E premte, 26.04.2024, 05:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Botë e cuditëshme

E premte, 06.07.2007, 06:44 PM


Një vajze 4-vjeçare, i është kërkuar të shërbejë në juri
Beatrice Ball, e cila sapo ka mësuar të shkruajë emrin e saj, mori një letër në të cilën i kërkohej të ulej në stolin e jurisë në Gjykatën Mbretërore Bristol, për një gjyq që fillon në 5 qershor. Ajo dhe prindërit e saj ia plasën së qeshurës kur lexuan letrën zyrtare. “Unë e di se Beatrice është shumë e zgjuar për moshën e saj, por kjo është qesharake”, thotë mamaja e saj. Ajo sapo ka mësuar të numërojë deri në 20 dhe në shtator regjistrohet në klasën e parë. Gjithçka ka qenë një ngatërresë e departamentit të shtetit që mbledh anëtarët e jurisë rastësisht nga lista e zgjedhësve. Mamaja e saj beson se vajza është regjistruar në listën e zgjedhësve pasi ajo e kishte shkruar emrin e saj gabimisht në listën e personave mbi 18 që jetonin në atë adresë.
****
Skeletet zbulojnë sekretet e dentistëve 9 mijë vite më parë
Provat më të hershme për dentistin më të vjetër në botë, i cili shponte dhëmbët për të hequr prishjen, datojnë që 9000 vjet më parë. Këto trajtime janë kryer në zonën që tani i korrespondon Pakistanit, dhe bëheshin me turjela të vogla prej druri me majë guri, që rrotulloheshin rreth 20 herë në sekondë, ndërsa turjela moderne në një sekondë kryen 20 mijë rrotullime. Shkencëtarët italianë që hetuan 300 skelete të nxjerra nga një varrezë e lashtë, zbuluan se nëntë kishin dhëmbë të mbushur. Vrimat në dhëmbë ishin të fshehura dhe për këtë arsye nuk janë bërë për qëllime zbukuruese. Të ngrënat dhe lëmimet pranë të mbushurave tregojnë se pacientët kanë vazhduar të kafshojnë edhe pas mbushjes. Megjithëse nuk janë gjetur materiale mbushëse, shkencëtarët besojnë se mund të jenë mbushur me bitum, rrëshirë apo pambuk. Para saj, prova më e hershme e dentistëve, daton që në vitin 3000 para Krishtit në një varrezë në Danimarkë.
****
Në Kroaci muze për zemërthyerit
Në Kroaci është hapur muzeu më i ri për zemërthyerit. Drapen Grubisic dhe Olinka Vistica vendosën të themelonin këtë muze të veçantë pasi u këshilluan me miq për romancat e tyre të dështuara. Artikujt për ekspozim në këtë muze në Zagreb përfshijnë letra dhe kujtime. Grubisic thotë: Asnjëherë nuk kishim dëgjuar për një muze të tillë dhe shpresojmë se do të jetë një formë terapie për të gjithë ata njerëz të cilët kanë pësuar zhgënjime. Ne kemi mbledhur letra, kujtime dhe sende të ndryshme nga njerëz të panumërt që kanë humbur dashuritë e tyre. Në këtë muze gjendet gjithçka, që nga letrat prekëse dhe deri tek dhuratat e ndryshme për të dashuruarit si arusha dhe foto. Çdo objekt i vetëm i ekspozuar ka një përshkrim të marrëdhënies prapa saj dhe si e ka kaluar personi këtë ndarje. Kjo është arsyeja pse themeluesit e saj mendojnë se mund të jetë terapeutik.
****
Kanoçja e bojës nxirret nga autobusi
Një pensionist është nxjerrë jashtë nga autobusi, sepse kishte me vete një kanoçe me bojë. Brian Heale, 73-vjeçar, i thanë se emulsioni ngjyrë kremi që kishte me vete, thyente rregullat e reja të shëndetit dhe sigurisë në autobus. Shoferi parkoi autobusin dhe Brian ngeli në vështirësi, sepse nuk mund ta mbante këtë kuti në dorë deri në shtëpi. Ai shprehet: Në fillim kujtoja se po bënte shaka, por kur pashë që autobusi ndaloi, u shtanga. Kjo është çmenduri, thashë. Kur kërkova shpjegime më thanë se boja ishte në kundërshtim me rregullat e reja të shëndetit dhe sigurisë në autobus. Boja cilësohet si një “artikull i rrezikshëm” dhe mund të transportohet me autobus vetëm nëse është në çantë letre. Autoritetet janë justifikuar duke thënë se siguria e pasagjerëve është prioriteti numër një për ta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora