E premte, 26.04.2024, 01:19 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun!

E shtune, 20.02.2021, 09:21 AM


DY OFICERËT E SIGURIMIT TË SHTETIT QË NA GARANTOJNË VETINGUN

Nga Agron Tufa

DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikur) është një agjensi tepër e rëndësishme në varësi të Kryeministrit (kryeministrisë).

Iu drejtova zyrtarisht, në bazë të ligjit, si të gjitha institucioneve të tjera në dhjetor 2018 për të marrë informacion, nëse kanë në strukturën e tyre ish oficerë operativë të Sigurimit të shtetit. Ndër dy-tre drejtorët e institucioneve që iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së ISKK, ka qenë dhe drejtori i kësaj agjensie, z. Dorian Tola, një shembull i rrallë korrektese e transparence. Ai në shkresën e mëposhtme pohon se ka dy persona në DSIK që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë: Agron Cani dhe Mark Ndreca.

I pari ka qenë operativ sigurimi në rrethinat e Tiranës, ndërsa i dyti ka qenë operativ sigurimi në disa zona të Dibrës, kohë të cilën e kujton me nostalgji në rrëfime me shokët për bëmat dhe plotfuqishmërinë. Edhe sot, brenda agjensisë ku punojnë, nuk e harrojnë gjuhën e shantazhit dhe mesazheve kërcënuese… Ka dhe diçka vendimtare në praninë e tyre brenda kësaj strukture: Ata janë përgjegjës të procedurës së Vetingut. A doni veting ju për figurat e larta të politikës, drejtësisë, pushtetit? Urdhëroni, jua shërbejnë mendjet dhe duart e pastra të dy ish oficerëve të Sigurimit!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora