E premte, 26.04.2024, 03:46 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Kane shkruar per Shqiperine

E marte, 03.07.2007, 11:28 PM


Heroditi rreth 490-425 p.e.r. Historian i greqise se lashte, i quajtur babai i historise. Njihet si autori i pare, i cili ze ne goje emrin e ilireve. Ne vepren e tij gjenden te dhena te rendesishme edhe per pellazget.

LIVI Tit 59 p.e.r- 17 e.r. Historiani me i rendesishem e kohes se Augustit. Autor i historise se Romes nga themeilimi i qytetit. I ka kushtuar ne kete veper nje rendesi te madhe luftrave iliro-romake.

KOMNENI Ana 1083-1148 Historiane Bizantine. Autore e vepres Aleksiada qe trajton ngjarjet historike te viteve 1063-1118. Per hartimin e vepres ka perdorur dokumnte zyrtare dhe informata gojore nga vete pjesemarresit ne ngjarje. Vepra ka rendesi per njoftimet qe jep per shqiptaret ne trevat e tyre. Nga studiuesit vepra konsiderohet si burim kryesor per historine e Shqiperise te fundit te shek XI e fillimit te shek XII.

GULIEM Adam 1270 -1341. Klerik francez qe sherbeu si kryepeshkop i Tivarit. Eshte autor i relacionit "Udhezim per te bere udhetimin per ne token e shenjte", shkruar ne latinisht me 1332, ne Tivar, dhe drejtuar Filipit VI Valua, mbretit te Frances. Vepra ka vlere si burim per historine e Shqiperise veriore ne shekullit e XIV sepse jep te dhena per qytetet si Shkodra, Drishti, Shasi, Ulqini e Tivari. Ai jep deshmine e pare qe njihet deri me sot per nje tradite letrare ne gjuhen shqipe para shekullit te XIV.

BAJRON Xhorxh Gordon 1788- 1824. Poet romantik anglez.Krahas veprave te shumta te tij, spikat poema Cajld Harold's, shkruar ne baze te pershtypjeve nga udhetimet e poetit ne Spanje, Greqi Shqiperi etj. Poeti u kendon traditave dhe zakoneve burrerore te shqiptareve, trimerise dhe dashurise se tyre per liri.

BARIC Henrik 1888-1957 Gjuhetar kroat, ballkanolog dhe albanolog. Ka bere studime per fusha te ndryshme te historise se gjuhes shqipe. Botoi per disa vjet revisten albanologjike "Arkiv i vjetersise, i gjuhes, dhe i etnologjise shqipe. Nder veprat e tij mund te permenden "Studime rumune shqiptare", "Ne gjurmet e ilirishtes" etj.

BOPP Franz 1791-1867. Gjuhetar i shquar gjerman, themeluesi kryesor i gjuhesise krahesuese historike indoevropiane, i cili, ne kete rrafsh, studioi edhe gjuhen shqipe. Prof ne Univeristetin e Berlinit ne vitin 1843, ai analizoi ne nje kumtese numeroret dhe peremrat e gjuhes shqipe dhe tregoi karakterin indoevropian te tyre. Ka botuar studimin "Mbi gjuhen shqipe ne lidhjet e farefisnise gjuhesore te saj".

KARO Kamij 1796- 1875. Piktor i njohur francez, nje nga mjeshtrit me te medhenj te peisazhit dhe portretit te shek XIX.Njihen dy tablo te ketij piktori me motive shqiptare. Vepra me e shquar eshte "Shqiptarja", realizuar ne vitin 1872 dhe ndodhet ne muzeun Bruklin te Nju Jorkut. Tabloja tjeter eshte "Haideja" dhe paraqet nje vajze me kostum shqiptar.

HEZEJ Leon, arkeolog francez. Vizitoi Shqiperine ne vitin 1861 dhe zbuloi i pari germadhat e Orikut dhe planimetrine e pare rrethuese te Apollonise. Kopjoi te gjitha mbishkrimet greke, latine dhe bizantine qe ndeshi ne udhetimin e tij dhe paraqit ne vizatime nje sere pjesesh arkitektonike e skulpturash nga Pojani dhe Durresi, nje pjese te te cilave i coi ne muzeun e Luvrit.

MAJER Gustav 1850-1900. Albanolog i njohur austriak profesor ne Universitetin e Gracit. U mor me studimin historik te shqipes sidomos ne fushen e etimologjise dhe fonetikes historike.Ka hartuar fjalorin e pare etimologjik te gjuhes shqipe ne vitin 1891, i cili, megjithe te metat qe ka, e ruan vleren shkencore.Nder studimet e tjera te Majerit permenden "Studime shqiptare", punimi "Mbi poziten e shqipes ne rrethin e gjuheve indoevropiane" etj. Ai mbrojti tezen e prejardhjes se gjuhes nga ilirishtja dhe e percaktoi shkencerisht poziten e saj si nje gjuhe qe ze nje vend me vete ne rrethin e gjuheve indoevropiane.

Jarnik Jan Urban 1848-1923 Gjuhetar cek profesor i romantikes qe eshte marre me studimin e gjuhes shqipe. Ka botuar mjaft materiale folklorike si "Per gjuhesine shqipe", "Kontribut per njohjen e dialekteve shqiptare", "Perralla dhe anektoda shqiptare" etj.

JIRECEK Konstantin 1854-1918. Historian cek, profesor i Universitetit te Prages dhe me pas ne Vjene. Ka pregatitur dy vellime te rendesishme me dokumenta "Akte dhe diplome, qe ilustruojne ceshtjet e Shqiperise".

NORBERI Jokl 1877-1942. Gjuhetar austriak, indoevropianist.I kushtoi rendesi studimit te gjuhes shqipe, sidomos etimologjise dhe fjaleformimit, meredhenieve te shqipes me gjuhe te tjera, fonetikes dhe morfologjise historike te saj. Si vellime me vete arriti te botonte "Studime per etimologjine dhe fjaleformimin e shqipes", dhe "Gjurmime gjuhesore e historike kulturore nga lemi i gjuhes shqipe".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora