Kulturë
Sevdail Hyseni: ‘’Ligji’’ pa brekë!
E shtune, 06.06.2020, 11:11 AM
Satirike
"LIGJI"
PA BREKË!
Me
një farë zamani, burrat n'Arabi,
Nuk
vishnin brekë e kishin shprehi!
Po,
ky marifet nuk zgjati shumë vjet,
Kur
Qeveria Osmane erdhi n'pushtet!
Sulltani
me shpejtësi jep një sihariq,
Burrat
pa brekë, të dënohen me ligj!
Masat
filluan t'veprojnë me përpikëri,
Por,
të keqen një burrë u zu në befasi!
E
kapën pa brekë e sollën te gjyqtari,
I
cili seancën e nisi për së mbari:
-
Si quhesh? Je i martuar, keni fëmijë?
Po,
tha Arapi: pesë gra, dhjetëra fëmijë!
U
mendua pak gjykatësi pa një hezitim,
Në
emër t'Gjykatës nxori një Vendim!
-
Ky burrë të falet, u shkrua me hek',
S'ka
pasur kohë për të veshur brekë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga
interneti)
Komentoni