Kulturë
Luan Kalana: Dritë e diturisë
E marte, 21.09.2021, 06:29 PM
DRITE E DITURISE- përpara do të na shpjerë... Naim Frashëri.
...rrugëtim
në shkollat e fshatrava të Devollit, me tradita të pasura arsimore kulturore, ndër
të parat, pas asaj të Shkollës së Parë shqipe të Korcës.
Nga
Luan Kalana
@
parantesë - “Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë” janë fjalët e
Naim Frashërit që sot e kësaj dite nuk e humbin aktualitetin. Per rilindësit kjo ishte motua e diviza e
tyre, se “Vetëm popujt e mësuar s’mund
të jenë të robëruar”. Dhe ja ku jemi sërish në
ditet tona, për historinë
tonë, për gjuhën tonë, për arsimimin tonë.Po kush do ta bëjë këtë
?!-Të parët e Kombit, Shkolla me Mësuesit, shkollat vatrat e dyta për nxënësit
e mësuesit, një rrugëtim i gjatë pa mbarim në historine tone Kombëtare.
-Mësuesit
janë ajo shtresë parësore intelektuale në shoqëri, por e priviligjuar dhe të
obliguar, për ndjenjën qytetare
patriotike, per misionin e tyre
fisnik e kombëtar, sepse janë përcuesit,
”gjeneratoret” e dijes, për mendjet e
ndritura në gjeneratat e ardhshme, për avenirin e Atdheut.
Le
të përcjellim, kujtimet e mbresat tona, per ato vite te perkushtuara, si
punetore te dijes, të paguar minimalisht nga shteti, por te aposionuar nga
profesioni, mesimdhenes dhe edukatore me nxënesit e studentet, me një ndjenje
familjare, si prindër për fëmijet
tanë.Le të bëjmë pak retrospektive përpos në të kaluarën, me ndjenjë krenarie.
...Ishin
vitet “90 të para të demokracise, kur ne prisnin ecjen përpra, si në cdo fushë,
edhe në arsim…Por fatkeqësisht ndodhi ardhmeria negative...Arismi dhe shkolla u
la pas dore, ndërsa Mësuesit u diskriminuan si qënie njerëzore, materialisht edhe në profesion.Pasojat qenë
kombëtare, u rrit u shtua analfabetizmi, si plagë kangrenë e dijes, e diturisë…
E
kundërta ndodhi me armaten e diturise, Mësuesit nuk u ndalen në perkushtimin
profesional dhe në ndjenjen qytetare, të edukimit të brezit të ri.Në rrugën
tonë të odisesë “nomadë”të dijes nëpër atdhe.Pasi lamë shkollat e para në
malsinë e Mokrës në Pogradec, përshkuam gjeografine e mësimdhënies, të
transferimeve në shkollat e Devollit.
Ishte
një tradiitë pushtetare në arsim..Në muajin gusht, para fillimit të vitit
shkollor, ndodhte “marketingu ”i
mësuesve, me konkret transferimi i tyre.ishte në “modë” e me supriza…
Por
gjatë viteve të demokracise, ky proces i lëvizjeve si guret e shahut, , përfundonte me
largime, me pushime nga puna e profesioni, pa shpjegime, pa shkaqe, pa
pyetur për nivelin arsimor e kualifikimin përvojen profesionale pedagogjike,
por vetëm antarsimin në partinë
demokratike(me teser), në të kunderten ishe i pushuar dhe i diskriminuar
me urdher nga lart (ky ishte shpjegimi zyrtar, këtë e kemi të faktuar e të
dokumentuar)por dhe presione dhe terrori
psikologjik dhe politik familjarisht, që të gjitha mjerisht i hoqëm mbi kurizet familjet tona, Turp për
faqe te zezë per ata pushtetare militante ekstremiste, që nje intelktual me
arsim te larte dhe pervoje arsimore disa dekada, nëpër shkollat e vendit, hidhej
në rrugë ...Nejse të shkuara të kaluara, por jo të harruara...
Së
fundi, kjo sëmundje, plagë me pasoja sociale dhe arsimore ne arsim, kaloi nga një qeveri në tjetren të njejtin avaz, , me levizje “abstrakte” e
te qëllishme të nxitur, poshtë në bazë
nga militantët e Partive dhe pushtetaret “hakmarrës” U hap drita
“jeshile”nëpërmjet raportit mjekesor, i justifikueshem, per te na punësuar, pas
disa vite, pushime largime nga punaF, illuam
dhe punova disa vite inspektor kulture, pergjegjes ne shtepin e
kultures, Proger dhe Vishocice, një punë detyrë që më shkonte përshtat fale
talentit tim, që e bëra me pasion e përkushtim.
I-
Në Menkulas, Devoll
....Historia
e rugetimit te “odisese”nëpër shkolla
vazhdoi ne Devollin e sipërm, Mësues i Gjuhës dhe i Letërsise në Menkulas,
vendlindjen e poetit tonë Dritero Agolli, Nderi I Kombit.
E
prita me kënaqesi këte emërim dhe transferim për në Menkulas për disa arsye( me
gjithse i vështire e me sakrifica, për rrugën e gjatë, më këmbe qe nga
Vishocica e pastaj ne Bilisht, me autobusin e Drejtorise arsimore deri në
Menkulas.
Në
Menkulas, kishim miq e shokë të shumtë
të familjes e të punës, prej nje njohje te gjate.Aty jetonte motra ime e madhe
rrobaqepse profesioniste Fitnetja, e martuar me Fejziun, nje ekonomist i zoti
ne Fitore me emër pastaj në tatimet
Bilisht, në familjen e patriotit Demir Ahmetli i njohur dhe i nderuar ne gjithe
Devollin e siperme me bashkeshorten
trime, nene Sabirene nga Sinica. Por më shume kënaqesi e krenari pasi
aty pata dy nxënes te shkelqyer inteligjente
niprat e mij Geni e Bertin, qe nga klasa e peste deri në te tetën, sot
jane
mesuese
te anglishtes në Tirane.
Aty
u njoha na afer familjarisht me kolegun tim, Sami Begollin, inspektor dhe
pergjegjes i shtepise te kultures ne Menkulas, nje njohes dhe studjes i
aposionuar dhe pasurues i traditave
kulturore ne fshat, per te cilen i botoi ne nje liber interesant monografik “Menkulasi i Dritëro Agolli” .S’mund të le papermendur
kolegen time të perkushtuar ne ate shkolle, Mesuesen e e palodhur te gjuhes
shqipe, bashkeshorten e Samiu, te pavdekshem zonjen e nderuar, meuesen e
talentuar Salke Begolli.
Gjithashtu
një njohje e perkrahje familjare pata
nga shoku im i rinise, piktori dhe aktivisti shoqeror ie pappertuar dje ne
Devoll dhe sot në Tirane z.Destan
Danglli. Kjo miqesi vazhdoi me tej, me djalin e tij, gjeniun artist e kam
quajtur, piktor, artitekt dizenjator Dhimiter Danglli Agolli, me banim me
familje ne Greqi.Ai eshte jo vetem nje ndjekës i rregullt i shkrimeve te mija,
por dhe nje piktor i tyre, sic beri me novelen “Gjeniu i Tiranës”qe te gjitha
pjeset i shoqeroi me piktura te bera enkas.Por dhurata me bukur e tij, ishte
piktura vaj, veper arti, , portret imagjinar me poetin Dritero Agollin, te
cilen ma dergoi ketu ne Amerike, i jam mirënjohes per jetë.
Kisha shumë shokë e miq që i joha e punova nga afër
ne Menkulas, do të vecoja krijuesin kolegun poet, te ndjerin te paharuarin,
aktivist letrare shoqeror porofesorin e letersise te ndjerin Fatos Hoxha, me librat e tij dhe me
aktivitetet e tij ne “Shoqaten Devolli”ne Tirane dhe ne faqen letare Drita
Poetikeishte teper i njohur ne mediat per Devollin .
Si
dhe një mik te vjetër e shok te babai tone, vetereanin dhe bashkeluftetarin e
lirise te paharuarin veteranin Avni
Hoxha, nje bashkevuajtes me babane tone
ne burgun, kampin famekeq fashist ne Porto Romano, ne Durrës 1943- ‘44. Avniu
një burrë zotni orator nga goja dhe shume i dashur, , nje ish ushatarak e tani
bujk, beri nje pune kolosale, duke mbledhur e botuar një libër voluminos,
Antologji biografike te deshmoreve dhe veteranve te te gjithe fshatrave te
Devollit të shoqeruara me foto, nje vepërr dokumentare muzeale e pavdekshme..
Në
librat e mij kam permendur e shkruar per te gjithe koleget e mij, mesuese
puntore te kolektivit te shkolles per nxenesit e mij te dashur per drejtorin,
nje intelktual i kompletuar dhe nje burre zoni, nje dejtues edukator Nevzatin,
e te tjere nje liste egjate nga Poncara, nga Menkulasi, Poncara e deri per Luan
Pallën nga Koshnica.
Nuk
do le pa përmendur, mikun tim, partnerin pacient te spiatleve deri ne operimin
nga zemra, te artistit popullor, te blegtorit te thjeshte i pavdekshim,
këngetarit të isos popullore, Fatmir Danglli, ”Laurant” i Festivalit folkorik
te Gjirokastres me grupin e Devollit, dhe te “duetit popullor”sic kujtonte ai
me poetin Dritero Agollit kur vinte ne Menkulas, -Une ja merrja ai, Driti ma mbante
me iso”.
Së
fundmi për Menkulasin, do i mbyllja këto rreshta, për poetin e pavdekshem,
Dritero Agolli, poetin birin e fshatit qe s’harronte kurre, , sici therisnin
bashkfshtaret me krenari, Driti i Devolli, i cli jetonte asokohe në Tirane, por
vinte shpesh ne Menkulas.Gjatë atyre viteve në Menkulas, mblodha nga kujtimet
gojore te fshtareve, shkrova e botova, me vone, para vdekjes se tij, veprën
letrare, cikël poetik, vjershërime, bejte popullore per jeten dhe krijimatrine
tij letrare, si nje”profet” i Devollit, me titull “Amanetet imagjinare të
Driteroit per Devollin”, te cilat i lexoi, qeshi dhe me falenderoi-kur ia
shpune miqte e mij ne Tiranë(kam shkruar për këte).
II-...Në
Poloskën e “Visarëve të Lirisë”
Në
mbyllje të këtyre rreshtave kujtime të rrugës të Mësuesise, nëpër shkollat e
Devolliit, po bëj këte ploëesim
boshllëk, të përshkrimeve të mia në librat e botuar për Devollin, duke u
larguar nga Menkulasi i Driteroit, në shkollën e fshatit Poloskë, të visareve
të luftës për liri sic shkruan gjatë në librat e tij te pafundme shkrimtarin
unikal dhe kronikan i historis , poet publicist dhe përkthyes Kosta Nake me
origjinë nga Poloska, redaktori i talentuar i të gjthë librave të mia në
Shqipëri…
Mbase
ka qëne shkruar apo rastësi që në rrugën e gjate të Mesuesise nëpër Devoll, të isha Mësues, jo vetëm i fëmijve të mij,
në shkollën e Vishocicës, por edhe të nipërve e të mbesave të mia, Kostanca,
Ivona dhe Klevisi, sic e përjetova ne Poloskë, me vajzat e nipin e motres time
edukatore Nexhmijes.
Ndodhin
në jetë, por ja që dhëndri ynë, bashkëshorti i motres Nexhit, u bë shoku im i
shkollës, kolegu im i mësuesise vullnetarë,
te dy ne nje shkolle ne Moker te Pogradecit, e me vone ai drejtori i
shkollave Proptisht, Rakicke, Fitore e Poloske, ish Dretori i talentuar dhe me
pervoje te gjate pedagogjike, studjuesi i historise te Devollit.
Me
dhimbje e kujtoj, të paharuarin patriot i flakët, i ndjeri Andrea Palloj, i cili u nda shpejt,
nga kjo jete pas nje sëmundje të rënde, dhe pasi provoi terrorin politik te
“demokratëve ekstremiste”, sepse ishte miliitant demokracise,
por me tesër te PS.duke e pushuar nga puna dhe e transferuar ne Cipan,
deri sa ndërroi jetë.
Fshati
dhe shkolla e Poloskes kishte tradita te pasura patriotike dhe kulturore, vendi
i trimave dhe i artisteve, ”Poloska e zjarrit”me këte epitete e
therrisnin.Fshati me me shume Deshmore të Luftes Antifashiste per clirimin e
vendit e te Devollit. Ashtu sic kam përmendedur tani së fundi në shkrimet mia
heronjtë legjendare të Devollit , dëshmori Refat Skermo Poloska, ”matrazovi “i
Shqiperise ne malin e Thate dhe Vangjel
Palloj, heroin e betejes legjendare ne Gurin e Kamjes Pogrades, dëshmorin e
pamposhtur te spitalit partizan Nevruz
Gjoza ne Bradvicë, ne Moravë e te tjere, ashtu si dëshmoret e Progerit,
Hocishtit, Bananit, Vishocicës e tjer.
Poloska
e dëgjuar me artista popullore të kënges e të valles devollice, si shquari i
paharuari Zalo Poloska, e të tjere deri ne ditet tona, me këngtarin popullor
dhe poetin Endri Fifon.
Poloskes
ia kane ngritur emërin më lart bijtë saj famoze, poeti popullor i pahauari,
hidrauliku i Bilishtit i ndjeri Bashkim Gjoza dhe shkrimtari i sotëm artist
romancieri piktor ikonograf, filozof Artan Nj.Mullaj, no koment.
Por
do të theksoja, kolektivin e mësueve, të dashur punëtore që kanë lëne gjurmë
dhe emër te paharuar në arsim në Devoll,
Furzuli Xeka, Driton Kambolli, Qerim Pepi, Andrea Palloj, Muharem Mulla, Njazi
Mullaj, Mico Palloj, Adelina Mullaj, Laura Topiu, Flutura Kambolli, Lefteri
Palloj, e te tjerë, si dhe drejtori
Nafis Fifo, nj djalë i talentuar e futbollist i shkëlqyer.Mesuese dhe
edukatore me një kualifikim te larte
pedagogjik dhe profesional, me emer ne Devoll, dhe aktiviste te dalluar shoqërore ne fshat, model eshte sot,
kolegu poeti Endri Fifo, sot drejtor në
Vranisht.
Stafetën
tone në rrugen e dijes te misionit të diturise nëpër shkollat e Devollit po e
vazhdojnë më te rinjte, si Endri, Agim
Kacani, Dritan Staro, e shume te tjera...edhe me modesti e permend, vajzën time te madhe Deshira Kalana, ish studente e
shkelqyer, nismetare e Demokracise e Dhjetorit te Universitetit te Tiranes, per
Histori Gjeografi, e cila e coi stafetën më tej, Mësuese ne shkollën bujqesore
te Mirasit, Bozhigrad, .dhe për këta ndjehemi krenare.
-Në
mbyllje, pa përsëritur, mbritja në fund, në fshatin tim, në shkollën e
Vishocicës, ( për të cilnen kam shkruar gjatë ne webside dhe në librat), duke i
dhene lamtumiren “odisese” rruges se gjatë të bukur e te paharuar te dijes per
ne Amerike, te Mësueise nëpër Devollin tonë, të shenjtë dhe të shtrenjtë e te
begatë, te punës dhe të diturisë.
Së
fundi, po i mëshojme mendmit, se shteti shqiptar, qeverite duhet të bëjne meë
shumë, duhet të investojn pa masë e
pakursim, për Arsimin, për Shkollën dhe Mësuesit, per nxenesit e
studentët, për të plotësuar boshllëkun e prapambetjes që krijoi tranzicioni i
tej zgjatur dhe për ecjen perpara.
Mos
harojmë dhe Ne shqiptarët e Diaspores, mërgimtaret emigrantët femijët mbesat e
niperit tanë , gjeneratat e reja, ne
dhe* të huaj, të pakten subvesionime, nje buxhet, nga qeveritë per bazën
materiale, tekstet e tjera, per të mbajtur hapur shkollat shqipe, per mësimin
e gjuhës shqipe, se deri më sot po bëjnë mbi baza vullnetare.Le të
shpresojmë se do bëhet dicka nga shteti amë, për të mbajtur lart frymën e shqiptarizmit e të mos vdesë
gjuha e Nënës Shqipëri.
Luan Kalana-ish Mesues në Devoll..