Mendime
Shefqet Dibrani: Horoskopi politik
E hene, 29.06.2020, 11:46 AM
Humor:
HOROSKOPI POLITIK (28
qershor 2020)
Shkruan:
Shefqet DIBRANI, ekspert i
astrologjisë?!
Dashi
Edhe sot në hapësirën e
Kosovës ndikimi i Neptunit do sjellë turbullira të tjera dhe deklarata
patetike krejt pa lidhje për pastërti, për dinjitet, për trimëri, po më shumë
do të flitet për demokraci sentimentale. Ka rrezik që Asi MuTafa i KDL-së,
për një vrasje e shumë vjedhje do të pshurret krejt, disa të tjerë të kalojnë
në një krizë psikike pasi tashmë nuk i besohet as Amerikës?! Edhe zuzarët do
jenë të rrezikuar, pasi tani nuk po dihet kush do marrë ftesën nga Dredhia
Speciale që vet e kanë votuar, prandaj Nacional Televizori na ka
lodhur duke emituar storie trimërie, krejt pa lidhje, të sajuara nga një palaço
gazetar, për të cilin po thuhet se edhe ai paska me shkuar në Hagë për ta
xeherlisë (helmuar) shefin e tij ashtu të xeherlisur nga hidhërimi. Ata
që mbajnë shenjën Dashi, ka qenë ma mirë me kohë të kishin
menduar se po ia ngulin vetes, tash çfarëdo lloj çirrjeje është e vonë. Në
planin financiar, ky grup i Dashit edhe me dashtë, sot nuk duhet të
bëjnë transaksione pasi edhe llogaritë e tyre Dredhia Speciale, mund
t’ua dredhi edhe ma zi, madje flitet se edhe disa nga kapitalet e tyre në
vendet e huaja, me të gjitha investimet e tejskajshme nuk i kanë më të sigurta.
DASHI, i biri i deles, kallxon se gjendja e tyre emocionale nuk
është e qëndrueshme.
Demi
Për politikanët me këtë
shenjë, por që e kanë hequr fruthin e Dredhisë Speciale,
sigurisht edhe nëse nuk flasin, për ta kjo ditë është e mrekullueshme. Ata do
të bëjnë vizita më të relaksuar, se qe besa janë gëzuar boll shumë. Sidomos do
të kënaqën ata që janë në një lidhje intime me Asi MuTafen e KDL-së.
Pasioni homoseksual i tyre dhe vesi biseksual do tu ndizet më furishëm, kuptohet
vetëm nëse përdorin ilaçet për potencë, pastaj gjendja e këtyre
bithaxhinjëve do vijë duke u përmirësuar. Servilet do e kenë të pamundur edhe
sot për ta gjetur princin e tyre të kaltër, i cili paska thënë se ma askujt nuk
i besohet, madje as Amerikës. Ndërsa të tjerët i sugjeron për kontrolle
mjekësore, pa shkuar vet te mjeku. Siç po kallxon Demi, edhe ata që
thoshin Amelika, Amelika, janë dëshpëruar kësaj radhe
me Amerikën, prandaj Kryeministri Dulla Huti, nuk i beson as MuTafës,
e le më n’Bardhen Shpi, atij gjalit që na ka bërë dredhinë?! Prandaj me
të drejt Dulla nuk shkoi në Uashington por u kthye në Bruksel. Tamam si xhaxhi
Enver kur i tha Hrushovit JO, se ne barë do të hamë por nuk
dorëzohem kollaj. Sektori i financave lë shumë për të dëshiruar. DEMI, i
biri i lopës, i hangllatisur përmes Neptunit këshillon:
Mundohuni të ulni çdo lloj shpenzimi, mundohuni të mos entuziazmoheni se nuk i
dihet kujt po i ngulet para e kujt prapa, prandaj ruani të pasmen sa të
mundeni, se moti i lig do të merr!
Binjakët
Sugjerojnë për të mbajtur
premtimet që ia kanë dhënë Dredhisë Speciale, të cilën vet e kanë
votuar. E. “Nëse është ngrënë Tepsia, bile Pitja ka mbetur?!”. Është
konstatuar se të gjitha vet i kanë bërë gjatë këtyre 20 shekujve martesë, nëse
duan që marrëdhëniet e tyre të çiftëzuara të jenë sa më të mira atëherë le t’ia
futin njëri-tjetrit nga prapa?!... Beqaret e beqareshat e pulatikës, sidomos
ata të KP të KDL-së të MuTafës, nuk janë gati për të filluar një histori
dredharie edhe pse ofertat i kenë të shumta. Ata mbesin besnik të vetëdijshëm
se do të pendohen, por e nesërmja e tyre do jetë vonë. Në planin financiar
gjithçka do varet nga mënyra sesi ata ose ato do të sillen me votë/bolet e MuTafës,
Dulles e Llulles. BINAKËT, të bijtë e bonjakut, na thonë:
Po e tepruat me bithashtyrje do keni vështirësi.
Gaforrja
Ditë shumë e qëndrueshme dhe
aspak problematike kjo e sotmja për ata që janë në Parlament, ose në Këshillin
e Partisë së Përgjithshme, rroga edhe ashtu ju ec. Këta daputet do të
kalojnë çaste të bukura me gratë e shefave dhe të ministrave, pasi ata janë
nxënë me barrën e pushtetit. Beqaret e beqareshat më mirë të qëndrojnë edhe sot
vetëm sesa të rrezikojnë duke krijuar lidhje të paqena, se nuk po i dihet pasi
janë pështjellua senet, edhe COVID-19 është ksajde?!.. Financat, sikurse edhe
për të tjerët, duhet t’i mbani me çdo kusht të stabilizuara, ato që i keni
ruani pasi sqepi / kaçepi ka me ju tha. Nëse gjendja e
juaj pëson ndonjë tronditje të vogël, mos u bëni merak se dështim ka në vet TV
KTR, pasi banalist serioz nuk po din çfarë po thonë dhe as nuk i dihet çka ka
me ndodhë pak ma vonë. GAFORRJA, zhaba me gërshërë, ka thënë se
kur t’ia futesh vetes s’ka kush ta nxjerr!
Luani
Pasioni në çift do jetë i
zjarrtë gjate gjithë kësaj dite, tamam si Asllani kur i hip
Luaneshës. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të papërshkrueshme, nëse
aty pran jush vjen ai tupanxhia i Prizrenit. Shpesh do ju duket sikur jeni në
dasmë a duke fjetur në një ëndërr nga e cila nuk do doni të zgjoheni, por kur
të zgjoheni shikoni plagët në të pasmet tuaja. Beqareshat e Këshillit të
Katundit të Përgjithshëm, duhet të mbeten edhe më tej qashtu, pasi Ministri
i Shnetës për vete ka rënë në hall. Sot, përveç papagallëve s’ka mbetur
kush në Kryesheher, do të jeni të vetmuar më shumë se kurrë pasi edhe MuTafa
ka ik në katund, ai po tutet me ardh në Kryesheher se nuk i besohet ma
as Amelikës, pasi edhe ajo ua paska luajtur senet, na falni se ua paska
kallxue bolet. Në planin financiar duhet për t’ua fshehur milionat, ndoshta
edhe familjaret do ju ndihmojnë. LUANI, i biri i Asllanit, po
thotë Zoti ju ndihmoftë?!...
Virgjëresha
Të lumtur janë politikanët që
në krah i mbajnë Nënat e Virgjëreshave! Ata nuk
ngurrojnë për t’i mësuar edhe vajzat e tyre për t’iu ngjarë Nënave. Por dita e
sotme sipas Neptunit, nuk lejon për të bërë ndonjë hap me tej. Për t’i
bërë vendit shërbim, ata assesi nuk duhet të shkelin me këmbë në Tokë, ata në
Parlamentin e Kreshnikëve e votuan vet Dredhinë Speciale. Çka pastaj, le
ta durojnë?! Politikanët beqar nuk duhet kurrsesi t’iu besojnë Virgjëreshave,
aq më pak bijve të tyre, pasi të gjithë politikanët janë Kurvi vet. E, urtia
popullore sipas Neptunit ka thënë se “Politika është lavire, ndërsa
ata që merren me te, domosdoshmërish janë kurvarët, me gjenezë nga Kurvat”,
prandaj nuk ka vend për zhgënjime të mëdha. VIRGJËRESHA, e bija e Kurvës,
thotë se në planin financiar situata nuk do jetë aspak ashtu si ju e kishit
ëndërruar, pasi Dredhia Speciale ua këputi rrumc idaren. Pra kujdes për
secilin shpenzim që bëni!.
Peshorja
Sot, yjet do t’ua mbrojnë
gjatë gjithë kohës jetën tuaj në terezi. Nëse keni kohë që jeni duke pritur për
t’u emëruar ministër, mund të mendoni se ka vdekur MuTafa, ndërsa nëse
nuk ju pritet mund të planifikoni shkurorëzim politik. Beqaret, nëse duan të
mësohen le t’ua kruajnë të pasmen shefave të tyre. PESHORJA, e bija e
Terezisë, kallxon se situata financiare për ta është e vështirë, se
pare e madhe duhet për avokatët. Andaj, Neptuni ju sugjeron t’i
menaxhoni me kujdes të ardhurat që keni.
Akrepi
Shtoni dozat e potencës edhe
sot se shefat duhet t’i mbani zgjuar me pasionin për tu përballur me Dredhinë
Speciale. Një darkë romantike, me qirinj të ndezur, vetëm mos harroni
t’ia ulni fitilin e llambës, pasi trupi korpulent i pleqve i MuTafa e Dulla,
verbon sytë. Tërbimi është ide fantastike. Por beqaret e KDL-së, për shkak se
nuk do dëshirojnë ta humbin pavarësinë që kanë, nuk do tentojnë as të njihen me
personat e lartcekur. Nga fondet e tepruara të UFORK-ut, do kenë infuzione
financiare, prandaj është mirë të mos i braktisni përgjithmonë. Se nuk i dihet
mund të ndodhin përmirësime. AKREPI, i vogli i gaforres, (kabilja
e zhabave), ju sugjeron të vazhdoni të tregoheni sa më vigjilente
dhe të kujdesshëm. E rëndësishme të mos jepni shenja shqetësimi e frike, se
burra Jeni, luftëtar dhe trima gjithsesi!
Shigjetari
Një ambient i ngrohtë i ka
bashkuar vrasësit dhe viktimat, gjatë gjithë ditës do të kënaqemi duke u
argëtuar me stilin “hajni këlthet mbajeni hajnin, ose qeni nuk e han qenin”.
Mos u shqetësoni kur të kuptoni se edhe MuTafa e Dulla, duan
njeri-tjetrin, pasi ata moti janë të dashuruar në mënyrë pasionante. Beqaret e
beqareshat, kanë rastin me tupanxhinë t’i shohin yjet, andaj është mirë t’i
vizatojnë hartat e atdheut. Mos hezitoni t’i pranoni ftesat qe do t’iu bëhen. SHIGJETARI,
i biri i gjahtarit, tregon se financat nuk mund të përmirësohen
ndjeshëm, vetëm nëse votë (bolet) ua kruani si duhet.
Bricjapi
Çdo gjë e mirë që do shkojë
sot ndërmjet Partive dhe Patriotave, Neptuni thotë se Dredhia
Speciale, ka bërë që ujku e dhia të flenë bashkë, e le më shipot për të
krijuar unitet dhe razillëk patriotik. Megjithatë mirë do ishte t’i marrin
gjërat më shtruar se vet kanë votuar për Dredhinë Speciale e cila
si duket tashti ua drodhi, dhe të mos nxitohen me parulla patriotike, se qe 20
vjet gjithmonë u kemi besuar dhe i kemi votuar. Beqaret e beqareshat politike
nuk është mirë gjatë kësaj kohe me u martuar, por gjithsesi për përvojë takimi
me një person nga Kasta e Lartë ndoshta do t’ia vlente. BRICJAPI,
i biri dhishytës, mendon se tagjia nuk do jetë shumë e
qëndrueshme, prandaj mund të hani tallë ose kashtë, pasi barin e
pat kullot ideologjia patriotike e xhaxhit Enver.
Ujori
Dita e sotme është e ngarkuar
me xhelozi, në mes tucave e trimave në mes patriotëve dhe integralistëve.
Gjatë kësaj dite do të shkrepen batare zjarri, por dita do shkojë mirë pasi
janë partner koalicioni. Mos i besoni Amerikës e as Brukselit,
por bëni gjithçka dhe çka të doni por Beogradin mos e hidhëroni?! Ashtu si ta
mendoni dhe ashtu si ta ndjeni bëni bashkimin e territoreve shqiptare.
Mos harroni se Plutoni i ndihmon vetëm tradhtaret për të gjetur avokatin
e ëndrrave. UJORI, i biri i detit, kërkon nga populli që t’i
derdhin financat në UFORK të cilin do ta menaxhojnë profesionistët Dulla dhe
Mulla, kurse transparencën e tyre, ky popull si dele u besonë,
prandaj Neptuni ju thotë bëhu solidar. DULLA, partneri i Mulles, do
t’ i menaxhojë me kujdes të hyrat, pa ju garantuar për daljet?!
Peshqit
Mos i xhelozoni ata që
shkojnë, por as mos u gëzoni për këta që do të ikin, se tashmë ka thanë Akademiku,
nuk i besohet më as aeroplanit, as anijes. Amelikës jo se jo,
e cila ua prishi planet atyre që janë në LIDHJE. Nuk ka aspak besim në
partnerin qeverisës, as në aleancën, as në Amelikën, prandaj
kujdes se mund të arrestoheni në çdo moment. Neptuni po kallxon se janë
humbur mundësi të shkëlqyera të cilat nuk do vijnë më, për shkak të gabimeve
tona kur kemi votuar palidhje në një LIDHJE. Ndërsa PESHQIT, të
bijtë e zhabave, tregojnë se në planin financiar, emocional e
psikik, vendi është në krizë si kurrë me parë, pa shenja për tu përmirësuar.
St. Gallen, 28.06.2020.