piktura nudo dhe e adhuroj estetikisht kualitetin e nudove.