E merkure, 28.10.2020, 11:12 AM (GMT)

Kulturë

Timo Mërkuri: Një këngë pilurjote për Nënën Shën Tereza

E diele, 06.09.2020, 10:00 AM


Një këngë pilurjote për Nënën Shën Tereza

Nga Timo Mërkuri

Është fakt i ditur botërisht që Nënë Tereza  mbuloi me dashurinë e saj gjithë globin dhe i dha dashuri e shpresë çdo njeriu, kudo në botë, pavarësisht në se u takua me ‘të apo jo. Por pak e dinë që grupi iso-polifonik i Pilurit i ka dhënë  Nënë Terezës një nga këngët e tij më të bukura dhe më të ndjeshme, me tekst të poetit Kristo Çipa dhe të interpretuar nga grupi i për bërë nga: Marrëse: Zaharrulla Koka, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni  Mërkuri, Iso  Harilla Dhimojani, Petraq Gërdhuqi, Agron Kreku, Kristo Cipa. Kaq shumë dashuri e ngrohtësi ka në këtë këngë, sa që të krijohet përshtypja se kanë pikuar zemrat si nota mbi pentagram. Unë do tju ftoja që ta këndonim së bashku, por së pari le të lexojmë tekstin e saj, nga poeti, tashmë i mirënjohur Kristo Çipa dhe të njohim në fotografinë shoqëruese antarët e grupit që e këndojnë.

Shën Tereza shqipëtare

Shënjtore e botës shqiptare

Nga qielli zbret

Dhe na përshendet

Nënë e shenjtë Terez!

Si loti nga syri ti na ike

Nëpër botë shpresë shpirti ndizje

Qirinjtë e qiellit ndeze

Jete e mot je shën Terezë

Mrekullitë flasin dhe thonë

Nënë e globit u bë Gonxhja jonë

Këtij dheu gjak i kemi dhënë

Qiellit shënjtorë dhe një Nënë

Jepna fryme o drita jonë e syrit

O ti mëngjez i zgjuar i prillit

E ëmbla shënjtore e krishtërimit

Gjaku ynë në altarin e besimit

Refreni

Qirinjtë e qielllit ndeze

Jetë e mot je Shën Tereze

Ti prane zotit ri krenare

Shënjtore e botës shqiptare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora