Mendime
Nikoleta Kovaçi: Kafe me Njerëz
E diele, 20.06.2021, 11:53 AM
Kafe me Njerëz...
Nga
Nikoleta Kovaçi
Dje
takova ne rruge nje te njohuren teme! U ndal e m’tha se donte me patjeter t’me
jipte kafe! I thashe nxitoi se vertet me duhej te shkoja ne nje darke te
randsise se veçante! S’te marr shume kohe, m’tha, po kam tri dite qe me mundon
nji ankth i madh! Due me t’bind se une s’jam kamikazi jot, S’po m’zà gjumi se
m’duket vetja si kamikaz!
U
perpoqa te justifikohem! I thashe se nuk ka qellim individual ajo qasje e jemja
per dukurine e kamikazerise! Po ajo kamnguli! U ulem! Porositem nga nji kafe e
nji shishe uje pergjysme; ndezem edhe nga nji cigare dhe m’tha: tash do flas
une! E zane n’faj e dgjova!
-Jam
ndje e tille! Une i du njerzit qe reagojne, flasin e kundershtojne kte sistem
monstruoz qe e ka kthye qenien ne kamikaz! Ndjehem e pafuqishme! Nuk du ta
pranoj po e kam te pamundun: buka e femijeve me ban te jem edhe vete e tille!
T’lexoj
e sguxoj me ta dhanë nje shenje qe te mbeshtes! A nuk asht edhe kjo nje forme
kamikazerie ndaj reagimit tan? E jo vetem me kete rast! Njoh shume te tille si
une; duam por s’mundena! Kam frymen te lidhun me nje vend pune qe m’ka kthye
n’kavje! E smundem me te tregue ty haptas se une sjam ‘kamikazi’ jot...
Une
di qe ti s’e ke te nevojshem kte shpjegim! Sepse ti e di! Ndaj e kam une dhe e
di se edhe tash po baj te njajten gja, po kam besim se pertej te gjithave ti
duhet te vazhdosh...
Mbaroi
cigarja, kullufiten me fund kafen e shkurtë e shqeto e u ndame...