E premte, 26.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Kastriot Tusha: Të këndosh himnin kombëtar, është një privilegj

E shtune, 22.11.2008, 12:12 PM


Kastriot Tusha
Kastriot Tusha: Përveç himnit tonë, kam realizuar dhe himnet e skuadrave që ndeshen me skuadrën tonë


Të këndosh himnin kombëtar, është një privilegj

 

Nga Albert Zholi
 
Është një nga tenorët më të njohur shqiptarë që ka eksperimentuar suksesshëm në shumë gjini të këngës, me një karrierë të gjatë dhe të ndërtuar me shumë mund e djersë. Është protagonisti i përhershëm i koncertit “Tre tenorët”, ka disa albume dhe këtë verë ka qenë i pranishëm në shumë koncerte recitale së bashku me emra të njohur të muzikës shqiptare. Puna e tij fikse është ajo e profesorit në Akademinë e Arteve, në degën e kantos, ndërkohë që këngëtari i ardhur nga qyteti i Elbasanit, është kthyer gati, gati në një hajmali suksesi për gjithë bashkëpuntorët e tij. Së fundm,i ka qenë kolona zanore e stadiumeve shqiptare dhe evenimenteve sportive më në zë, duke sjellë jo pak fat për protagonistët e derbeve dhe ndeshjeve ndërkombëtare….
 
Në ndeshjet e fundit të futbollit ju keni kënduar himnin kombëtar në stadiumin “Qemal Stafa” Një risi që është përcjellë në mënyrë të jashtëzakonshme tek të gjithë të pranishmit, veçanërisht tek spektatorët që e ndiqnin ndeshjen nga ekrani i televizorit. Kjo pjesmarrje ku i ka premisat?


Të këndosh himnin kombëtar për mua është një privilegj. Është një emocion i madh dhe pse nuk është hera e parë që këndoj himnin kombëtar. E kam kënduar disa vjet më parë në ndeshjet ndërkombëtare dhe është një përzgjdhje e Federatës Shqiptare dhe veçanërisht e z. Aramando Duka. Është një bashkpunim shumë i frytshëm sepse në rastet ku unë kam kënduar skuadra jonë ose ka dalë barazim ose ka fituar. Përveç himnit tonë kam realizuar dhe himnet e skuadrave që ndeshen me skuadrën tonë, dhe së fundmi kam kënduar himnin e Maltës dhe atë suedezin. Përgatitem për himinin hungarez dhe portugalez. Mendoj se kam histori dhe në këtë aspect. Kam kënduar në ndeshjet e boksierit Luan Krasniqi (në Dortmnud hde Shtutgart) ndeshje e cila është transmetuar dirkct nga televizini ZDF i Gjerman. dhe së fundmi në kampionatin e Peshëngritjes në Durrës. E falenderoj federatën që më ka përzgjedhur sepse
është së pari një nder i veçantë dhe ka shumë emocion brenda një himni.
 
Një stadiuam madhështor me 25 mijë spektatorë. A ke pasur ndonjëherë më shumë spektatorë se kaq?


Më shumë spektatorë kam pasur në Korenë e Jugut ku më kanë ndjekur rreth 50 mijë spektatorë. Aty morën pjesë shumë artistë të mirënjohur të operës së Seulit dhe përfaqësues nga e gjithë bota. Koncerti është organizuar nga një organizatë ndërkombëtare për paqen. Ka qenë një performancë e imja dhe një audiencë e mrekullueshme. Kam qenë unë dhe dy personalitete të politikës shqiptare, ka qenë kuarteti i solistëve të Operas së Seulit, kori nga Rusia dhe nga çdo vend i botës kishte një përfaqsues artist, ose grup pjesmarrës. Unë kam marrë një dekoratë si ambasador i Paqes që jepen për intelektualët që ndihmojnë në këtë fushë..
 
Si ka nisur rruga e këngës tek Kastriot Tusha?


Me thënë të dejtën është e vështirë ta rikujtosh, dhe ti kthehesh retrospektivës sepse unë kam kënduar që i vogël. Rrjedh nga një familje dashamirëse ndaj muzikës si nga mamaja dhe nga babai. Në ambiente familjare ne këndojmë të gjithë pa përjashtim dhe mund të them se elbasanllinjtë kanë traditë qytetare në këtë drejtim. Por vetëm unë nga familja kam marrë rrugën e këngës profesionalisht dhe vazhdova dhe studimet në këtë fushë.
 
Për herë të parë keni kënduar këngë të muzikës popullore, muzikë të lehtë apo muzikë operistike?


Unë kam qenë pionier kur jam prezantuar me një këngë në festivalin e Shkodrës, dhe jam pritur shumë mirë. Ishte një këngë me motive devollite dhe që kishte në qendër fustanellën e bardhë. Ajo ishte eksperienca ime e parë që skaliti tek unë besimin në vetvete. Më pas fitova shkollën e mesme për kanto në Elbasan, vazhdova konservatorin në Tiranë dhe menjëherë pas tij nisa karrierën si solist në Opera. Para 8 vjetësh jam shkëputur nga Teatri dhe jam pedagog në Akademinë e Arteve.
 
Kush e spikati Kastriot Tushën si tenor?


Karrierën ia dedikoj punës time dhe të pedagogëve të mi të nderuar duke filluar nga Luiza Papa, Kozeta Dule, Gaqo Çako (Artsit i popullit). Kam patur fatin dhe nmderin të mësoj dhe interpretoj me këta artist të mëdhenj me këtë brez të artë të cilët kanë bërë epokë. Si, Gaqo Çako R Kovaçi B Spahiu H Koçia Gj Sulioti, R Karaj, E Mihali, S Frashëri, Inva Mula.
 
Thuhet që në kohën e monizmit kishte shumë rigorozitet në përgatitjen e talenteve. A e keni ndjerë ju dorën e ngrohtë dhe pa asnjë lloj interesi të pedagogëve të tu në monizëm?


Unë mund t’i kthehem vitit 1984, kur kam konkuruar në Akademinë e Arteve në degën e kantos dhe kam fituar. Konkurenca ishte shumë e fortë dhe kishte shumë pjesmarrës. Nuk mendoj se ka humbur serioziteti, por këto vite tranzitore dhe probleme që ka kaluar Shqipëria kanë ndikuar shumë dhe tek arti. Muzika që sot qarkullon në treg ka nivele të turpshme e gjithsesi ajo asorbohet nga brezi i ri. Dhe për më tepër janë figura që reklamohen dhe nga media. Mendoj se periudha tranzitore ka ndikuar dhe në art. Nuk është serioziteti i mëparshëm. Gjithsesi, dua që situatën ta shoh me optimizëm dhe të besoj se pak nga pak gjërat do shkojnë në vendin e tyre. Personalisht jam optimist për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Përndryshe dhe unë do kisha lëvizur dhe do isha vendosur në ndonjë vend të huaj. Ofertat nuk më kanë munguar. Unë jam pedagog në Akademi në degën e kantos në Akademinë e Arteve të Bukura.
Meqë mu dha rasti, dua të falënderoj këtë Katedër të mrekullueshme me pedagog mjaft porfesionist, të cilët kanë nxjerrë talente, pasi këndojnë në skenat më prestigjioze të botës. Kam nderin të punoj pranë pedagogëve B Saphiu, S Frashëri, Sh Zani, A Duro, N Mula, H Stringa dhe Xh Doko. Duhet të krenohemi që jemi arritje e kësaj shkolle. Ky staf i përkushtohet seriozisht talenteve në fushën e kantos.

Kush ka qenë skena e parë ku ju keni kënduar për publikun e huaj. Cilat kanë qenë emocionet e herës së parë jashtë?


Koncerti im i parë jashtë kufijve ka qenë në vitin 1991 në Kalabri. U organizua nga Kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve arbëresh Xhuzepe Del Gaudio dhe Prof Ramadan Sokoli një personalitet i muzikologjisë shqiptare, i nderuar dhe i respektuar nga personalitetet e muzikës italiane. Kemi dhënë koncerte në gjithë Kalabrinë gjithashtu dhe në vendet ku është banuar me arbëreshët tanë. Pastaj fillova një plan konvertesh në Evropë dhe në Amerikë. Këto koncerte kanë qenë të zhanrit të muzikës kamertale (muzikës së dhomës) bashkpunim me artistë të huaj dhe shqiptarë. Më aktiv kam qenë në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.
 
Le të ndalemi tek dy momente. Kastrioti tenor dhe pedagog. Ku ndjeheni më mirë. Apo janë dy anë të një medaljeje që plotësojnë njëra-tjetrën?

Kur jam në skenë përjetoj tjetër emocion, ndërkohë që kur jam me studentët është ndryshe. Ndodh që mund të jesh një artist i mire, por mund të mos jesh pedagog i suksesshëm. Futja ime në linjën e pedagogjisë ka qenë një ëndërr e hershme. I falënderohem mbështetjes që më ka bërë violinisti i madh Artisti i Popullit, Ibrahim Madhi së bashku me pedagogët e degës së kantos, që më anagazhuan dhe më emëruan si poedagog të brendshëm. Mësimdhënien e bëj me shumë dëshirë dhe passion, natyrisht dhe me mbështetjen e pedagogëve të vjetër që më mirëpritën.
 
Mua më ka bërë përshtypje fakti që ju keni marrë pjesë në shumë aktivitete të fëmijëve jetimë me shumë pathos dhe dëshirë njerëzore. Shpesh keni kënduar pa u paguar. Keni një lidhje të veçantë me fëmijët jetimë?


Çdokush në jetë duhet të jetë human. Mbijetesa në Shqipëri është e vështirë dhe çdo gjë llogaritet. Ne artistët me koncerte jetojmë. Por pjesë e axhendës sime janë dhe koncertet humanitare. Marr pjesë me dëshirë kur bëhet fjalë për shtresat në nevojë, për jetimët, siç kam marrë pjesë dhe në koncertet humanitare për Kosovën. Kemi bërë aktivitete për nënë Terezën. Kemi dhënë ndihmesën tonë për të sensibiluar njerëzit. Kështu që nuk ka qenë vetëm pjesmarrja ime tek fëmijët jetimë, por kam ndihmuar dhe në shumë kauza të tjera.


Cilët janë tenorët që ju vlerësoni më shumë në botë?


Për mua janë Pavaroti dhe Gaqo Çako.


Ke ndonjë peng aktualisht që i ke vënë qëllim vetes për ta realizuar?


Nuk kam pengje. Sepse kur bëj plane gjithnjë i realizoj. Ndaj dhe sukseset që kam marrë nëpër skena si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta. Dua të evidentoj mikun tim dhe bashkpuntorin tim të kovertit të “Tre tenorëve” z. Edmond Tullumani për bashkpunim të suksesshëm.
 
Çmund të na thoni për koncertin “Tre tenorët”?


Ka formuar një fizionomi që nuk do koment.


Megjithatë në gjithë këtë rrugëtim ka momente që njeriu i veçon si pika kulmore të jetës së tij ku ka marrë më shumë sodisfaksion, duartrokitje, brohoritje. Ju kë veçoni?


Duhet t’i rikthehem gjërave. Eveniment për mua ka qenë interpretimi në operan “Dasma arbëreshe”, opera e kompozitorit kosovar Rauf Dhomit pas çlirimit të Kosovës, kur u rikrijua opera në Prishtinë. Unë kam qenë i ftuar dhe kam kënduar rolin kryesor së bashku me sopranon Etleva Golemi. Vërtet ka qenë sodisfaksion i madh.
 
Vera e këtij viti, angazhimi dhe pushimet


Unë jam shumë i angazhuar me punë por i alternoj dhe pushimet. Disa ditë më parë isha për koncert në një kuartet harqesh në Saint Tropez. Më 18 Tetor isha në Antibe dhe përsëri në Saint Tropez me Vikena Kamenicën, Manjola Nallbanin, Ibrahim Madhin, Isak Shehun, Lorenc Radovani, Merita Rexhën.dhe Pjetër Guralumin.
Muzika shqiptare (popullore dhe e lehtë) aktuale vuan nga huazimet e tepërta.

 

Ç’mendim keni për këtë?


Unë e kam prekur vetë këngën popullore, se kam lindur në Elbasan dhe jam rritur me aromën e trëndafilave të Isuf Myzyrit. Këndoj këngën epike dhe kam zërin të përshtatshëm për të interpretuar këngët popullore të të gjitha trevave. Vërej që ka një fluks këngëtarësh, por ka një fluks dhe pseudokëngëtarësh që stimulohen nga mediat. Sot kritika ka heshtur ndërkohë që ajo duhet të jetë në kulmin e ndërhyrjes së saj. Janë këngë të sipërfaqshme, nuk kanë përmbajtje. Në shumicën e rasteve nuk i dëgjoj por ndonjëherë dhe më rastis. Marrin shpesh këngë bruto turke, greke, italiane, bullgare, boshnjake dhe pa i ndryshuar fare, vetëm i vënë fjalët shqip.

Ç’mendim keni për politikën shqiptare?


Me thënë të drejtën jam larg politikës sepsenuk më pëlqen mënyra se si ne shqiptarët e kemi kuptuar politikën. Ne i zgjedhim vetë dputetët dhe më pas i shajmë me të gjitha fjalët e fjalorit. Medoj se ashtu si arti dhe politika shqiptare është në tranzicion. Por mendoj se disa gjëra janë themelore. Duhet bërë më shumë për Shqipërinë dhe për këtë politikanët duhet të jenë më koshientë.Mendoj se nuk është faji vetëm i politikanëve, por jemi të gjithë nga pak pjesë e fajit.
Kush nga agzetat e huaja e “gjuan” Tushën?
Kryesisht gazetat gjermane dhe ato zvicerane. Këtë verë gazeta gjermane Neue Rhein Zeitung shkruante: “Kur të gjithë shkojnë në Itali, Tusha vjen në Gjermnani”. Po ashtu dhe gazeta tjetër gjermane “Kevelaer”, për të kaluar pastaj tek gazeta zvicerane “Romanshorn”.
 
Box 1
Roli i parë


Roli që më ka ngjitur shumë dhe që i falenderohem përzgjedhjes, ka qenë roli i Nadirit tek “Peshkatarët e perlave” i Zhorzh Bizesë dhe premierën e kam realizuar me Inva Mulën. Një premierë e mrekullueshme e Teatrit të Operas dhe që mua më ka ngjitur shumë. Ka qenë periudha që ne filluam t’i ktheheshim repertorit klasik sepse ndryshoi sistemi në Shqipëri dhe nisi të këndohej në gjuhën origjinale. Ishte një premierë e veçantë se kishte shumë konkurencë në atë kohë në teatër dhe kishte artistë shumë të spikatur. Ka qenë shfaqja ime më e suksesshme.

Box 2
Emigracioni dhe patriotizmi


Nuk mund të flas për patriotizëm ose nacionalizem. Në vetvete secili prej nesh është patriot. Unë ndjej kënaqësi të jashtëzakonshme kur kthehem nga jashtë shtetit në Shqipëri dhe mezi pres të kthehem pranë familjes time. Në këtë Shqipëri me halle dhe strese për të cilën kemi mision të japim gjithçka. Nëse largohen të gjithë jashtë kush do e bëjë Shqipërinë? Ka shumë faktorë dhe arsye pse nuk jam larguar. Në radhë të parë është familja,.jam shumë i lidhur me të. Unë kam një rreth familjar dhe mbështetje të cilën nuk dua ta humbas. Duke nisur nga ushqimi, atmosfera, harmonia në familje. Unë e kam këtë atmosferë dhe nuk më mungon asgjë. E kam parë dhe prekur botën e huaj. Kam pasur shumë oferta të cilat nuk jam pishman që nuk i kam pranuar. Këtu bëj një jetë të respektuar, të thjeshtë me dashurinë dhe mirënjohjen e veçantë që kanë shqiptarët ndaj një artisti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora