| E diele, 06.09.2020, 11:00 AM |
Një këngë pilurjote për Nënën Shën Tereza
Nga
Timo Mërkuri
Është
fakt i ditur botërisht që Nënë Tereza
mbuloi me dashurinë e saj gjithë globin dhe i dha dashuri e shpresë çdo
njeriu, kudo në botë, pavarësisht në se u takua me ‘të apo jo. Por pak e dinë
që grupi iso-polifonik i Pilurit i ka dhënë
Nënë Terezës një nga këngët e tij më të bukura dhe më të ndjeshme, me
tekst të poetit Kristo Çipa dhe të interpretuar nga grupi i për bërë nga:
Marrëse: Zaharrulla Koka, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri, Iso
Harilla Dhimojani, Petraq Gërdhuqi, Agron Kreku, Kristo Cipa. Kaq shumë
dashuri e ngrohtësi ka në këtë këngë, sa që të krijohet përshtypja se kanë
pikuar zemrat si nota mbi pentagram. Unë do tju ftoja që ta këndonim së bashku,
por së pari le të lexojmë tekstin e saj, nga poeti, tashmë i mirënjohur Kristo
Çipa dhe të njohim në fotografinë shoqëruese antarët e grupit që e këndojnë.
Shën Tereza shqipëtare
Shënjtore
e botës shqiptare
Nga
qielli zbret
Dhe
na përshendet
Nënë
e shenjtë Terez!
Si
loti nga syri ti na ike
Nëpër
botë shpresë shpirti ndizje
Qirinjtë
e qiellit ndeze
Jete
e mot je shën Terezë
Mrekullitë
flasin dhe thonë
Nënë
e globit u bë Gonxhja jonë
Këtij
dheu gjak i kemi dhënë
Qiellit
shënjtorë dhe një Nënë
Jepna
fryme o drita jonë e syrit
O
ti mëngjez i zgjuar i prillit
E
ëmbla shënjtore e krishtërimit
Gjaku
ynë në altarin e besimit
Refreni
Qirinjtë
e qielllit ndeze
Jetë
e mot je Shën Tereze
Ti
prane zotit ri krenare
Shënjtore
e botës shqiptare