E hene, 03.08.2020, 10:42 AM (GMT+1)

Komente

Gjon Markokaj: Morali kombëtar shqiptar

E merkure, 17.06.2020, 05:52 PM


MORALI KOMBËTAR SHQIPTAR

Nga Gjon Markokaj

Beslidhjet e herëpashershme shqiptare, kuvëndet, kushtrimet e luftrat për liri e Pavarësi Kombëtare e kanë ruajtë vazhdimisht -- MORALIN KOMBËTAR SHQIPTAR.

I shtroj nji pyetje vetës; a e kemi MORALIN KOMBËTAR SHQIPTAR në nivelin e “atëhershem”... ? Në mëndjen time, thëm se jo...!?

“Moraliteti kombëtar shqiptar” është dobësuar e po rrezikohet nga çasti në çast -- duke u cenuar; nga “disa të shitur”, “t’ agjenturat e huaja”; kur  krijuesit, e çdo At’Dhetar; s’ përballen me ta e s’ i luftojmë ata...!?

-- Shtroj pyetjen: -- “ KU JEMI ME MORALITETIN KOMBËTAR SHQIPTAR’’…?

-- Fati i Madh i Kombit Shqiptar, ka qënë dhe mbetet; se në momënte kyqe: -- Shqipërisë i kanë lindë dhe i lindin, trima njerëz me vlera të mëdha Kombëtare.

-- Theksoj disa, më kryesorët:

Fati i Kombit Shqiptar qe atë botë kurë; i Madhi Gjergj Kastriot Skënderbeu; bëri: PAJTIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR; përqëndroi e formoi Shtetin e Arbrit, -- Shtetin Shqiptar; -- nji Komb, nji Shtet nji Flamur; po mosë të kishte ndodhë kjo do të kishim humbur fare si komb.

-- Dr. IBRAHIM RUGOVËN i cili mbeti, “unikal” në mëndime e veprime: -- Burrështetas, Lider Politik, me vizion profetik..., paqëtues, besnik i popullit të vet; i cili me vizionin e tijë, ai projektoi nji Shtet të Pavarur Demokratik. Si Gjeni i politikës, si akt’ përkushtimi, udhëhoqi rezistëncen poqësore ndaj vëndit të tijë dhe Nderkombëtarizoi Çeshtjen e Kosovës.

-- Për Kauzën e Lirisë e të Pavarësisë; ai gjet aleat të fuqishëm që dihen e duhen ruajtur fort në “kujtesën tonë”... !?

Kujtoi, e s e harroi, -- LEO FREUDLIN – Austriak, me origjinë HEBRE, në librin e tijë: “GOLGATA SHQIPTARE 1913”;  ku në përmes të tjerave thekson: “Serbet deshën të shfarosin tërë Kombin Shqiptar me rrënjë e më degë”…!?

Le të sjellim në kujtesë:  Lufta e Kosovës, -- shkatërroi, Projektin e Millosheviçit; për “Çfarosje e shpërnguljen e shqiptarëvet”; por duhet theksuar se u derdh edhe shumë gjak:

-- U vranë mbi dhjetë mijë shqiptarë.

-- U debuen nga Kosova, mbi njimilion shqiptarë.

Qindra e mijëra, Deshmorë e Heronj të rënë në Luftën e Kosovës, në Betejën e REÇAKUT, t’ KOSHARËS,  e dhjetra e dhjetra beteja të tjera, heroizmi i Jasharajve i Haradinajve; i treguen botës “frymën e Shtetit Serb”.

Për  SH B A -në, e nji pjese të Bashkimit Europian – Lufta e Kosovës ishte: -- NJI BETEJË MORALE; në themel të t’ cilës qëndronin liritë e të drejtat e njeriut -- Pra; thanë drejt: Ishte i fortë – “MORALI SHQIPTAR”.

Them me bindje:  “Morali Shqiptar”, është ruajtë në shekuj; atëhere si e pranojmë në sot të cenohet nga elemënt të blerë me pare nga agjetura e huaj...!?

Nese pranojmë e s’ përballem sa do pak me këta elemënt të shitur.

Me keqëardhje mund të thëm; verehen “simtoma”, të pa shëndetshme që po na çojnë  në dobësimin e Moralitetit Kombëtar Shqiptar.

Nese e lejojmë sa do pak cenimim -- Morali Kombëtar dobsohet !

-- Vrejmë se medjat, janë pushtuar nga politika – S’ janë të lira si kërkohet ... !

Politika shqiptare është e përçarë. S’ punojnë fare; për “PAJTIM KOMBËTAR” …!?

Politikanët tonë janë veshë me “petkun e korrupsionit”. Ku donë me dalë...?  Të flasim drejtë: --  “Nji popull e fiton lirinë; atëhere kur e siguron Drejtësinë; në të kundert mbetet -- “skllav i së keqës” !?

E shihni se ç’ po bëhet për të siguruar nji shtet ligjor në  Shqipëri në shtetin amë ?

-- Si po shkon “REFORMA NË DREJTËSI”...!

Sigurimi i shtetit ligjor, mbron të pafajshmin; denon të këqinjët në shoqëri !

Në ketë “hapësirë të trazuar”, dobësohet Moraliteti Kombëtar.

Ne sot mbajmë mbi supe, “turli vlerash” të imponuara që zëvëndsojnë proçeset demokratike; me “mekanizmat e tregut”; solidaritetin me kongurëncen, duke rritur konflikte sociale dhe duke larguar popujt nga njëri – tjetri...!?

Këto “fllucka t’ padënja”, e kemi për detyrë: T’ i veçojmë të BALLAFAQOHEMI; me to dhe pa drojtje t’ i luftojmë…!

Dua që t’ i shprehi disa nga “vatrat konceroze” që po mbillen nga njerëz “të shitur me pare”, te “agjentet e huajë”…,

Kryesore është e mbetet “MOSPAJTIMI KOMBËTAR”; “nji vrazhdë”, e mbetur në Historinë tonë Kombëtare; nga “MBLEDHJA E MUKJES” e sot e asajë dite; që po, zbenë – Nacionalizmi në mbrojtjen e Kombit...!?

Aty, nga politika serbo -- skllave; hyri “fitili i Luftës Civile”…vrasja  vëlla me – vëlla. U nda kombi në “Partizan Çlirimtar” e në “Ballista Nacionalista” (trathtar).

Kjo “njollë e zezë”, vazhdoi gjatë “Monizmit” dhe është gjallë, sot e asajë dite…, s’ ka pajtim..., ëshë aqë e thelluar..., sa “pushtetarët e sodit”  po e ushqejnë dhe e ringjallin, çdo momënt...!?

-- NACIONALIZMI, është KONCEPT I JASHTEM; -- PATRIOTIZMI është koncept i BRËNDSHËM i nji populli që kërkon; solidaritet, liri, barazi, drejtësi, harmoni – ..., dhe duke i heqë, “Nacionalizmin ekstrem” është :

= DEMOKRACI !!

Coptimet e pa drejta, të tokave me popullatë shqiptare; populli i ka ruajtë e për këtë ekziston: --  Kombi ynë gjallë.

Këto s’ zëvëndsohen, me sajesa artificiale si globalizmi etj.

Bashkimi rreth, nji “IDEJE të PËRBASHKËT”… s’ është gjë tjetër veçse; IDEJA e KOMBIT, në themel të shoqërisë

Vetë kombi është fenomën “NACIONAL” dhe nji ndjenjë “NATYRALE”.

-- Luftës çlirimtare, i thonë: -- “LUFTË NACIONAL ÇLIRIMTARE”

S’ ka luftë çlirimtare... -- pa “NACIONALIZËM”.

Këtë fjalë të mirë At’Dhetare; nji pjesë e popullit tim, që nga “Monizmi” edhe sot e ruejnë, si fjalë (trathtare) -- Nacionalisti s’ ësht e s’mundet të jetë trathtar...!?

Më vret ndergjegjja: Pse nuk shpjegohet, ky “koncept i gabuar”, i Djehit imbjellur me shumë mjeshtri, nga “agjëntura e huajë” serbo – skllave dhe e pranuar, me pelqimin e pushtetarëve të djehit

Të rrimë shtrëmbet e të flasi drejtë: -- TË VERTETËN...!

Kjo frymë e gabuar e huaj, por e mëshiruar,  nga ishë regjimi i DJEHIT

Ekziston sot e fuqishme, sa vrehet; “anë e skej”, atdheut tim.

Unë “digjem e përvlohem”: -- Ç’bëjnë njerzit e ndershëm; historianët e vertetë...!?

--  IDENTITETI, s’ ndahet në veti, nga vetëvetja..., asë veten, s’ e ndanë dotë, nga “NACIONALIZMI”.

Besnikëria më e lartë është: -- NACIONALIZMI ndaj KOMBIT tënd !

Mospranimi i NACIONALIZMIT, zbenë PATRIOTIZMIN;  at’here ku mbetet: --  At’Dhedashuria… !?

Krijuesit tanë, gjithëmonë kanë kërkuar e kërkojnë, të drejtën e MËVETËSISË; të barazohen, me kombet e tjera të Evropës.

NACIONALIZMI me parimin e VETËVËNDOSJES – nalton Shtetin Shqiptar..., ai buron nga shpirti e gjaku i të rënëve; shprehet me zëmër, pasqyrohet me fjalë..., është e mbetet detyrë e çdo shqiptari !!

Kush e derdhi gjakun për liri, Pavarësi e DEMOKRACI ... AMANET NA LANË: --  At’Dheun, Kombin e Flamurin !

Atëhere; pse s’ bëhet PAJTIMI KOMBËTAR ??

Pajtimi Kombëtar sot është detyrë Nr. Nji. i Kombit Shqiptar!

Këtë s’ e them për “retorikë nacionaliste”; ç’ është e verteta, na ka mbetë dhe ekziston “mollë sherri” mes shqiptarëve.

Duke parë mirë të shkuaren, të ndertojmë të ardhmen progresiste me synim të çartë drejt “BASHKIMIT EUROPIAN”.

Kjo realizohet; në përballje, me armiqtë tanë:

Armiqtë tanë janë munduar e po mundohen nëpërmes disa të shiturve me pare; të cenojnë, sa do pak, MORALIN tonë.

Rishikimi i historisë nga historian, me zëmër të hapur dhe të pastert, ngjarjet e “keqëtrajtuara”; i nxjerrin nga “RRUGA E DJEHIT” dhe i çlirojnë  të shohin driten e diellit; vetem me zëmër të madhe  e;

–Pajtimi Kombëtar !

--  Everteta na shtynë t’ i hyjmë, kësajë pune të vështirë, por humane e njerëzore që, të ruajmë “grehinën e kombit” dhe të nxjerrim të VERTETËN në dritë .

Sot na dalin, “disa zuzarë, trushpërlarë” të cilët janë inkriminuar, duke i bashkuar idetë e tyre me armiqtë tanë serbo  - skllev, -- greko – ortodokës, dhe me “islamin radikal”; sigurisht ata, janë njerëz, të blerë me pare...!?

Mos luftimi e zbehja e çdo “simtome” që e brenë “MORALITETIN  SHQIPTAR”, shtjen “VANG” në dobsimin e tijë.

Bashkimi i Kombit është Aspiratë e djehit dhe e sodit. Ajo vjen që nga koha e GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT...amanet na la BASHKIMIN  KOMBËTAR !

Nji fillim i mirë ishte organizimi i Kongresit Parë të shkrimtarëve Kosovë – Shqipëri, me dat. 6 – 7 – 8,  qershor 2018; i cili me vëndimet e tijë si shumë shoqata të tjera, në Kosovë, Shqipëri e diasporë, janë: Vatra bashkimi të nji rëndsie të madhe historike ... !

--  “Arnautizimin shqiptar”; është synimi i hershëm serbo – turk, dhe ka qënë dhe mbetet: -- “Boshnjakizimi”, islamizimi dhe turqizimi i shqiptarëve... shuarja e IDENTITETIT Kombëtar Shqiptar siq vepruan; me SANXHAKUN, NOVI PAZARIN nga -- VRANJA deri në NISH ..., dhe siq vepruan; Serbët Malazias, me Plavë, Guci e më tej.

Shqipëria është në epokën më të mirë, por edhe më të veshtirë..., se sot vrehen tendënca nga njerëz të shitur me para që, deshirojnë eleminimin e sajë !?

Poet, shkrimtar, studius, publçist, njerëz të nderuar sçarojeni konceptin “SHQIPËRI E MADHE” e madhe dhe e vogël sa e ka falë Zoti

Ne jemi i vetmi vënd në botë i kufizuar me tokë e popull të vetin;

Me gjenologji, gjuhë, kulturë, shpresë e histori të përbashkët...,

atëhere -- si kemi tendëncë, për “SHQIPËRI TË MADHE”…!?

Hiqni frikën, shprehni zëmrën tuaj e ardhmja flet për shqiptarët

Nji shqipëri e vertetë në kuadrin Europian…, hedh dritë për shqiptarët

Populli Shqiptar është i përcaktuar çartë: Gjeografikisht e historikisht

..., i përket Europës !

Në të gjitha, këto arritje, duhet të jemi zgjuar… !

Kamë ndigjue analist KOSOVAR të shprehet per “Komb të veçantë KOSOVAR”…,-- kjo s’ shkon o, o, burrë !

Para do kohe, nji analist Kosovar e pyeten: Ç’ konsiderate kishte për Gjegj Kastriot Skënderbeun ?

Ai u përgjigj, me ndergjegje e prerazi: “Që kur kam ndigjue se Përëndimi e ka quajtë “ATLET I KRISHTËRIMIT” s’ kamë më konsideratë për të

s’ dua të di fare për të...!?

Si heshtet përpara këtijë njeriu, kur bota merr shëmbull nder shqiptar për bashkëjetesë e armoni FETARE...?

Si heshtet kur sot përballem me disa të shitur të cilët largohen nga katragjyshi, gjyshi dhe baba..., duke u shitur si turq, bullgar, grek etj – etj.

Heshtja e jonë përpara historianit turk TAULHA UGURLUEL, kur erdh e na  cenoi; në vëndin tonë, Figuren e të Madhit Gjergj Kastriot Skenderbe – Mospërballja me atë njeri; ishte e pa falshme dhe shumë e rrezikshme.

Në ‘’vitin jubilarë” që shkoi të Gjergj Kastriot Skënderbeut, arrihet nga “X” gazetar dhe shkrimtar, (si i thonë; “mos i qoftë marshalla” !)  Në një takim me nnxënsit e shkollave; ku na flet për identitetin shqiptar, -- pa të keq shprehet: “Nana e Skënderbeut VOJSAVA KA QËNË ME ORIGJINË SERBE”…, E, shkon gjer aty sa thotë: Skënderbeu, ka qënë më shumë i krishtërë se shqiptar..., etj. Sipas tijë shqiptarët e krishtërë s’ janë shqiptar, ..., atere i bjen edhe myslimanet të mos jenë shqiptar !

-- Kështu s’ flet ai që ka gjak shqiptari.

Arritë, nji nder “më të njohurit” HISTORIAN..., të shprehet si (“Jazek i qoftë”-- turp i qoftë)...!? Gjergj Kastriot – Skënderbeu është ..., “me origjinë sllave”

Ç’ është ky fallsifikim i histories …?  Pse nuk i ballafaqohet me historinë e vertetë; këta, njerëz të shitur…?

Marlin Barleti me 1508, autori i biografisë Gjergj Kastriot Skënderbeut thekson:  E ëma e Gjergj Kastriot Skënderbeut ishte, nji grua fisnike që vinte nga POLLOGU – FIS ILIRO SHQIPTAR -- teritor i Maqedonisë.

Dhe aqë më saktë; kur nji nga kronikat Europiane t’ kohës e viteve; njimijë gjashtëqind e katërdhjetë e dy; shkruan nder të tjera: “Unë VOJSAVA, jam nji grua epirote dhe javë dhashë juve, pa deshirën time trimin tim që e kam lindur me ëmrin GJERGJ”.

Ç’ farë don më tepër ky njeri, “historian i shitur”...? ..., Ku e merr forcën të njollosin Historinë Kombëtare Shqiptare...?

Kur fakte e vertetojnë se Gjon Kastrioti; ishte i martuar, me VIJSAVA, VOJSAVA GERGURIN,  -- vajzen e MBRETIT të POLLOGUT, me ëmrin

-- GERGURI.

Ne u themi, “atyre të shiturve”: -- VIJSAVA, VOJSAVA ishte vetëm; ilire, arbërore – shqiptare dhe pikë .

Kjo mbretëreshë; lindi Mretin Shqiptar, prijsin e Kombit GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUN,  i cili e bashkoi Shtetin e Arbërit

-- SHQIPTARËT, më nji flamur dhe me nji qëllim, të vetëm KOMBËTAR

Këta njerëz të shitur shprehin, “ndesi kombëtare” e s’ u del kush përpara...,  Unë them duke i pranuar disa nga këto “simtoma” që, të huajt i “blejnë me lekë” --  e s’ janë të pakta;  -- Moraliteti Kombëtar Shqiptar -- dobësohet..., kjo për kombin është e pa deshirueshme !?

Ne mburrem, e duhet të mburremi; me historinë e traditat tona; me fitoret e lavdishme të shqiptarëve të udhëhequra nga Gjergj Kastriot – Skënderbeu, kundra: Forcave ushtarake të ushtrisë Osmane.

SKËNDERBEU ëshë HEROI I YNË KOMBËTAR.

Madhështinë e ruan në disa vënde të Europës e të botës.

GJON NDUE MARKOKAJ, Fierze, Tropoje. Qershor 2020-



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora