E premte, 26.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Botë e cuditëshme

E premte, 06.07.2007, 06:45 PM


Shkolla ku mësohen mësime për lumturinë
Një shkollë e mesme e pavarur ka vendosur t’i bëjë ditët e shkollës, ditët më të bukura për nxënësit, duke shtuar mësime për lumturinë në programin shkollor. Për një kohë të gjatë shkollat në Angli kanë qenë të rrepta, ku prioritet kishte inteligjenca akademike dhe jo ajo emocionale. “Fëmijët e gëzuar do të mësojnë më shumë dhe kanë më shumë gjasa t’ia ngjisin lumturinë e tyre dhe grupeve të tjera”, thonë psikologët. Adoleshentët në fillim do të kuptojnë se çfarë e bën jetën të lulëzojë dhe si mund ta përjetojnë “lumturinë, shëndetin, ndjenjën e arritjes dhe shoqërinë afat-gjatë”. Sapo t’i kuptojnë këto, do të mësojnë mënyrën për t’i arritur këto praktikisht.
***
Pula papritur kthehet në një gjel
Të zotët e një pule u habitën kur ajo u kthye në një gjel. Pas tetë muajve të kaluar duke shtruar vezë, asaj papritmas i mbiu një lafshë e kuqe dhe filloi të këndojë në agim. Jo Richards, 42-vjeçar, thotë: Një mëngjes për çudi, ajo filloi të kakariste dhe këtë ka vazhduar të bëjë çdo ditë. Nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Tani, ai madje lufton me gjelat e tjerë. Veterineri i shpendëve, shpjegon se ndryshimi i seksit ndodh nga ndryshimet në nivelin e testosteronit një në 10 mijë pula. Një tjetër veteriner shton: Zakonisht, nuk është normale të ndodhë, por mundësitë janë shumë shumë të rralla. Unë kam parë edhe një herë tjetër 55 vite më parë.
****
Burri ha kekun e frutave të gatuar në vitin 1962
Lance Nesta, bëri atë që shumë njerëz bëjnë kur marrin si dhuratë që s’i pëlqen. Ai e la mënjanë dhe e rizbuloi pas 40 viteve në papafingon e mamasë së tij. Ai s’mundi t’i rezistojë tundimit për të provuar një copë të kekut, ende në enë dhe të mbështjellë në letër. U habita kur pashë se nuk kishte ndryshuar aspak, thotë ai. Tetot e Nestas ia kanë dërguar kekun në nëntor të vitit 1962, kur po kryente ushtrinë në Alaskë. Kur ma sollën e ruajta për ta ngrënë me shokët. Por gabimisht e kishte dërguar në shtëpi, në Ëaukesha kur u lirua nga ushtria. Keku ishte mbështjellë me letër kafe dhe kishte një ngjitëse “Delikate” në të. Në mbajtësen e tij ishin të shkruar përbërësit, rum dhe brandi. Sikur ta dija kisha për ta ngrënë me kohë, thotë ai.
****
Hauai do të nderojë sërish Humuhumunukunukuapuaa-n
Humuhumunukunukuapuaa, shkurt humuhumu, zyrtarisht e humbi titullin si peshku i shtetit më shumë se një dekadë më parë, por shumë shpejt ky nder do t’i rikthehet. Këtë javë u miratua një projektligj që rivendos titullin, dhe tani pret vetëm për t’u firmosur. Peshku i vogël me emrin e gjatë u shkarkua në vitin 1990 nga një nen në ligjin që i vuri kurorën, i cili thoshte se afati mbaronte për pesë vjet. Por shumë pak në shtetin e Hauait ishin në dijeni të ndryshimit, dhe peshku i njohur si peshku gishtëz drejtkëndor, ka qarkulluar si peshku i shtetit të Hauait. Tani, ky peshk do të jetë sërish simboli i shtetit të Hauait.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora