Kulturë
Kastriot Dervishi: Kur Koço Devole kërcënohej me vdekje
E hene, 09.11.2020, 07:47 PM
Koço Devole (1945-2020)
Kur Koço Devole kërcënohej me vdekje
Nga
Kastriot Dervishi
Veçantia
e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të
regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato. Edhe kur u
shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e
mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe
persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet. Forma më e njohur e kohës
ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo
rrjete sociale. Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993. Pasi
cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje
paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan:
“Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë
burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte
gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i
dënuar me vdekje. Merimanga”.
Në
vitin 1997 kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço
Devoles duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”. Janë
këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pafund filma propagandistikë
pro diktaturës komuniste.