E enjte, 06.08.2020, 06:18 PM (GMT+1)

Sporti » Sporti

Gjekë Gjonaj: Rezart Cungu kampion i ri i Malit të Zi

E enjte, 25.06.2020, 12:22 PM


Rezart Cungu kampion i ri i  Malit të Zi

Nga Gjekë Gjonaj

Tenisti i mirënjohur i Klubit  “ Belvi”  Rrezart Cungu  nga Ulqini  në qytetin e tij të lindjes  zuri vendin e parë  në Mal të Zi në kampionatin shtetëror i cili përfundoi javën e kaluar  në Ulqin.  Rrerzart Cungu titullin kampion të Malit të Zi në kategorinë e seniorëve  e fitoi pasi   e mundi lehtësisht në finale bartësin e parë të këtij kampionati, Igor  Saveliq në dy sete ( 6:2, 6:4).  Ai në gjysmëfinale eliminoi bindshëm  Danillo Raiçeviq me rezultat 2:0 ( 6:2 dhe 6:1). Paraprakisht mundi  pa vështirësi rivalin  Matija Samarxhiq ( 6:1 , 6:4) dhe Pavlle Markush  ( 6:0, 6:0) . Ky tenist i talentuar dhe i suksesshëm edhe  në këtë  kampionat tregoi formën e tij të shkëlqyer  dhe dëshmoi se me  shumë punë e sakrtificë  edhe në kohën e pandemisë së kornavirusit  arrihet suksesi.

Të rikujtojmë se Rrezart Cungu  ka qenë kampion i Malit të Zi në kategorinë e juniorëve deri në 16 vjeç, fitues i shumë turneve  shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare , mbi të gjithë të turneut  në Avinjon  në takimin individual (  single) dhe  dhe dyshe (double) të clin e ka fituar edhe Novak Gjokoviq.

Tenisti shqiptar 21 – vjeçari Cungu  viitin e kaluar, falë suksesit ekipor që arriti me kolegjin “Wake Forest University” , ku studion, në Divizionin I të NCAA-së, u prit bashkë me anëtarët e ekipit nga presidenti amerikan Donald Trump. Takimi u realizua në Shtëpinë e Bardhë. Cungu dhe pjesa tjetër e ekipit u uruan nga Trumpi për suksesin e arritur në kampionatin e kolegjeve në tenis, NCAA. Takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është  mjaft vështirë i realizueshëm edhe për shumë krerë të shteteve të ndryshme në botë. Por jo edhe për tenistin shqiptar, Rrezart Cungun, i cili synon të luajë dhe të  triumfojë edhe    në turnetë më prestigjioze botërore.

Njëra ndër  armët e tij më të forta është  stabiliteti psiqik, gjë të cilën e kanë vërjetur edhe  adhuruesit  e tij. Qetësia e tij në momente vendimtare i fascinon shumë ekspertë të tenisit, por kjo është veti e  mjeshtërve të mëdhenj të këtij sporti elitar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora