E premte, 26.04.2024, 04:52 AM (GMT+1)

Mendime

Teuta Topi: Familja dhe rreziku i humbjes se vlerave

E shtune, 06.12.2008, 01:20 PM


Teuta Topi
Familja dhe rreziku i humbjes se vlerave

Nga Teuta Topi*, Zonja e Pare (Bashkeshortja e Presidentit Topi)

Dhuna ne familje sic e dime, nuk eshte nje problem vetem i shoqerise sone, por ajo sot paraqitet si nje problem global, e cila ka terhequr seriozisht vemendjen e Organizates se Kombeve te Bashkuara, agjencive, organizatave dhe institucioneve te specializuara nderkombetare. Por duhet theksuar se parandalimi i saj eshte nje pjese integrale e objektivave te zhvillimit te Mijevjecarit. Duke u bazuar ne vlerat universale te familjes, ku kufizimi i dhunes ne familje na jepet si nje akt, i cili rezulton ose ka shume mundesi te rezultoje me demtim fizik, seksual ose mendor, duke perfshire kercenime ose akte te ngjashme me to, si dhe heqjen arbitrare te lirise, dhuna ne familje nuk ka te beje vetem me dhunen ndaj njerit prej bashkeshorteve, e cila ne me te shumten e rasteve, eshte e drejtuar ndaj gruas.

Ne konceptin e dhunes ne familje sot perfshihen dhe nenkuptohen: dhuna ndaj grave, dhuna e prinderve ndaj femijeve, dhuna midis femijeve, dhuna e femijeve, kryesisht e adoleshenteve ndaj prinderve, si dhe dhuna ndaj te moshuarve. Ketu do te theksoja nje shprehje te ish-Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, i cili ka theksuar se "dhuna kunder grave eshte ndoshta dhunimi me i turpshem i te drejtave te njeriut. Ajo nuk njeh kufij gjeografike, kulturore apo pasurore". Perderisa kjo vazhdon, nuk mund te pretendojme te bejme progres drejt barazise, zhvillimit dhe paqes. Respekti per familjen dhe qendrueshmeria e saj eshte nje nder vlerat e shoqerise sone, por qe dhuna dhe dukurite e tjera qe po zhvillohen brenda saj, e kercenojne seriozisht kete burim vlerash qe ne kemi. Nuk eshte e rastit qe tradicioni shqiptar, duke qene i kushtueshem dhe relativisht i zgjatur ne kohe, ka pasur dhe vazhdon te kete pasoja te renda per familjen dhe dhunen brenda saj. Ne kohen tone, familja e ka humbur qetesine, e cila priret ta karakterizoje ate. Ajo eshte e kercenuar jo vetem nga faktoret tradicionale, sic jane vdekja, semundjet, katastrofa te ndryshme, varferia etj, por edhe nga faktore jo tradicionale, sic jane sjelljet devijuese, konfliktet dypaleshe, dhuna, alkoolizmi, perdorimi abuziv i droges, braktisja, semundjet seksualisht te transmetueshme etj.

Dhuna ne familje zakonisht konsiderohet si nje ceshtje private, si rrjedhoje nuk dihen me saktesi permasat dhe frekuencat e ketij fenomeni. Megjithate, studimet e kryera tregojne se dhuna ne familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, eshte rritur gjate kesaj periudhe te tranzicionit. Sic e thame, ekzistojne disa forma te dhunes ne Shqiperi, dhuna fizike, e cila vihet re me shpesh ne zonat rurale, dhuna psikologjike, dhuna shpirterore, dhuna seksuale dhe dhuna ekonomike, e cila vihet re ne zonat urbane. Motivet e ushtrimit te dhunes ne familjen shqiptare kane gjeneza te ndryshme. Shkaqet qe ndikojne ne ushtrimin e kesaj dhune ne familje favorizohen nga funksionimi patriarkal i shoqerise sone. Ato jane tradita dhe mendesia ballkanike e superioritetit mashkullor. Jane mungesa e respektit ndaj gruas, vlerat qe i konsiderojne grate inferiore ndaj meshkujve, vlerat kulturore qe tolerojne sjelljet e dhunshme ndaj grave, zbatueshmeria e kanunit si subkoshienca shqiptare e kthyer ne kohe, kushtet e zgjatjes se varferise ekonomike dhe shpirterore, si dhe humbja e shpreses dhe perspektiva per te ardhmen. Une do te theksoja qe nje faktor mjaft i rendesishem ne dhune, eshte mungesa e nje kuadri te plote ligjor mbi dhunen ne familje. Arsyet se perse duhen marre masat parandaluese dhe shpallur lufte kunder dhunes ne familje, jane: cdo individ duhet ta gezoje te drejten themelore te tij per te jetuar i lire dhe i paprekur nga dhuna. Kjo eshte e percaktuar mjaft mire edhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ne rastet e dhunes ne familje duhet treguar kujdes i vecante ndaj viktimave, sepse efektet e dhunes ndjehen nga e gjithe shoqeria. Efektet fizike dhe psikologjike te dhunes perfshijne cdo fushe te jetes. Ajo mund te coje ne izolim social, ne sjellje jo sociale, ne vazhdimesi ekonomike dhe ne transmetim te modelit te dhunshem tek femijet.

(*) Nga fjala e mbajtur dje ne takimin sensibilizues "Per nje familje e shoqeri te barabarte dhe pa dhune. Per mua, per ty, per ne: Ndal dhunes!"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora