E premte, 26.04.2024, 09:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Dora e gjatë e hakmarrjes

E premte, 15.05.2020, 08:30 AM


Dora e gjatë e hakmarrjes

Tregim

Nga Përparim Hysi

Ngjarjet në këtë tregim i kam marrë pak si copa-copa. Copa-copa dhe këto"copa" veç i përafrova,sa doli një "kostum" që i rri pas shtatit hakmarrësit dhe të gjashmëve të tij në histori dhe në jetë. Në këtë tregim (jam i ndërgjegjshëm që  e kam ndërtuar tregimin në bazë të leximeve si dëshmi të bashkëkohësve shumë të besueshëm), rrëfehen personazhë historikë që, sa të bardhë janë dukur,aq të zesë dhe kanibalë kanë qenë me të vërtetë.

*     *     *

Ai që historikisht njihet  me atë nofkën"STALIN" nga pasrevolucionit e deri sa vdiq, ka patur një nofkë tjetër"KOBA". Unë nuk e di se ç'kuptim ka nofka"KOBA" në gjuhën gjeorgjiane, por nga bëmat (them nga ato bëmat prej vampiri), i shkon ajo nofka shqiptare"KOBI". Ishte kob e korb njëherësh. Është e vërtetë që KOBA,para revolucionit (po themi leninist),merrej me veprime arriviste, të ashtuquajtura revolucionare dhe jo vetëm u prangos nga policia cariste, por dhe u internua. Atje, në internim, nuk qe i vetëm. Ishin me qindra, por unë do qëndroj tek një figurë që,sado larg qe nga KOBA për shkollim,po se po, por dhe  për një shpirt fare të ndryshëm nga KOBA. E kam fjalën për JAKOV SVERDLLOV. Diametrialisht të kundërt në formim dhe në ide, aty, në internim ndodhi ajo që në popull thuhet:"Moj kasolle,ku na mblodhe".

JAKOV SVERDLLOV vinte nga një familje çifute (po t'i shfletosh mirë fletët e historisë, has në një fakt shumë domethënës: çifutët e kanë bërë revolucionin dhe.ILIÇI, u proklamua në krye se ishte rus). SVERDLLOVËT (familje çifute) rronin  në NIZHNI NOVGOROD dhe i ati,GAVRILI jo vetëm qe gdhëndës me famë,por familjarisht për përmbysjen e carit. Kur djali i madh (vëllai i madh i Jakovit), doli nga"rruga anti",babai lëshoi mallkimin dhe e përzuri nga shtëpia në pakthim të birin:ZINOVIN. Kuptohet se nuk qe aq e lehtë të jetoje pa çati dhe pa të ardhura dhe,pikërisht, si ogur i bardhë bëhet prezent një personazh tjetër që, nga brezi ynë (flas për të moshuar e të lexuar njëherësh: u zgjat dora prej bamirësi shpirtëror,e MAKSIM GORKIT. Që prej asaj dite, ZINOVI u bë djali me shpirt dhe mori mbiemrin:PESHKOV. Që mos i kthehem më,ZINOVIT PESHKOV, ky jo vetëm nuk e pranoi revolucionin e tetorit,por u arratis nga Rusia për në Francë. Atje u bë luftëtar i dëgjuar dhe arriti dhe gradën e gjeneralit.Kur e pyesnin,të arratisur të tjerë nga Rusia, se ç'marrdhënie mbante me të vëllezërit SEVERDLLOVË, thoshte:- Unë nuk kam vëllezër.

*      *     *

MAKSM GORKI, një shkrimtar i madh rus (hiq romanin "NËNA") që, sado e mbështeti revolucionin, ai kishte emër dhe peshë si personalitet:shkrimtar,poet,dramaturg dhe,pse mos themi,alturist. Emri i tij lakohet edhe për mbështetjen historike që i bëri atij,TRUFANOVIT, atij"dhespotit të kuq" që   i dha mundësinë  që të arratisej nga RUSIA përmjet kufirit me Finlandën. GORKI qe zëri fuqishëm në skenat e teatrit rus. Me dramat e tij dhe të Çehovit, lulëzonte teatri rus.Dhe shpesh artistet që loznin në këto skena,edhe e humbnin pusullën pas një autori si GORKI.Ja veç dy momente"dobësie" të GORKIT (unë e dua GORKIN!):- Këtë libër.OLGA LEONORDOVNA,për ju do ta mbështillja me lëkurën time! A ka kortezi më të bukur për t'ia bërë një femre? Ose:-Deri sa ti nuk do t'i heqësh sytë nga unë, nuk do më japësh mundësi që të gëlltis pështymën (për një tjetër, natyrisht). Për mos shkuar më tej,kur vizitoi AMERIKËN, me vete kishte një nga ato "që nuk ia hiqte sytë". Por GORKIN nuk e ndërkalla më kot. Se pikërisht aty tek Teatri rus  të pararevolucionit,ishte afruar një aktore e bukur. Aq e bukur,sa po të futesh në lëkurën e GORKIT, nuk gëlltisje dot pështymën. E kam fjalën për të bukurën DARJA ALEKSANDROVA. Qe shumë e bukur.por ishte naive dhe i zinte besë çdo të njohuri. Qëlloi që një nga të njohurit. i kërkoi në mirëbesim që të fshihte një iibër politik. Kaq mjaftoi që aktoren e bukur ta dërgonin në syrgjyn.

*    *   *

DARJAN, këtë"revolucionare të rrezikshme",e dërguan syrgjyn, po të shprehem metaforikisht në"kasolllen e madhe" ku,veç tjerash, vuanin dënimin dhe KOBA,dhe SVERDLLOVI. Që të dy,sa panë DARJAN, u iku nga "damarët" revolucioni. Filloi emocioni. Të dyve u kullonin sytë: KOBA,brutal në pamje dhe si egërsirë, dhe JASHA, me atë brishtësinë e njeriut me kulturë  e me edukatë tradicionale familjare. Dy burra në radarët e një femre të bukur e të birshtë që kishte nevojë për mbështetje. Që të dy,rivalët, ishin  të martuar dhe me nga një djalë secili. Por bukuria kujt nuk i merr mendjen. DARJA zgjodhi JASHA SVERDLLOVIN dhe KOBA veç u kollit. Ai nuk dinte të falte.

Çudia vazhdon kështu. Pas internimit,SVERDLLOVI u khye tek gruaja e parë. Stallini aty në dhëmballë e kishte gati hakmarrjen.Jo vetëm nuk u kthye tek gruaja e parë.As donte të flitej për atë dhe as për djalin(për çudi,djali iparë i Stalinit quhej JAKOV) Ai e bëri hasha dhe la ta pushkatonin gjermanët. STALINI nuk harronte dhe JASHA SVERDLLOVI vdiq nga tbc më 1919.Atëherë qe krah i djathtë i Leninit dhe Lenini,dinak  edhelparak siç qe, ia la në derë,SVERDLLOVIT,"masakrimin e familje së Carit". Qyteti EKATERINOBURG u quajt SVERDLLOV. Stalini hakmarrës,sado gjeorgjian, e njihte afeksionin e rusëve për Carin dhe nuk ia hoqi emrin qytetit. Qe pak si hakmarrje me"karshillëk". Svjedrllovin  nuk e harronte, por as dhe Darien.

*    *    *

Por ç'ndodhi me Darien bukuroshe, kur KOBA është STALIN dhe dorën e ka të gjatë. DARIEN vërtet e braktisi SVERDLLOVI, por vëllai  i tij, më i vogël,VENIAMINI pa  asnjë paragjykimi e bëri bashkëshorte të tij. DARJA, nëse JASHA do jetonte, do ta kishte,tani pas revolucionit,kunat. Epo dora e gjatë e KOBËS veproi: e pushkatuan  të birin e revolucionarit GAVRIL SVJEDRLLOV. Akuza?  Dihet: KOBA për akuza qe si kardinali RISHELE që thoshte:- Më jepni një emër mbi një letër të bardhë,se e di vetë se si do ta nxijë.

*     *    *

Dhe se kush qenë SVJERDLLOVËT,s'kam se si mos shtoj dhe një fakt shumë domethënës:ILIÇI dhe anëtarët e BYROSË POLITIKE(dy të tretat çifutë), kishin marrë mas për vete dhe familjet e tyre,nëse humbnin pushtetin. Kishin kirjuar "bankën  e tyre të fshehtë të thesarit". Kjo "bankë" me ligota floriri dhe me bizhuteri të grabitura" i qe besuar gruas të SVJEDRLLOVIT. Po tek SVJEDRLLOVËT u rrit dhe u përgatit "revolucionari" famkeq,JAGODA, që veç krimeve,kish për bashkëshorte,mbesën e USTA GAVRLIVIT apo çupën e të vetmes motër të SVJEDRLLLOVËVE. STALINI dhe Jagodën e vuri në satër.   Ta ketë patur vetëm se kish lidhje me Svjerdllovët. Nuk e besoj. Veç për mos t'i hamë hakën kriminelit Jagoda, kur prokurori kirminel, famkeqi VISHINSKI i bëri pyetjen:- A je i penduar për krimet që ke bërë? Ai u përgjigj:- Po. Vnimanje,- bërtiti Vishniski,- shëno i tha sekretarit,- i penduari po pendohet.- Përse je i penduar? - Jam  i penduar që nuk u zhduka një nga një!!!

Tiranë,14 maj  2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora