Kulturë
Nexhat Halimi: Nobelisti shqiptar
E marte, 01.12.2020, 06:55 PM
Nexhat Halimi
Nobelisti
shqiptar
(Ferid
Murad, është mjek, farmacist me famë botërore, i cili fitoi çmimin Nobel për
fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998)
Silueta
e paqartë ndiqte kolonën e përgjakur,
të
thyer nën retë e Likovicës së Gostivarit,
Vagëllimë
e ujit gjarpëronte shkrepje mijëvjeçare.
Ngelnin lart veç shkrepat e vjetër të Sharrit.
Nata
e vrarë, sytë e hutinit e shenjat e varrit.
Me
dhembjen e pashuar të etjes shqiptare
Ecje
udhën në Idiana në Amerikë, me sy në dritare
Ja
tashmë Ferid Muradi me shpërblimin Nobel
Për
fiziologji dhe mjekësi më 1998 fitoi përjetësi
Me
pak atdhe në dorë, ikje udhët në largësi
Ikë
dhe mbushesh frymë, e prapë ikë dhe ikë
Arrin
mëhallës te shtëpia e vogël afër Tetovës
T'i
tregosh botës vijën tepër të gjatë e të hollë
Deri
te vetëtimat me ëndrra të pavdekësisë.
Ja
ti je i njëjti fëmijë, e njëjta etje
shqiptare.
Ecë
sheshet e Amerikës me filozofi ritmike,
T'i
hedhësh dritë diturisë së vjetër mijëvjeçare.
Robinsoni i ri
ç'
meditoje në shpirtin e humbur në robëri
ç'
përpëlitej me kufijtë e atdheut në ajër
me
ndryshimet me tradhtitë venitjet e pritjet
me
për balljet e brigjet e egra të etjes
deti
përplasej me qiellin e thyer në ty
e
shikoje yllin polar dhe i zgjoje mbytjet në Iliri
humbje
në blegërima belesh e s'shihje asgjë
vetëm
kafshë ulërinin vetëm qenë e ujq
me
sy të zjarrtë ndërsa binte e binte borë
e
iknin vitet ndërmjet afërsisë e largësisë
kot
ndizje udhët për mjedis detit të trazuar
e
shfaqeshin dele e dele e zogj të trilluar
vinin
e shkonin hije të çuditshme
të
njëjtë me ato që i turreshin atdheut
ikje
zërit të premtit detit larg në bunacë
e
kuptoje qetësinë e thellë para stuhisë
ndërsa
pastroheshe nga mëkatet te një tarracë
me
mendim gjithnjë te ti fedorë
s'
je i vetëdijshëm Robinson ç' liri ke vrarë