Mendime
Marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka vulosur UÇK-ja dhe 17 Shkurti
E merkure, 05.08.2020, 09:21 PM
Jo pazare, marrveshjen Kosovë-Serbi e ka vulosur UÇK-ja dhe 17 shkurti i vitit 2008
Nga
Ibrahim Kabili
Përmbysja
me votbesim e Qeverisë Kurti qe një akt i rëndë për politikën e re në Kosovë.
Jo kjo për emrin, por reformat e ndërmarra prej saj. Për vendosjen e
reciprocitetit me Serbinë. U duk se kjo qeveri do sillte ndryshimin, por nuk
zgjati shumë! E kanë të vështirë politikanët burrokratë, ta përkrahin
ndryshimin! Ajo jo vetëm që nuk u përkrahën por e luftuan mizorisht deri në
votbesim dhe rrëzim të sajë. Shkaku i rrëzimit, qe, vendosja e reciprocitetit
me Serbinë. Shpresa e vetme që mund ta mbështeste, ishte vetëm ish kryeministri
Haradinaj dhe AAK-ja. Ai vendosi taksën 100% ndaj Serbisë, kundërshtoj e
"pengoj" ndarjen e Kosovës.Tani rreziku qëndron përsëri. Sot
lidershipi i vjetër ka probleme që lidhen me keq qeverisjen. Kjo i bën ato me
sa duket të shohin interesat e veta dhe jo ato të Kosovës! Pavarësisht kësaj,
Haradinaj kishte begraundin dhe duhej të përkrahte Kurtin dhe Qeverinë e tij.
Ai nuk e bëri këtë! Jo vetëm kaq por u bashkua me Listën Srbska! Asjëherë nuk e
shpjegojë një lëvizje të tillë? Përpos kësaj, Kosova rrezikon ende të ndahet. E
padyshim, përball një katastrofe të tillë duhet kontributi i të gjithë
elementëve progresist, patriot dhe atdhetar për ta penguar planin serb që i
kanoset Kosovës. Lidershipi i sotëm me në krye ato "pacifistët" e Isës,
të pasuar nga ish komandantët e luftës,
janë pasuruar dhe shkëputur nga vegjëlia. Nuk paraqet ndonjë
"çudi" të madhe që një pjesë e deputetëve të tillë, të mund të
votojnë në Kuvend, edhe ndonjë marrveshje të mundshëm me:
1-Ndryshim
të kufinjëve.
2-
Shkëmbim të territoreve.
3-Asociacion
të Komunave Serbe me kopetenca ekzekutive, juridike dhe ligjore. Kjo nuk duhet
të ndodhë. Po, a nuk ndodhi kështu votimin e Demarkacionit me Malin e Zi? Po!
Kjo
është ajo "mjegullnaja" e zezë e ngarkuar me "reshje të
fuqishme" që pritet të shkarkojnë mbi territorin e Kosovës dhe ato
shqiptare. Po u cënua territori, shtetit bie. Prandaj kërkon Serbia ndarje të
tij, dhe në prapaskenë kërkon bashkim të pjesës së mbetur të shtetit të
Kosovës, me Shqipërinë. "Sakrifikimi" i shtetit të Kosovës është i pa
negociueshëm:
•Kjo
nuk pranohet nga shqiptaria!
•Kjo
nuk pranohet nga qytetaria!
•Kjo
nuk pranohet nga forcat patriotike dhe atdhetare mbarëshqiptare.
•
Kjo nuk pranohet nga rinia studentore e universitare.
•Kjo
nuk pranohet nga diaspora shqiptare.
•
Kjo nuk mund të pranohet nga SHBA-ja, pasi në fund të fundit, shteti i Kosovës
është krijesë e sajë. E do ishte dështim edhe për Amerikën ta braktiste Kosovën
në momentet më kritike të sajë! Amerika nuk i njeh dështimet. Kam bindjen e
plotë, se ajo nuk do ta pranojë ndarjen e Kosovës! Po kështu mendoj dhe për
Britaninë; Gjermaninë, e ndonjë shtet tjetër me peshë të BE-së! Gjeopolitika
dhe gjeostrategjia nuk i duron sllavët në Adriatik.
E
për ti dalë përpara këtij krimi makabër duhet të vihet më shumë në lëvizje
diplomacia e Kosovës e cila deri më tani nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Këtu
kam parasysh "diplomacinë" e Paçollit, kur u bënë çnjohjet dhe
veptimtarinê e një pjese të trupës diplomatike të mbushur me militantë partiakë.
E fatkeqësisht, kështu po më duket tani dhe Skënder Hyseni, si
"kordinator" i Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë. Nuk di
se si mbiu ky "misionar"? Si "kërpurdha pas shiut"! Me një
ndryshim, në "kohë të nxehtë"!
Emërimi i tij u përshëndet dhe u vlerësua shpejt nga Thaçi! Ky emërimi është
enigmatik:
•
Nuk ka asnjë lloj transparence.
•
Nuk vjen nga struktura përgjegjëse.
•
Nuk u mor vesh në fillim se nga erdhi dhe kush e solli.
•Sapo
mori "detyrën" filloj të kreksej.
•U
kujtua me shumë vonesë të shkonte në SHBA.
Pas
pritjeve nga përfaqësues të SHBA -së, ndër të tjera prononciohet te Zëri i
Amerikës e shprehet: "Kur krijohet ajo barazia nga një pozicion
krejtësisht i barabartë, Kosova dhe Serbia mund ti zgjidhin të gjitha
problemet". Sa miop! Ta ketë nga mosha i falet. Edhe sikur ta ketë nga
"padituria" përsëri mund ti falet. Jo! Pazaret nuk falen! Duke e
ndjekur në vijimësi intervistën e tijë duket se ky paska qenë njeriu i duhur,
në kohën dhe vendin e duhur për të zgjidhur me një të rënë të lapsit problemet
disa shekullore midis serbëve dhe shqiptarëve. Sikur dhe shkopin magjik të
kishte, ai në këtë rast, do të dështonte! Natyrshëm lindin disa pyetje ndaj
z.Hysenit?
•A
e njeh historinë shqiptaro-serbe?
Ajo
është e dhimbëshme për shqiptarët, nga padrejtësitë
që serbët u kanë bërë gjatë historisë tyre.
•Cilat
kanë qenê dhe janë pasojat e "Naçertanijas" të Ilia Garashaninit për
shqiptarët?
Të
tmerrshme dhe gjenocidiale.
•Kush
kanë qenë pasojat e aksioneve për mbledhjen e armëve në periudhën e viteve
1918-1956 në Kosovë? Për kujtesë, zoti Hyseni dhe ju "Hysenistë" të
tjerë:
Dhunë
sistematike ndaj shqitarëve të Kosovës.
Gjenocid
i paparë, vrasje masive deri në barbari.Burgosje, torturime dhe internime
masive.Shpërngulje mbi baza fetare, kolonizime në Kosovë dhe ndryshime
sistematike të strukturës etnike.Vrasje dhe eleminime fizike të elementëve
patriotë dhe atdhetar shqiptar që organizonin qëndresë ndaj pushtuesit. Ku
bëhet fjalë për barazi z. Hyseni:
•Kush
ka qenë agresori shekullor ndaj shqiptarëve dhe kush viktima?
•Cilat
janë dëmet dhe tragjedia e shkaktuar nga Serbia ndaj Kosovës, në luftën e
fundit të vitit 1998-1999?
•Cili
don ndryshim kufijsh apo shkëmbim
territoresh
zoti "kordinator"?
Serbia
dhe shërbëtorët e saj shqipfolës. Historia jonë për fatin e keq të shqiptarëve,
ka pasur dhe ka "shqipfolës" që në momente kritike kanë bashkëpunuar,
apo dhe kaluar në anën e armikut. Dhe menjëherë në mendje na vijnë fjalët e të
madhit Konica: "Armiqtë më të këqij të Shqipërisë janë vetë
shqiptarët". Që të pengohet me çdo mjet demokratik, drama aktuale, e
ndryshimit të kufijve apo e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë
mendoj se duhet:
1-Kuvendi
i Kosovës të analizoj situatën dhe të dalë me vendime në mbrojtje të shtetit.
2-Haradinaj
të tërhiqet nga Qeveria Hoti dhe t? bëhet i mundur rrëzimi i saj.
3-Të
rizgjohet opozita, të bëjë tubime paqësore në mbrojtje të territorit të Kosovës
e kufijve të saj.
4-Të
ndalet krijimi i Zajetnicës, në Kosovë.
5-
Osmani, Kurti dhe deputetët e ndershëm që i ndjekin ato, të bëjnë të pamundurën
për të penguar ndarjen e copëtimin e mëtejshëm të Kosovës, duke angazhuar
Kuvendin dhe institucionet e tjera të shtetit.
Sakrifikimi
i shtetit të Kosovës, në emër të "bashkimit" me Shqipërinë në këto
momente, ëdhtë tradhëti kombëtare. E ardhmja e bashkimit është diçka tjetër,
shpresojmë të arrihet sa më shpejt!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 04.08.2020