E premte, 26.04.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Falje publike z. Ibish Neziraj

E enjte, 13.11.2008, 10:12 PM


Agim GashiFALJE PUBLIKE z. IBISH NEZIRAJ

 

Nga Agim Gashi

 

Aty kah mesdita e ditës së djelë, datë 09.11.2008, më cingërroi telefoni. Numri i prefiksit ishte nga Zvicra. Mendova se, tani po afrohen festat e Nëntorit dhe se dikujt i paska rënë ndërmend se po egzistokam akoma si artist e si këngëtar, edhe pse tallavatë dhe shundet tjera e kanë vërshuar e robëruar shpirtin shqiptar.

Por jo, ajo telefonatë nuk ishte as e ndonjë miku tim e as e ndonjë fansi që do të më dëshironte fat për festat e nëntorit. Ajo telefonatë erdhi nga z. Ibish Neziraj, që emri i tij ishte përfolur aq shumë kohët e fundit në faqen „famoze“ të www.kosova.de . Prezentimi i tij më rrëqethi aq shumë, edhe pse kohët e fundit rrëqethjet kanë zënë vend në jetën time. „A të kujtohet ky emër“?- më pyeti zotriu matanë teleit. Po!- i thashë. „Pra unë jam Ibish Neziraj e jo nofka Tarasi as Hekuran Pobrati, sepse kurrë në jetë s’do e lejoja veten të debatoj me nofka e në debate të tilla aq të ulta“. Për të mos hyrë më thellë në bisedën mjaft të gjatë me z. Ibish Neziraj, unë shrytzoj rastin që publikiht në faqen www.zemrashqiptare.net dhe www.albemigrant.com t’i kërkoj falje publike për dyshimet e mia dhe lakimin e emrit të tij në disa shkrime, se pas nofkave Tarasi dhe Hekuran Pobrati fshifet ky person. Çdo njeri që punon edhe gabon, por një gabim i tillë nga ana ime po më duket tepër banal dhe i pa menduar. Sot s’ka mbetë askujt t’i besohet. Njerëzit e komunitetit tonë janë profesionalizuar në fshehjen e fytyrave, vuarjen e maskave për të bërë punë bizare dhe tejet të ulta. Gjuajnë gurin këta persona dhe e fshehin dorën, thumbojnë aq pamshirshëm mu në palcën e njeriu dhe familjes, me metoda serpençe. Asgjë sot s’po bëhet në rastësi. Lexon e dëgjon vetëm shthurje totale me synim të krizave të vlerave kombëtare. Me gënjeshtra e shpifje e filluan tarasët dhe po me gënjeshtra e shpifje do ta përfundojnë katastrofën që e kanë filluar. Nuk është mbetë më t’i besohet as vetes se lene më mikut apo ndonjë burimi tjetër. Tarasi jetuaka në Zürich të Zvicrës dhe i takon spektrit politik të Ibish Nezirajt. Po të kishte konsideratë për njeriun dhe vlerat njerzore, Taras-Hekuran-Qerim-Boprati, do të dilte me një shkrim me emërin e tij e s’do të lejonte që emri i tjetrit të përdhoset pamshirshëm nga të tjerët. Por, Tarasi me nofkat dhe shokët e tij, qëllim jetësor ka që me një gjuajtje të lëndojë shumë persona. Tani u zbulua edhe fytra dhe identiteti i Tarasit. Me të do të merret ligji se askujt kungulli s’i ka shkuar gjithmonë mbi ujë. Ndërsa në katrahurën e www.kosova.de njeriu humb pamjen, durimin, shpresën; ushqehet gjithnjë e më shumë nga instikti për të i’a qëlluar se kush fshihet prapa asaj apo kësaj nofke. E Tarasi që është edhe moderratori i kësaj faqeje i ka pasë mundësitë bile të mos t’i lëndojë miqtë dhe kolegët e vet.

Sot kur Evropa po e vazhdon avazin e vjetër dhe me seriozitetin më të madh po i kërcnohet Kosovës, ne jemi bërë pikë e pesë. Kurrë më të përçarë e më të shkapërderdhur nuk kemi qenë. Knaqësia arrin kulmin vetëm me mjerimin tonë, me paraqitjen e lulëve të vocërr, të cilët mbështillen në skutat e Dardanisë, duke harrua se Migjeni kaherë nuk është në mesin tonë dhe më s’ka kush i përshkruan duart e mavijosura që shtrihen për një lëmoshë. Thjesht në Kosovë sot vdiset si mos më keq. Ndërsa në anën tjetër përsëri vdiset, por ndryshe. Të vrasin kolektivisht, ato duar të ndyta kudo, duke falsifikuar gjëra, duke e lakuar historinë, kulturën, manipulatorë e përfitues vërshojnë edhe shtetin, duke harruar se dikush këto gjëra i vëzhgon. Dhe a ka faj Evropa? Burracakët trimërohen, të vrasin, të kërcnojnë e kidnapojnë, të shajnë e të nënçmojnë, sepse mungon ligji.

Kiçmenët , palaçot, sharlatanët, mizantropët, sot e bëjnë shkrimin, ligjin, historinë... Thjesht, ti si individ s’ke ligj, sepse egzistojnë vetëm ata, që shkatrrojnë dhe dinë ta bëjnë këtë, të rrahin, sepse edhe me rrahë dinë, e në fund, edhe të vrasin, sepse ata dënojnë me ligjin e tyre. Pastaj, patjetër ta pyesësh veten: ku mbeti shkolla jote, arsimimi, mundi, libri, kultura... dhe vazhdon jetën me shpresë se nesër do bëhet më mirë.

Forumin www.kosova.de jua lash tellallxhinjve dhe tarasëve. Vonë më ka rënë ndërmend se aty s’e kam pasë vendin. „Besnik bëhu e besë mos zi“ dhe „Luaje macë kryet e bullit“! Këto dy thënie janë ato që është dashtë t’i shti në përdorim kaherë. Tani mbetem me shpresën e thënies: „Më mirë vonë se kurrë“!

 

Ndërsa, ti z. Ibish Neziraj falma këtë gafë, sepse vetëm burrat e mëdhenjë falin. E di që të është bërë e padrejtë, por po të them publikisht që unë Agim Gashi me nofkat Marksi e Zefi i kam kërkuar edhe z. Sefedin Rrecit që t’i fshijë ato postime në të cilat është përmend emri i Juaj, edhepse sa di unë kjo nuk është bërë shumëherë. Unë kam dëgjuar nga nofkat tjera, që janë përsona tjerë, se nofka Tarasi është Ibish Neziraj. Sot kur të gjitha u sqaruan dhe se emri i vërtetë i Tarasit u zbulua, atëherë le të merret ligji me të, nëse ka mbetur dikund ligj në këtë botë.

 

 

Kontakt / Fragen / Feedback

Email wurde erfolgreich gesendet.

Die folgenden Daten wurden eingegeben:

Name:

Agim Gashi

Email:

sharkia_323@hotmail.com

Nachricht:

I nderuari Sefedin Rreci,

Pas një telefonate të marrë nga z. Ibish Neziraj nga Zvicra, dhe pas protestës së tij se ai nuk qëndron pas nofkës Tarasi dhe Hekuran Pobrati, t’u kisha lutur që emri i tij i lakuar nga unë me nofkën Marksi dhe Zefi, poqëse është lakuar ndokund, të fshihet nga moderatorët tuaj. Natyrisht se kjo është punë e mundimshme për ju, por për hir të respektimit të njerzëve që përmenden në forumin e juaj pa të drejtë, është mirë t’i korrigjojmë edhe gabimet e tilla.

Me nderime
Agim Gashi- Düren

Faksimili e kërkesës sime bërë z. Sefedin Rrecit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora