E enjte, 06.08.2020, 06:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Prend Buzhala: Vendlindjet e shumëzuara të Sejdi Berishës

E shtune, 13.06.2020, 08:50 AM


Sot në Pejë: VENDLINDJET E SHUMËZUARA TË SEJDI BERISHËS

Sot në Pejë: në restoran Kompleksi Koha e Re, me krijuesit nga Klina, Ismet Krasniqi Lala , Gjongjergjaj Lyra (Gjon Gjergjaj), Idriz Berisha Xhixhi, - mikpritje proverbiale nga krijuesi Sejdi Berisha e nga pronari i restoranit Arbër Bytyqi.

1.

Festuam 21-vjetorin e çlirimit të Republikës së Kosovës. Një takim pas shumë ditësh izolimi në një ambient të hapët, ashtu si Peja ka ajrin e Bjeshkëve dhe bukurinë e natyrës, ujërave dhe luleve... aty pranë një shëtitoreje të bukur që i japin gjallëri pejanët, duke ecur nga disa kilometra... a duke lëvizur me bicikletë, gjyshër me nipa e mbesa për dore...

2.

Këmbyem botimet e fundit, biseda rreth artit, të kaluarës, kulturës, atdhetarizmin shqiptar dje e sot, evokime për krijues që nuk janë më në mesin tonë, vlerat e interpretimet poetike, e, sidomos humori i anekdotave, po sidomos humori i Ismet Krasniqi Lala.

3.

Nga Sejdi Berisha, dhuratë dy librat e tij: "Njeriu 'pa' vendlindje" dhe "Ofelia nuk kthehet më..." LIbri i parë është quajtur roman autobiografik, por ku autori gërsheton evokimin me poezinë, i vë po në atë gërshet referencat e biografemave lirike me kronikën dhe rrëfimin, fotografinë si dëshmi autentike me diskurset e pasura eseistike-refleksive... Prof. Dr. FatmirTerziu shkruan: “… “pa’ vendlindje” shkon përtej Njeriut. Përtej fjalës. Përtej shkrimit. Përtej autobiografisë. Është një preambulë që ushqehet me vetë lidhjen e Njeriut. Njeriut që lind për të mos vdekur. Njeriut që mbetet në jetë. Njeriut që lë pas një vepër të vërtetë. Njeriut që penën dhe letrën i ka një provë, një buqetë, një shigjetë për të etiketuar dhe drejtuar rrugëtimin dhe modelin e vet, tek brezat anembanë, në këtë jetë. Edhe pse ky “Njeriu” ende vazhdon të jetë kryefjalë jete dhe shkrimi në Pejë, është një arsye më shumë në këtë dilemë. Tek e gjitha është e vërteta, është vetë jeta."

Te libri poetik "Ofelia nuk kthehet më" lexojmë vargje të një tragjike shekspiriane të jetës dhe dashurisë, me përjetimin e bukurisë së vargut dhe të jetës që mbetet pergamenë shpirti...

Le t'i lexojmë edhe si testamente të së bukurës në art e në jetë...

(Teksti PB, fotot: nga P.B. Ismet Krasnqi Lala dhe Arbër Bytyqi)

Prend Buzhala, 12-06-2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora