E premte, 26.04.2024, 09:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Botë e cuditëshme

E premte, 06.07.2007, 06:48 PM


Studentët e Koresë së Veriut të cilët pinë duhan do t’i gjejnë dyert e universiteteve të mbyllura, pasi regjimi komunist vendosi ta përfshijë edhe akademinë në luftën e tij kundër nikotinës. I gjithë vendi është përfshirë në aktivitete anti-duhanit, përfshi dhe masën për t’i hequr duhanpirësve të drejtën për të ndjekur universitetin. Udhëheqësi i regjimit, Kim Jong-il, 65-vjeçar, është kthyer në tmerrin e çdo duhanpirësi. Ai vetë e ka lënë duhanin në vitin 2003, pasi u kurua nga një sëmundje në fund të atij viti. Ai i ka përshkruar duhanpirësit si një nga “tre budallenjtë më të mëdhenj të shekullit 21”, së bashku me njerëzit që nuk dinë asgjë për muzikën dhe kompjuterët. Koreanët mund të përfitojnë nga karamelet me barëra të rrallë të rritura në malet e Koresë, të cilat ndihmojnë për ta braktisur këtë ves.

Hajdutin e zë gjumi gjatë arratisjes
Hajduti provon të vjedhë një pijetore, pastaj gjatë arratisjes e zë gjumi dhe arrestohet nga karabinierët. Kjo ka ndodhur në Pizzighettone, në provincën e Kremonës, ku një grup hajdutësh ka provuar të grabisë një birrari. Të diktuar nga fqinjët, ata janë larguar nga çatia, por njëri prej tyre, një rumun 40-vjeçar, është fshehur në çatinë e një banese pranë dhe e ka zënë gjumi. Aty është gjetur nga karabinierët dhe është arrestuar. Gjatë arratisjes së hajdutëve, një banor në shtëpitë pranë ka qëlluar me armë në drejtimin e tyre dhe kjo mund të jetë arsyeja pse burri është fshehur në çati. Por gjumi i prishi punë. Karabinierët mendojnë se kjo mund të jetë banda që gjatë javëve të fundit ka vjedhur shumë pijetore në këtë qytet. Tani karabinierët po kërkojnë edhe anëtarët e tjerë të bandës.

Harrojnë fëmijën në restorant, rrezikojnë kujdestarinë
Një familje ka festuar përvjetorin e gjashtë të djalit të tyre së bashku me familjarë në një “fast food”. Të nesërmen prindërit e vunë re mungesën e djalit dhe tani rrezikojnë kujdestarinë. Pasi kanë festuar me miq dhe familjarë ditëlindjen e Michael Emanuel, prindërit e hutuar e kanë harruar djalin në një nga zinxhirët Chuck E. Cheese. Punëtorët kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Shtetit të Floridës. Prindërit janë shpjeguar se e kanë lënë djalin në restorant gabimisht. Mamaja kujtonte se ishte me të atin dhe po kështu edhe i ati. Avokati i tyre ka bërë të ditur se në festë ishin edhe dymbëdhjetë fëmijë të tjerë, dhe kur kishin hipur në makinë, thjesht e kishin harruar. Kjo harresë i kushtoi shtrenjtë, pasi prindërit rrezikojnë të humbasin kujdestarinë.

Punonjësi pranon se ka marrë 21 milionë paund
Një punonjës në bankën “Royal Bank of Scotland”, i cili është emëruar tri herë menaxheri i biznesit të vitit, ka pranuar se ka vjedhur 21 milionë paund të bankës. Donald Mackenzie ka punuar pesë vite atje dhe ka krijuar një bankë brenda një banke duke hapur llogari të rreme me emra të ngjashme me ato të klientëve, ka tërhequr hua masive të paautorizuara dhe nuk ka përfillur masat e sigurisë. Ai kishte një eksperiencë 30-vjeçare në këtë fushë dhe kishte krijuar besimin e të gjithëve. Mashtrimi i tij ishte kaq i ndërlikuar sa banka mendonte se ai po i shtonte edhe më shumë paratë e tij, dhe shpesh i jepte bonuse prej 35 mijë dollarësh. Por më në fund u zbulua kur banka ndërroi sistemin e sigurimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora