E premte, 26.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Minella Kureta: Durrësi njihej si Porti dhe qyteti i Paqes...

E premte, 07.11.2008, 09:34 AM


Minella Kureta: Durrësi njihej si Porti dhe qyteti i Paqes, kjo edhe për kultivimin e madh të pemës së ullirit

Festa e ullirit në Durrës një organizim mbresëlënës

Nga Albert Zholi
 
Festa e ullirit një nga festat më të bukura që organizohen në qytetin e Durrësit kaloi vitin e 10 të organizimit. Kjo festë organizohet nga shoqata kulturore artistike “Durrësi” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit. Në këtë festë zhvillohet dhe riti i mbjelljes së fidanëve të ullirit në ambiente të ndryshme të qytetit. Kjo shoqatë organizon 4 aktivitete gjatë vitit. Për të bërë një panoramë të aktivitetit të kësaj feste dhe për mënyrën e votimit të vendit vakant në KKRT “Telegraf” zhvilloi një bisedë me specialistin e muzikës dhe Drejtorin artistik të shoqatës “Durrësi” z. Minella Kureta.

Z. Kureta, kur ka filluar të festohet festa e ullirit në qytetin bregdetar të Durrësit?

Në qytetin e Durrësit është viti i 10-të, që zhvillohet kjo festë. Pra është kthyer në një traditë të shkëlqyer ku gjithë qyteti zien si në një ditë feste mbarëkombëtare.

Kush ka shërbyer si shtysë?

Aktualisht qyteti i Durrësit nuk kaq aq shumë ullinj sa qytete e tjerë bregdetar si Vlora dhe Saranda. Por flitet që ky qytet në vitet para Krishtit si dhe deri në vitet 1600 ka qenë ndër vendet më të pasura me ullinj. Tashmë dihet se ulliri është simboli paqes. Në lashtësi sipas shumë dorëshkrimeve historike ky qytet ka qenë një ndër portet më të rëndësishme në Mesdhe dhe njihej si Porti dhe qyteti i Paqes, kjo edhe për kultivimin e madh të pemës së ullirit. Në këtë qytet trumbetohej paqja, dashuria, mirësia, edhe në momente të vështira historike kur toka e Arbrit ka qenë në luftë apo pre e sulmeve të ndryshme për pushtim, apo në konflikte me sundimtarë të ndryshëm. Pastaj kjo simbolik vjen edhe për arsyen tjetër atë të pemës së ullirit si dëshmitar i historisë. Pra kjo pemë është më jetëgjata i kalon kufijtë e disa shekujve dhe për këtë arsye ajo është dëshmitare e sa e sa betejave, luftërave dhe brenda trungut të saj ruhen në mënyrë figurative dëshmi, si të jetë një bibliotekë më vete. Prandaj kësaj peme i kushtohen shumë veprimtari. Dhe një dëshmi tjetër për respektin që ka gëzon njeriu për këtë pemë është se jo vetëm ka veti ushqyese (fryti i saj), por për ta bërë si të gjithëpushtetshme respektin e njeriut sidomos shqiptarit për këtë pemë, është fakti se në kohën e Skënderbeut kur martoheshin çifti patjetër duhej të mbillte një çift ullinjsh në shenjë respekti për të por edhe për të treguar vazhdimësinë e jetës, besnikërinë, jetëgjatësinë e lidhjes dhe përhapjen e paqes.

Kush e organizon këtë veprimtari dhe cili është roli juaj në këtë festë?

Këtë veprimtari e organizon shoqata “Durrësi” e këtij qyteti në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit. Me këtë rast në pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit zhvillohet një koncert i madh me këngëtarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe me humorist. Këtë vit ishin ftuar humoristët e Vlorës (parodistët) si dhe këngëtarja e re, e talentuara Olta Boka. Unë kam rolin e Drejtorit Artistik të këtij koncerti. Qysh në festimin e parë të këtij evenimeti kryesia e shoqatës vendosi që unë të jem drejtues artistik. Ky vit ishte i veçantë për shumë arsye, jo vetëm se programi artistik ishte shumë profesional dhe me përbërje miks artistësh dhe këngëtarësh por edhe sepse në këtë manifestim shoqata dhe Bashkia japin vlerësime të ndryshme në një ceremoni speciale,(certifikata, dekorata, qytetarë nderi) për personalitete të fushave të ndryshme që kanë lidhje apo kanë ndihmuar, propoganduar, njohur qytetin brenda dhe jashtë territoreve të Shqipërisë

Po, riti i mbjelljes së fidanëve të ullirit si zhvillohet dhe ku?

Sigurisht. Qysh me organizimin e parë të kësaj feste riti ka ndjekur të njëjtën rrugë. Nuk mund të kuptohet kjo festë pa këtë rit. Këtë vit fidanët e ullirit u mbollën në lulishten e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Fidanin e parë e mbolli Vangjush Dako, Kryetari i Bashkisë. Por jo çdo vit fidanët mbillen në të njëjtin vend.

Ju thatë që në këtë ceremoni jepen urdhra dhe medalje për personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Mund të na përmendi për personalitet jashtë vendit?

Po. Sigurisht një ndër ta është dhe Papa i Romës si dhe këngëtari i shquar me famë botërore Masimo Ranieri (57 vjeç). Të dy këta personalitete janë shpallur “Qytetar Nderi” të qytetit të Durrësit. Në fjalën që mbajti sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Durrësit me këtë rast theksoi se në sistemin monist, disa të rinj të qytetit kanë shkuar dhe në burg vetëm e vetëm se dëgjonin në radio Massimo-n. Ky moment sa e gëzoi, por edhe e trishtoi këngëtarin (i cili e theksoi vetë këtë moment). Sipas tij, ai u gëzua për nderin dhe miqtë e shumtë që kishte pa i njohur, por edhe u trishtua pasi të shkoje në burg sepse dëgjoje këngë është e patolerueshme dhe e pabesueshme. Në dhënien e këtij titulli mysafirit morën pjesë veç të tjerëve dhe 200 personalitete të qytetit.

Ju para disa kohësh u diskutuat në parlament nga Komisioni Parlamentar i Mediave si një kandidat i mundshëm për vendin vakant si anëtar i KKRT-së. Si do ta komentonit fitoren e kundërshtarit tuaj?

Së pari dua të them se propozimi për personin tim nuk erdhi nga asnjë parti politike, por nga shoqëria civile. Pra mua më propozuan “Unioni Artistik i Kombit Shqiptar” si dhe një grup sindikatash të pavarura. Në këtë këndvështrim arritja ime deri në Kuvend për votim pasi kisha kaluar seleksionimin në Komisionin Parlamentar të Mediave përbënte një sukses. Tashmë isha i bindur që nuk do të fitoja dhe fitorja e kundërshtarit tim ishte e paragjykuar. Kjo për vetë faktin se kjo kandidaturë vinte nga PD dhe personi në fjalë kishte një suport të madh politik. Ndërsa opozita e përfaqësuar nga z.Dalipi në vend që të mbështeste apo të informohej për një person që vinte nga shoqëria civile, më futi dhe mua dhe kandidatin tjetër Ndroqi në një thes, duke më cilësuar si të propozuar nga koalicioni i djathtë. Z. Dalipi duhet të dijë se kam qenë President i Sindikatave Autonome të Shkrimtarëve, President i Lidhjes së Sindikatave Autonome, deri në vitin 2002. Do të ishte në nderin e opozitës të votonte për kandidaturën time, ashtu siç do të ishte në nderin e z. Dalipi që të fliste me objektivitet dhe të pyeste apo të mirëinformohej për të dalë para deputetëve me një formulim të saktë që të bëhej më i besueshëm. Pra fitorja e z. Ndroqi ishte një fitore partiake dhe pa asnjë vlerësim apo kontribut në fushën e kulturës, letërsisë, artit. Fitore teserash. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora