Kulturë » Keka
Gjon Keka: Nxjerrja e dokumenteve historike nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane
E shtune, 25.09.2021, 06:07 PM
Nxjerrja e dokumenteve historike nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane
Nga
Gjon Keka
Do
të ishte tepër e dobishme për kombin tonë,nëse institucionet tona akademike,
ato të arkivave, bibliotekave instituteve të historisë e albanologjisë dhe
fushave tjera kërkimore të ishin të interesuara të nxirrnin dokumentet arkivore
e bibliotekare mbi historinë e kombit tonë arbëror europian nga arkivat dhe
bibliotekat e shteteve europiane që ruhen aty.
Një
kordinim i mirë me këto institucione dhe formimi i një grupi studiuesish e
historian të fushave të ndryshme e periudhave të ndryshme historike , pastaj
lidhja apo bashkëpunimi me arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane do të
kishte një dobi të madhe në përmbushjen e misionit të madh të gjetjes dhe
mbledhjes së dokumenteve të historisë së kombit tonë e cila është mbuluar nga
pluhuri i harresës dhe do t'i shërbente të vërtetës dhe forcimit të themeleve
të autoktonisë ,gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar arbëror europian.
Prandaj
nisur nga kjo,i ftoj institucionet ,si ato akademike, të arkivave e
bibliotekave dhe instituteve që të bëjnë të mundur me anë të mbështetjes së
shtetit tonë dhe ambasadave në vendet ku ka dokumente historike të kombit tonë
që të krijohet një grup studiuesish ,specialistësh e historianësh dhe të
nxjerrin si bletat mjaltën për historinë e kombit tonë ,ashtu që brezat ta
mësojnë të vërtetën dhe bota të njohë edhe më mirë të kaluarën dhe kontributin
e iliro-arbërorëve në historinë e njerëzimit.
Nëse
kjo iniciativë e imja dëgjohet do të ishte në dobi të kombit tonë dhe historisë
së saj, unë këtu ku jam do të jem i gatshëm që sëbashku të nxjerrim dokumentet
historike që ruhen në arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane e në këtë
rast në bibliotekat dhe arkivat e Austrisë.
Por,nëse
kjo iniciativë nuk dëgjohet atëherë, nuk kam se çfarë të bëjë ,duhet që me
forcat vetanake dhe mundësit t'i qasem e të vazhdojë hulumtimet në arkiva dhe
biblioteka që deri sa të jem gjallë të nxjerrë dokumentet historike që janë
mbuluar nga pluhuri i harresës e që janë të shumëta dhe me shumë vlerë e
interes për zbardhjen e plotë të së vërtetës së historisë së kombit tonë
arbëror europian.