Mendime
Florim Zeqa: 'Qeveria Kurti 2' para sfidave të mëdha!
E premte, 02.04.2021, 07:12 PM
'Qeveria Kurti 2' para sfidave të mëdha!
Shkruan:
Florim Zeqa
Qeveria
e posaformuar me legjitimitetin më të lartë qytetarë dhe me përgjegjësitë më të
mëdha historike historike në këto 22 vjetët e fundit, para vetës ka sfida të
mëdha dhe të panumërta, si; pandemia, recesioni ekonomik, sistemi i drejtësisë,
arsimi, shëndetësia, e deri tek politika e jashtme, përkatësisht vazhdimi i
dialogut Kosovë-Serbi.
Vazhdimi i dialogut
Kosovë-Serbi, i pa alternativë
Finalizimi
i procesit të negociatave Kosovë–Serbi dhe Asociacioni i komunave me shumicë
serbe do të jenë sfidat e para me të cilat do të përballet kryeministri i ri
Albin Kurti, pa anashkaluar pandeminë dhe premtimin elektoral për luftimin e
krimit të organizuar dhe i korrupsionit, nepotizmit dhe haraçit legal dhe
ilegal në institucionet e larta shtetërore.
Padyshim
reformat në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë do të jenë të vështira dhe të
mundimshme për kryeministrin e ri. Por, përballja e dialogut Kosovë–Serbi do të
jetë sfida më urgjente dhe e pashmangshme para së cilës do të ndodhet 'Qeveria
Kurti'.
Edhe
pse Albin Kurti nuk e pëlqen, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdoj aty ku ka
mbetur, pikërisht nga takimi i 4 shtatorit të vitit të kaluar në Washington, me
ç'rast u nënshkruan një mori marrëveshjesh me palës kosovare dhe asaj serbe me
ndërmjetësimin e ish presidentit amerikan Donald Trump.
Duket
qartë se çasja e Albin Kurtit ndaj dialogut me Serbinë dhe raporteve me
bashkësinë ndërkombëtare kanë ndryshuar që në ditën e parë të qeverisjes.
Përderisa
gjatë fushatës, Albin Kurti dialogun me Serbinë e konsideronte si prioritet të
katërt apo të gjashtë, pas marrjes së detyrës e ka prioritetin e parë dhe të
pashmangshëm.
Albin
Kurti nuk i ka më as qëndrimet e ngurta dhe kushtëzimet që kishte më parë ndaj
Serbisë dhe as gjuhën përjashtuese ndaj përfaqësive diplomatike të akredituara
në Kosovë.
Do
ta ketë të vështirë Albin Kurti t'u bëjë ballë obligimeve ndërkombëtare me të
cilat e kanë ngarkuar Kosovën pararëndësit e tij dhe ta mbajë në binarë
procesin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe arritjen e
liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Përafrimi i Albin Kurtit
me SHBA dhe BE, e vetmja rrugë e duhur
Pas
pranimit të detyrës, kryeministri i ri vendit Albin Kurti me legjitimitetin më
të lartë qytetarë në këto dy dekadat e fundit nuk guxon të sillet me
inidiferencë ndaj nismave dhe zhvillimeve politike rreth vendit tonë.
Përafrimi
i shpejtë dhe sa më parë i kryeministrit Albin Kurti me administratën e re
amerikane dhe institucionet e BE-së për përmbylljen e dialogut me Serbinë do të
shkon në funksion të parandalimit të nismave serbo-ruse ndaj Kosovës.
Çdo
vonesë e Albin Kurtit në atë drejtim, do t'i linte rrugën hapur projektuesve të
skenarëve të tjerë ogurzi ndaj pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Përfundimisht
duhet të ndërroj çasja e Albin Kurtit si opozitarë ndaj dialogut me Serbinë,
tani e tutje ai duhet të sillet me një përgjegjësi më të lartë prej lideri
shtetërorë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, e në veçanti ndaj SHBA-ve,
sposorizuesit kryesor të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.
Në
asnjë rrethanë Albin Kurti nuk guxon t'i përserisë gabimet nga qeverisja e
kaluar, por duhet të jetë kooperativ dhe bashkëpunues me bashkësinë
ndërkombëtare, për të mirën e shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së
Kosovës.
Kthimi i gjërave në
krahun pozitiv
Na
mbetet të shpresojmë në përmbylljen e suksesshme të krijimit të institucioneve
me zgjedhjen e presidentit në Kuvend, për të vazhduar 'Qeveria Kurti 2' punën
normale në përmbushjen e të gjitha obligimeve kushtetuese dhe premtimeve
elektorale, në të kundërtën, mos-zgjedhja e presidentit kosensual mund ta çojë
përseri vendin në zgjedhje dhe do ta kthente situatën në pikën zero, gjë të
cilën nuk e dëshirojnë qytetarët e vendit dhe as miqtë tonë ndërkombëtar.
Na
mbetët të shpresojmë se forcat e reja politike të ardhura në pushtet do të kenë
krejt qasje tjetër politike karrshi shtetndërtimit dhe mirëqenjës së
qytetarëve.
Mbetët
të shihet se a kanë kapacitetin dhe forcën e duhur drejtuesit e rinjë
shtetërorë që ta kthejnë në rrugë të mbarë politikën e jashtme, gjegjësisht
rikthimin e njohjeve dhe integrimin e Kosovës në BE dhe OKB.
Mbetët
të shihet kapaciteti dhe energjia e pushtetarëve të rinjë për kthimin e gjërave
në kahun pozitiv e jo të hakmarrjes politike dhe rikapjes së shtetit.
Vizitat
e shpeshta dhe të rreshtura të Albin Kurtit tek varrezat e dëshmorëve dhe
personaliteteve markante, për më tepër si ndjesi dhe përkujdesje ndaj tyre,
duket si retorikë e trashëguar nga pushtetet e kaluara.
Aq
shumë punë ka para vetës Albin Kurti dhe qeveria e re, saqë nuk kanë kohë të
merren me engjujt në parajsen e tyre, por duhet të merren me urgjencë me
shpëtimin e jetës së të gjallëve nga pandemia vrastare dhe zgjidhjen e mijëra
problemeve të qytetarëve.