E premte, 26.04.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër e hapur trojkës ruse

E diele, 16.11.2008, 08:29 PM


Letër e hapur trojkës ruse, (dy të parët) ish-shokë tanë të burgut: 1. Ali Aliu- Presheva, 2. Hydajet Hyseni- Kaloshi, 3. Hysni Milloshi

 

 

SHOKË SOCIALISTË, NUK KENI TË DREJTË!!

/Nuk mund të sillen dëshmorët në masën e papërfillshme

në vetëm 1%!?

 

Nga Kadri Mani

 

Afrim Zhitia, u lind më 14 shkurt të vitit 1965 dhe ra dëshmor më 2 nëntor 1989, është dëshmor i popullit shqipëtar.

Afrim Zhitija është i lindur në fshatin Llugë të komunës së Podujevës (Besianë) në Kosovë. Ishte një nga aktivistët dhe organizatorët e Lëvizjes Popullore të Kosovës të viteve të ‘80-ta.

2 Nëntor 1989 Lagjja Kodra e Diellit në Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkurajim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të moralit për të rinjtë kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu.

11 Gusht 2007 në fshatin e vendlindjes të Afrim Zhitisë, u vu Gurëthemeli i Vendit përkujtimor memorandues, ku morrën pjesë shumë bashkveprimtarë dhe luftetarë të lirisë si dhe

politikanë lokalë dhe kosovarë të përcjellë nga mediet kosovare.

 

 

Në 100 vjetorin e lindjes

Organitohet:

AKADEMI POLITIKE

ENVER HOXHA

për

KOSOVËN

 

Të nderuara lexuese e lexues, kjo shpallje e kobshme është botuar te lëpushka “Epoka e Re, disa herë, në një faqe të plotë gazete me ngjyra, ku diktatori mban një buqetë lulesh në dorë, para se të mbahej “AKADEMIA POLITIKE” më 10.10.2008.

Me babain e dëshmorit Afrim Zhitia, kam rënë në konflikt më 1992 në Tetovë, ku kemi shkuar me rastin e lirimit nga burgu të shokut tonë të ilegales, zotin Rafi Halili, në të cilin tubim e pata kritikuar Adem Demaçin për sjelljet e tija çapraze.

Në mënyrë të pa kulturuar e fare të pasjellshme pati reaguar Osman Zhitia, duke ma ndërprerë fjalimin tim:

“Unë protestoj dhe e lëshoj mbledhjen, pasi këtu po kritikohet simboli i rezistencës, Adem Demaçi, i cili i ka mbajtu 28-vjet burg...”- atë që thoshte Osmani Zhitia e dinin tanimë edhe trumcakët në gardh! Sepse me sjelljet e tija antokombëtare, Adem Demaçi i kishte shkelur meritat e veta dhe vijimisht do ta zbehte imazhin e politikanit, deri në tradhti të shkalës më të lartë, duke e marrë përsipër projektin serbo-grek “BALLKANIA” për Konfederatën e Kosovës me Serbinë e me Malin e Zi!!!

Përse them: “ish-shokë tanë të burgut”?- sepse kemi parasysh citatin:

 

Përveç lidhjes formale-juridike, bastardët e kriminelët, zotëri, nuk kanë  kurrfarë lidhje tjetër me përkatësinë  kombëtare. Duke kaluar nga lloji në Aktin  e Krimit, ata, as në mënyrë etimologjike nuk  i takojnë më llojit as popullit, meqë populli  si qenie kolektive e subjekt i historisë,-kurrë  nuk bën krime,- sidomos jo mbi popujt tjerë.

 

 (Millan Nikoliç)

 

Zotni Millan Nikoliçi është shkrimtar nga Kragujevci, ish- i burgosur i Goli Otok-ut, ka shkruar shumë libra, e një ndër to:”100-letra shovinistëve serbë”.

Shokët komunistë: Ali Aliu, Hydajet Hyseni e Hysni Milloshi me kompani, si shumë ju kemi duruar në paudhësitë tuaja antikombëtare, dhe tash ju erdhi fundi i shpartallimit dhe i përgënjeshtrimit publik:

 

Koment

 

 

Fytyra e Absurdit në Kosovë

 

 

Nga Sami Repishti

 

 

New York. Manifestimi perkujtimor i lindjes se diktatorit, satrapit aziatik EHO, në Prishtinë dhe disa vende tjera të Kosovës, nuk ashtë thjesht i pabesueshëm; ai ashtë bizar, grotesk, padyshim absurd. Ndërsa Nëna Shqipëri renkon akoma nga plagët e përhershme të shkaktueme nga nji rregjim shtazarak, si ai i PKSH/PPSH dhe kryetarit të tyne maniak, në Kosovën e martirizueme nga komunistët jugosllavë, krysisht serbë, festohet me thirrje histerike ditëlindja e njenes nga figurat ma të shëmtueme të historisë shqiptare, ndoshta ma e shëmtuemja.

 Qe nga nandori 1944 deri në mars 1992, ma shume se 6.000 burra a gra janë vra me gjyq e pa gjyq, ma shumë se 26.000 shqiptarë janë arrestue, torturue dhe burgosë, kryesisht për "faje verbale" ma shume se 12.000 familje, pleq, gra dhe femijë të prindve të persekutuem kanë kalue vite të gjata  në kampe përqëndrimi, e punë të randa nën kërbaçin e policit të kuq; me qindra mijera vellazën e motra shqiptarë janë persekutue në mënyrën ma të egër, për 45 vjet me rradhë e me format ma çnjerëzore që Sigurimi famkeq i Shtetit Shqiptar mësoi nga të tjerët, ose zbuloi në kërkimet e tia me perfeksionue persekutimin. Vuejtja u ba ushqimi i përditshëm; gënjeshtra fitoi statusin e komunikimit social, terrori u përqafue me entuziazëm si mjeti ma i lehtë e ma efektiv me vulosë nji status quo ku liria ishte vra me plumb, ku e verteta quhej krim, dhe ku dashunia për vëllaun e motrën shqiptare ishte mbyt nga zhurma e nji propaganade që kërkonte thellimin e përhershëm të "luftës së klasave", sinonim i pabarazisë sociale dhe i arbitraritetit pa rekurs.

 

(Botoi Agjencia e Lajmeve Zemrashqiptare

Sami Repishti: Fytyra e absurdit në Kosovë
E shtunë, 18-10-2008, 02:40am)

Këtë po jua përplasja në surretet e tyre arrogantëve: Istref Klinaku-Osman Shahini-

Agron Morina-Hasan Mala ( LDSH)- të cilët në mënyrën më arrogante dhe fare „demokratike“ pas stolisjeve me pupla të huaja, nuk denjuan as të qëndronin në mbledhje deri në fund të debatit!!!- të debatimit e të bindje-çbindjeve, sepse pikërisht një mosndërhyrje të tillë (aniti NATO-anti Amerikane!!) sot po e kërkojnë: Serbia-Rusia-Kina!!!- dhe ne me zemërim dhe urrejtje të papërmbajtur e të papërshkrueshme i akuzojmë të huajt, as pa na shkuar mendja se i paskemi gjarpërinjtë në gji!!!

 

LDSH-LKÇK-SHBP- KUNDËRSHTOJNË ORGANIZIMIN

E PROTESTËS TONË NË GJENEVË!!!

-Përçarjet ndërshqiptare vijojnë në mënyrën më banale!-

 

Dje, më 30.9.1998. në Biel, në ora 19, u mbaj një Konsultë për organizimin e një proteste të madhe në Gjenevë, përpara Godinës të OKB-së, të hënën e ardhme, më datën 5.10.1998, në ora 14 e 30 minuta, ku për gjendjen katastrofike të të zhvendosurve kosovarë, raporton Komisionereja e lartë e OKB-së për refugjatë, zonja Sadako Ogata, nga vendi i ngjarjes në Kosovë e në Shqipëri.

 

(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,

botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 247)

 

Duhet ta theksojmë faktin, se ndikim më të madh në paudhësitë e  socialistëve, ka pas shoku Ali Aliu-Presheva, dhëndër i Osman Zhitisë (babait të Afrimit), i burgosur i vjetër politik, i dënuar me Kadri Halimin e Hyrije Hanën...,- komunist i pandreqshëm dhe i pandërgjegjshëm, i cli po kërokonte e po shpresonte se Kosova do të çlirohet me ndihmën e Rusisë!!! Lexo librin nga Ramadan J. Rexha: “KUJTIMET E MIA-dëshmi historike-, Prishtinë 2004, 95-102. Nuk po i përmend dy vëllezërit e Ali Aliut: Prof. Dr. Zenel Kelmendin as Fehmi Kelmendin, porf., të cilët i kanë gjynahet e veta të përbashkëta e të veçanta.

Me çfarë të drejte dekada më vonë ia përshkruajnë dhe ia shartojnë Dëshmorit bindjet e atëhershme djaloshare, dhe ku e dinë këta prapanikë e reaksionarë se Afrim Zhitia nuk do t’i ndërronte bindjet e atëhershme, sikur edhe ne, pas të dhënave statistikore të krimeve monstruoze:

 

Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i Gjenocidit në Botë”


Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.

 

 (Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)

 

 

 Afrim Zhitia e Fahri Fazliu me shokë, nuk do të shkelnin mbi vuajtjet dhe mbi gjakun e bashkëluftëtarëve për liri, e për çlirim.

Si e dinte mjeku ynë nga Zagrebi qysh më 1991 situatën në Shqipëri, e ju të mos e dini as sot e kësaj dite:

Shqipëria është dashtë të punonte për sot e për nesër, por ajo s’ka punuar as për sot e as për nesër... çdo kalkulim na duhet ta bëjmë vetëm me forcat tona kosovare: këto janë ato kushtet tona të brendshme; për aleatët ju dy (Fehmi Lladrovci-Kadri  Mani) mund të dini më mirë se unë... e di që Fehmiu ka miq të shumtë kroatë...

(Dr. Lush Daka, Zagreb, fundviti 1991)

(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,

botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 139)

 

Duke i hetuar veprimet tinëzare të ish-shokëve të mi, të cilët u patën futur si diversantë në LDK, për ta pushtuar Kalanë nga brenda me dhelpëri e me terror, pata shkruar citatin:

 

Mirësjellja e çiltër është bonton që lakmohet nga të gjithë njerëzit e mirë;- kurse mirësjellja e paçiltër është bonton i maskuar dhe i heshtur, pas të cilit fshihet kurthi i komplotistit.

(Kadri Osmani)

(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,

botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 155)

 

E tash, ja se kush ishin komplotistët:

Tash kapuçonët „tanë“ të maskuar me ferexhe grash, nën të cilët fshiheshin dy siburra e dy sigra (dueti Qosja-Hyseni), po e kalonin kufirin për te shkjau i Tiranës: që t`iu ndihmonte me përvojën dhe pozitën e vet për krijimin e levës jugore, për ta masakruar edhe veriun e për ta rikthyer monizmin e dashur për ta, dhe aq të urryer për ne...

(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,

botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 158)

 

Ka edhe kapuçonë të tjerë:

 

I kushtohet rinisë të Shqipërisë Etnike, duke hedhur poshtë hirin e të kaluarës, ajo do të dijë të luftojë me vetëmohim e me sakrifica, për t’ia kthyer Shqipërisë Etnike pavarësinë e plotë dhe dinjitetin që kishte në kohën e Skendërbeut, e që e kishte shpërgjymtyruar e sakatosur dhe katranosur monizmi i urryer i Enver Hoxhës.

 

 (Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,

botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 189); si dhe: Kadri Osmani & Shukrije Bunjaku- Osmani; Përgjigje me libër:“50-vjet histori gjysmë e humbur“, në libër të publicistit monisto-fashist, Koço Danaj:“50-vjet histori e pahumbur“, botuar te vebfaqja e revistës tonë “Shqipëria etnike”: www.shqiperiaetnike.bravehost.com

 

100-vjetori që shqetëson

[Gazeta Shqiptare, 18.10.2008]

 

Një pritje të merituar i bën “100-vjetorit që shqetëson”, Pëllumb Kulla, regjisori, skenaristi, artisti, i dënuari në gurore, “i famshmi nga Fieri i kohës së komunizmit”, diplomati në post-komunizëm. Pëllumbi na bie një libër: “Vdekja e Enver Hoxhës”, të botuar në Nju Jork, por edhe në Tiranë njëkohësisht. Është një libër për të gjithë, të rinj e të vjetër, një libër pa kundërvënie në mes kampeve të Sali Berishës apo të Edi Ramës, brenda pjesës së mirë të tyre e të shumicës së shqiptarëve: kundër diktaturës. Libri sjell gjykimin e një shqiptaro-amerikani tashmë, që ka mendtë e lirisë, të pastruara e të çliruara nga vargonjtë tanë prej kompromisaxhinjsh me të keqen.

 

Bashkim Kopliku

16.10.2008

 

 

Hydajet Hyseni:

 

O bunker, i lumi bunker/sikur të mos ishte ti/nuk do të ekzistonte Shqipëria! (cituar nga mbamendja në Burgun e Nishit)

 

Kadri Mani:

 

 

S H Q I P Ë R I A

 

 

Me dete ujë freskëta e me zaje të ngrohta,

 

bunkerë të përmbysur si breshka të cofëta!

 

(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,

botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 201)

 

Në Letrën time të XII-të, me titull:

KUSH ËSHTË KUNDËR PARLAMENTIT - ËSHTË KUNDËR PAVARËSISË, e kam cituar birin e erësirës e të tradhtisë, socialfashistin Hydajet Hysenin:

Fshehurazi Rugova është i lumtur për ofensivën serbe kundër UÇK-së, shprehet Hydajet Hyseni nga partia opozitare Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDSH). Në këtë mënyrë, udhëheqësi i shqiptarëve arriti të shmang që pushteti të ndahet në një qeveri të gjitha partive. Për të ruajtur kolltukun e vet, Ibrahim Rugova madje është në gjendje që të tradhtojë edhe qëllimin përfundimtar - pavarësinë e Kosovës.

(Hydajet Hyseni)

(Gazeta zvicërane “Basler Zeitung” dhe “Koha ditore” 17.8.1998 f. 8; si dhe (Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”, botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 109))

Me sa u tha dhe me sa arrita t’i arnoj deponimet e mia në intervale të ndryshme kohore, të botuara nëpër gazeta, revista, libra dhe në internet, të nderuara lexuese e lexues, ju kam dalë hakut kundërshtarëve të mi, kundërshtarëve të çdo përparimi e të çdo lirie, tundimeve të të cilëve, Osman Zhitia (ani se lexoka gazeta e libra!?), nuk qe në gjendje t’iu përballojë?- paçka se edhe nuk është krejt i vetëm!!

Dhe sërish po bi në utopi me një fije shprese: vallë, a ka mundësi që këta elemntë të përmirësohen!?!

Ngase trimave ju shkon masa pas, trima ata të cilët ju po i degradoni në deshtakë me vetëm 1%!?! Dëshmorët e ndjerë do të rrotullohen në varr nga sikleti për familjet e veta kaq të prapambetura, po ta merrnin vesh se çfarë kanë shkruar e shkretuar në vebfaqen e Afrim Zhitisë, duke përhapur gënjeshtrat e shekullit:

 

Enver Hoxha ka qenë për bashkimin e Kombit prej vitit 1936 gjërë ne vdekje.

 

 

 

 

Kushtuar 100 vjetorit të lindjes


Gjyshi i E. Hoxhës (Beqiri) ka qenë anëtar i Lidhjes së Prizrenit për Gjirokastër.
Xhaxhai i E. Hoxhës (Hyseni) Baba Çeni siç e quante Enver Hoxha, ka qenë përfaqësues nga Gjirokastra në qeverinë e Ismail Qemailit.

E. Hoxha pas kthimit në atdhe nga Brukseli në verën e vitit 1936 betohet para varrait të patriotit Bajo Topulli për bashkim kombëtar.

 

 

 

Dhe kur e thonë këtë proçkë qesharake, ata thirren në:”Letër e panjohur e Enver Hoxhës mbi Kosovën”- Dokumente të arkivave Ruse, Përgatitur për botim nga YMER MINXHOZI, Tiranë 2002, f. 103, e-maili:Botimpex@icc-al.org

Kurse ne thirremi në librin nga Fahri Balliu:”ZONJA E ZEZË NEXHMIJE HOXHA”, botim i gjashtë; në librin nga Klement Shallari:PRISHJA e Mbledhjes së Mukjes ende kullon gjak; etj.

Dëshmorët nuk ishin të klubeve e të pijetoreve, ata tanimë nuk janë as vetëm të familjeve të tyre, që t’ua ngushtojnë dhunshëm veprimtarinë e tyre nën një leckë partiake! Dhe duke i shpifur pas vdekjes se ata paskëshin qenë antiperëndimorë!!

Turp e ndot sot e mot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora