Mendime
Skënder Kapiti: Patriotizmi jopatriotik i korruptruar dhe ai egoist e frikacak
E diele, 04.10.2020, 11:25 AM
Patriotizmi jopatriotik i korruptruar dhe ai egoist e frikacak
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Po
t’i shohësh dhe t’i dëgjosh politikanët shqiptarë në fjalë e deklarata të
marrin në qafë me to për partriotizëm , atdhetarizëm dhe në garë për t’u dukur si patriotë e
atdhetarë; por po t’ua shohësh se cfarë sillen dhe si veprojnë në fakt janë
njerëz që asgjë dhe asnjë lidhje nuk kanë me patriotizmin dhe nacionalizmin
përvecse të kundërtën po: manipulimin dhe spekulimin me patriotizmin dhe
antipatrioptizmin e tyre të maskuar me
patriotizmin fallco.
Por
ka edhe një lloj tjetër patriotizmi , që janë
patriotët “frikacakë” dhe
egoistë që vetëm sa kritikojnë të tjerët dhe që vetëm
atyre u duket vetja patriotë, por që të tillët nuk bëjnë dhe as nuk kontribuojnë aspak dhe asgjë për shtetin dhe as per atdheun ,
por vetëm sa filozofojnë, zhurmojnë e
llafollogjizojnë me qëlim që të
duken si patriotë face-book-u nëpër portale dhe kafeneve.
Nuk
mund të jesh dhe as nuk mundesh të mashtrosh me patriotizmin fals , kur bën
krimin , korrupsionin, vjedhjen dhe tradhëtinë; nuk mund të jesh patriot kur
gënjen dhe premton vetëm për të mashtruar; nuk mund të jesh patriot kur
kontrabandon dhe për intersa personale shfrytëzon dhe spekulon me interesat
kombëtare; dhe nuk mund të jesh
patriot kur vjedh dhe manipulon me votën
e popullit, pra kur vjedh e grabit demokracinë dhe pushtetin.
Kjo
është përsa u përket politikanëve, por nuk mund të thuhet se një komb është
patriot sa duhet kur ai komb lejon , duron dhe i mban në pushtet e qeverisje
jopatriotët, pra: tradhtarët, hajdutët,
mashtruesit kombëtarë dhe keqbërësit publik.
Në
dy shtetet shqiptare demokracia politike
nuk ka demokracitet dhe patriotizmi politik është jopatriotik. Politika dhe
politikanët shqiptarë dhe sidomos pushteti
kanë shfrytëzuar, spekuluar dhe i kanë keqpërdorur si demokracinë ashtu
edhe patriotizmin.
Patriotizmi
dhe demokracia gjënden në popull, por
mjerisht popullit ia kanë
rrëmbyer dhe i ka privatizuar ato politika.
Si
demokracia ashtu edhe patriotizmi janë dy deficite të mëdha, madje më të
mëdhatë që ka sot në Shqipëri. Politika shqiptare si demokracinë ashtu edhe
patriotizmin i kanë fallco dhe sa për
dukje e maska mashtrimi.
Në
atë vënd ku ka deficit e mungesë patriotizmi dhe demokracie aty nuk ka as
drejtësi,as mirëqënie, dhe as lumturi, sepse pa patriotizëm dhe pa demokraci
sot në kohët moderne si shteti ashtu edhe shoqëria keqfunksionojnë, dhe
keqfunksionimi demokratik dhe demokracia e
korruptuar cojnë në dështim dhe
falimentim të shtetit dhe të shoqërisë.