E premte, 26.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Editorial

Nikë Gashaj: Agonia e ish-Jugosllavisë dhe prova e puçit ushtarak

E enjte, 14.05.2020, 02:53 PM


AGONIA E ISH-JUGOSLLAVISË DHE PROVA E PUÇIT USHTARAK

Nga Nikë Gashaj

Ish-Jugosllavia pas vdekjes së Titos ka qenë shumë e sëmur, e shkatërruar nga brenda. Prandaj, ka qenë në pyetje vetëm koha, se kur ajo do të zhduket nga skena botërore. Derisa, agonia ka zgjatë, në Republika të gjithëve iu është grabit për t’i krijuar kushtet  për sendërtimin e qëllimeve të tyre të cilëve iu janë dukët më të përshtatshme pas varrimit të shtetit të përbashkët. Sërbia e ka shpejtua politikën e saj ekspansioniste. Në atë drejtim, e ka pacifikua Kosovën, bar ashtu është dukur, e ka bë me heshtur Vojvodinën, Malin e Zi e ka vë në pozitë servile. I ka mbet me e forcua pushtetin e sërbëve kroat të rebeluar në pjesët e okupuara të kroacisë për të cilat ka pasë qëllim me i inkorporua,  ndërsa për BeH, ka pas për qellim me e sulmua ushtarakisht. Kroacia ka përgatitur ndarjen dhe formimin e konfederatës ose të Unionit të shtetëve të pavarura, si dhe është armatosur, e vetëdijshme, se më në fund vetëm “pushka e vet në krahë” mund t’i garantoj ekzistencën (Davorin Rudolf). Sllovenët në mënyrë normative e kanë rregulluar vetëqenësinë e shtetit të pavarur, kurse Maqedonia dhe BiH kanë qenë në dyshim, të ndarë më dysh, ndërmjet federatës asimetrike të butë, dhe të shtetit të pavarur në Konfederatë ose Union të shtetëve sovrane.

Në shtetin e përbashkët Jugosllav, vetëm e ashtuquejtura Armata Popullore Jugosllave akoma ka treguar shënja të jetës. Meqënëse, Gjeneralshtabi i ushtrisë  ka anua kah Serbia, lideri sërb Sllobodan Millosheviqi, e ka vendosur me e shfrytëzua Armatën e përbashkët jugosllave për arritjet e qëllimit të tij, i cili në atë moment ia dukët më i rëndësishmi: Me e ndalë armatimin e Kroacisë, me i forcua pozitat e sërbëvet kroat të rebeluar dhe përgatitja e pushtimit të territorëve të BeH. Për me qenë krejt ajo në pajtim me Kushtetutën e Jugosllavisë dhe me ligjet federale, në veçanti në sy të Bashkësisë ndërkombëtare, SHBA dhe NATO-së, ka vëndosur me u shërbye me Kryesinë e Jugosllavisë, Komandën supreme të ushtrisë në shtet.

Kryesia e RSFJ ka qenë i vetmi organ i autorizuar në mënyrë legale me i urdhërua Armatës ushtare për përdorimin e forcave të armatosura. Mirëpo, Millosheqviqi në atë organ, me marifetlluke e dredhi të ndryshme, ka arrijtur prej gjithsejit tetë vende(vota) me i pasur tri(  një vend i përfaqësimit të Serbisë të ngusht, një të Vojvodinës dhe një të Kosovës, megjithëse autonomitë  e të dyjave Krahina kanë qenë të analuara(abroguara), dhe ato nuk e kanë përbë më elementet konstitutive të federatës), plus vota e Malit të Zi i cili ka anuar kah Serbia. Ashtu që vendimet me rëndësi janë marrë me shumicë prej pesë votave.

APJ  midis petritëve dhe të ngurruerëve

Ushtria për një kohë ka qenë e pavendosur, dyshas, ndërmjet petritëve (sokolave) të vet të lidhur me udhëheqësinë e Sërbisë dhe të atyre të dyshuar, të ngurruar, shumica e eprorëve të ri, të cilët janë frigua nga intervenimi i NATO-së, në qoftë se Armata e përdor forcën në konfliktet e brëndshme në Jugosllavi. Njeriu i parë i APJ gjenerali Velko Kadijeviq, ministri federativ i mbrojtjes, më së miri me sjedhjet dhe propozimet e tij e ka pasqyrua

gjëndjen në ushtri. Në mëngjez ka bërtit dhe kërcnua që vëndosshmërisht duhet thyer e mposhtë pushteti kroat, kurse në mbrëmje i ballafaquar me rreziqe, e ka përdredh bishtin dhe është tërhequr. Për shkak të lëkundshmerisë të tij, udhëheqësit e Republikës së Sërbisë: Millosheviqi dhe Joviqi kanë qënë shumë të idhnuar në të, dhe e kanë quajtur gjeneralin me emëra fyes: i paaftë, bishtnues dhe qyqe.

Urdhëri për çarmatimin e njësive paraushtarake

Pas diskutimeve të ashpëra të cilat kanë zgjatë gjithë ditën, Kryesia RSFJ, me 9 janar 1991, e ka dhënë Urdhërin: gjatë 10 ditëve duhet me u çarmatosur të gjitha formacionet e armatosura të cilat nuk janë në sistemin unitar të forcave të armatosura të RSFJ ose të organeve të punëve të brëdshme. Në qendër të analizës ka qenë Kroacia.

Në Kroaci, natyrisht, kurr kush nuk ka dashur me ia dorëzua armët të cilat me vështirësi i kanë fitua, kryesisht duke i ble nga vendet e huaja(pasi që APJ ua ka marr armët e mbrojtjes territoriale, në maj 1990.).

Në skaj të intervenimit ushtarak

Situata është dramatike. Kroatët nuk i kanë kthyer armët, andaj APJ e ka ngritur gatishmërinë për luftë në nivel më të lartë. Njëkosisht, ministria e mbrojtjes e Kroacisë ua ka dërgua Udhëzimet urgjente të gjitha organeve administrative për punë të mbrojtjes popullore:”Në Kroaci të gjitha njësitë dhe shtabet me i vu në shkallën më të lartë të gatishmërisë! Sipas disa burimeve, janë mobilizuar 50 mijë rezervista policë.

Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kroacisë është mbajtur më 25 janar 1991. Presidenti i Kroacisë, Franjo Tugjman në foltore idhur ka thënë:Armata nuk ka të drejt me vendos për fatin e tonë! Po ashtu bëri thirrje për mbrojtjen e vendit, por dhe për dialog. Më tutje vëndosi që me me një delegacion më të lartë shtetëror të udhëtoj për Beograd, për me bisedua me udhëheqësit kryesor të Sërbisë dhe Jugosllavisë për zgjidhjen e krizës shtetërore jugosllave.

Në Beograd, pasdite është thirrur Mbledhja e Kryesisë së Jugosllavisë , sepse Kroacia dhe më tutje nuk i kthen armët. Ministri federal i mbrojtjes, gjenerali Kadijeviq, informoi Kryesinë RSFJ se ushtria është e gatshme për të mbrojtur Jugosllavinë, dhe ka vendosur me kërkua nga Komanda supreme e forcave të armatosura, d.m.th. të Kryesisë të RSFJ, t’ia jap Urdhërin APJ të jetë e gatshme menjëherë të angazhohet, nëse vihet deri te konfliktet ndërnacionale në çdo pjesë të Jugosllavisë.

Në mbledhjen e Kryesisë të Jugosllavisë, shumica e anëtarëve nuk i kanë përkrah propozimet e ushtrisë. Bloku serbo-malazes i Kryesisë së Jugosllavisë, menjëher e ka përkrah qërimin e hesapeve me kroatë. Ata kanë kërkua që Kryesia, aty për aty t’ia jap lëjen Armatës për veprim të lirë luftarak. Ndërsa, antarët të tjerë kanë qenë kundra: Stjepan Mesiq, Janez Denovshek dhe Bogiq Bogiqeviq, ndërsa Vasil Turpukovski, ka qenë në rrugë zyrtare. Më tutje janë zhvilluar polemika të ashpëra, debat me grindje, në momente të pa kontrolluara, ka ardhur deri te thyerja dhe kaosi i përgjithshëm. Në një moment Drnovsheku i irituar me hidhërim ka dalë prej sallet. Pastaj, është kthye. Sëbashku me Mesiqin janë kundërshtua çdo diskutimi për Kroacinë përpa përfaqësuesit e saj. Për atë arësye, rreth orës 20, janë thirr në mbledhje përfaqësuesit e Kroacisë: Franjo Tugjman, Zharko Domljan dhe Josip Manoliq. Pasi ka ardhë në mbledhje të Kryesisë së Jugosllavisë, i zemruar, i hidhëruar dhe agresiv, presidenti i Republikës së Kroacisë Tugjman,  antarëve të Kryesisë ua ka tha në sy, se Kroacia mbrohet prej “bandave serbe”,  nga puçi shtetëror. Kroacia është e gatshmr për dialog, por dhe për mbrojtjen gjithëpopullore, në rast se, kushdo ta rrezikoj sovranitetin kroat. Joviqi, përfaqësuesi i Serbisë ka qenë i habitur dhe i hutuar për kurajën dhe për një nivel të lartë të rebelimit të një kroati i cili ka ardhur personalisht në Beograd i gatshëm për grindje. Më së pari është pështjellur, pastaj diçka ka përzie duke përmënd qetësinë dhe kompromisin. Dëshmitarët më vonë kanë thënë, se ai ka qenë i tkurrun, i friguar me pamjen e furishme dhe fjalimin e presidentit të Kroacisë. Prandaj, edhe ashtu me stas i shkurt, është dukët dhe më tepër si mistrec.

Debata ka zgjat deri në mjesnatë. Kurrkush kujt nuk i ka besua. Më në fund pjesmarrësit pas një debati të ashpër, disesi kanë arritur të merren vesh: Kroacia menjëherë të shpërndaj e çarmatos policinë rezerviste, ndërsa në anën tjetër ushtria duhet ta hiq gatishmërinë për luftë dhe ajo të këthehet në kushte të zakonshme të kohës së paqës. Në mbrëmje me 25 janar, pas mbledhjes së Kryesisë të RSFJ, gjenerali Kadijeviq në një sallë të veçantë, ka bisedua vetëm me presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman. Në fund të bisedës Kadijeviqi i ka thënë Tugjmanit: “Franjo, të lutem në të ardhëshmen komuniko vetëm me Millosheviqin, sepse të gjithë të tjerët në Sërbi janë çetnikë të fortë!(Manolliq).

Prova e pësëritur e puçit shtetëror

Me kërkesën e APJ, më 12 mars 1991. përsëri bashkohet Kryesia e Jugosllavisë, si komandë supreme e forcave të armatosura të Jugosllavisë. Për rënd të ditës kanë qenë propozimet definitive të ushtrisë për zgjidhjen e krizës të shtetit të Jugosllavisë. Në emër të Gjeneralshtabit të APJ, propozimet në pësë pikë i ka paraqitur ministri i mbrojtjes federativ, gjenerali Velko Kadijeviq. Ndër të tjerat, APJ ka propozuar: marrja e vendimit të menjëhershëm për shpalljen e gjëndjes të jashtëzakonshme në tërë territorin e Jugosllavisë. Armata Popullore e Jugosllavisë, kështu pra, e ka propozua grusht shtetin e fshehur, tinzë, me pretekst të dobët demokratik, për ta marr pushtetin ushtria në Jugosllavi. Shprehimisht, nuk është përmendur gjëndja në Kosovë. Sipas kërkesës së ushtrisë, pas shpalljes të gjëndjes së jashtëzakonshme, do të organizohet dhe të mbahet  Referendumi për zgjidhjen e çështjes politike të Jugosllavisë. Mirëpo, referendumi në Jugosllavi do të përfshinte popujt, dhe jo republikat, serbët në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovin, por jo dhe shqiptarët në Kosovë, sepse politika zyrtare sërbe shqiptarët i trajton si pakicë kombëtare, e jo si popull.

Për propozimin e ushtrisë janë dakordua: Joviq(Serbia), Nenad Buqin (Mali i Zi), Jugosllav Kostiq (Vojvodina) dhe Riza Sapunxhiu(Kosovë). Propozimet i kanë kundërshtua: Stjepan Mesiq(Kroacia), Bogiq Bogiqeviq (Bosnja e Hercegovina) dhe Vasil Turpukovski (Maqedonia), Janez Drnovshek (Sllovenia) nuk ka qenë në mbledhje. Propozimi nuk ka kalua. Për vendimin e Kryesisë së Jugosllavisë kanë qenë të nevojshme pesë vota pozitivë. Pra, ka munguar një vot.

Fjala e Stijepan Mjesiqit në mbledhjen e Kryesisë të ish- Jugosllavisë

Në Kosovë situata nuk mund të zgjidhe me dhunë- represion.

Nuk mund të zgjidhet kundra shqiptarëve dhe përpa shqiptarë.

Në mbledhjen e Kryesisë të ish- Jugosllavisë, Stjepan Mjesiqi(Kroacia), ndër të tjerat ka thënë:

Sa mua më përketë , nuk shof arësye për dramatik. Situata nuk është e tillë që duhet me shkua në gjëndje të jashtëzakonshme, makar, sa i përket Kroacisë. Atje, në Kroaci vatra e krizës është krijuar artificialisht, për mos të shihet Kosova, janë krijua Knin, Petrinja dhe Pakrac.Ndërsa në Kosovë situata nuk mundet zotëri, me u zgjidhur me dhunë(represion). Nuk mund të zgjidhet kundra shqiptarëve dhe përpa shqiptarë, por nuk mundet as situata në Kroaci me u zgjidhur përpa kroatë dhe kundëra kroatëve, a pikërisht, ajo po tentohet. Është bë përpjekje në mënyrë artificiale me i përfitua sërbët kundra kroatëve, gjoja se serbët në kroaci janë të rrezikuar, tani kërkohet me shkua në gjendje të jashtëzakonshme. Mëndoj se me shpalljen e gjëndjes të jashtëzakonshme do të ndalohej çdo mundësi për marrëveshje. Mesiqi tha dhe atë, se gjëndja e jashtëzakonshme propozohet me qellim të shpëtimit të udhheqësisë aktuale të Serbisë nga opozita politike në Sërbi.

Pas dy ditësh, më 14 mars, meqënëse në debat shumica e pjesëmarrësëve nuk e ka përkrah futjen e gjëndjes së jashtëzakonshme, në vend të saj është propozuar nga ana e ushtrisë, ndërmarrja e masave të gatishmërisë të forcave të armatosura, duke përfshi dhe mobilizimin e pjesshëm. Mirëpo, as ashtu, një vendim i modifikuar nuk është marr, sepse nuk janë sigurua pesë vota të nevojshme.  Për propozimet e APJ përsëri kanë votua: Borisllav Joviq, Jugosllav Kostiq, Nenad Buqin dhe Riza Sapunxhiu. Kundër propozimit të ushtrisë kanë qenë:  Stjepan Mesiq, Vasilj Turpukovski dhe Bogiq Bogiqeviq, kurse Janez Dernovshek, nuk ka marr pjesë në mbledhje.

Shkuarja e Kadijeviqit në Moskvë

Pas ndërprerjes së mbledhjes të Kryesisë të Jugosllavisë, më 12 mars ministri i mbrojtjes Velko Kadijeviq, fshehtazi, përkrye natet, me ajroplan special ushtarak ka shkua në Moskvë për këshillim me ministrin sovjetik të mbrojtjes, Dimitrin Jazov. Gjenerali Kadijeviq  ka dashtur me e vërtetua, se sipas vlerësimeve të Moskvës, a do të intervenoj NATO-ja, në qoftë se APJ e merr pushtetin në Jugosllavi dhe si do jetë reagimi i Moskvës në këtë situatë. Andaj, e ka kërkua përkrajen ruse, në rast se, ushtria e bën grusht shtetin. Sipas shënimeve të Kadieviqit, ministri Jazov e ka marr në telefon Gorbaçovin, presidentin e Bashkimit Sovjetik. “Përgjigjet kanë qenë plotësisht negative dhe janë redukua në atë, se në kurrfarë përkrahje të Bashkimit Sovjetik nuk mund të llogarisim... Përgjigjja e udhëheqësisë të Bashkimit Sovjetik, në veçanti e Gorbaçovit ka qenë  fare krejt negative dhe përfundimisht arëmiqësore për Jugosllavinë”. Kadieviqi është kthyer në të njëjtën natë në Beograd përpa kurrfarë garancie sovjetike. Me fjalë të tjera: “Bisht për luk dhe curick”!

Konfuzioni dhe gjëndja kaotike e funksionimit të Udhëheqësisë së Jugosllavisë, në atë kohë, e vërteton dhe fakti se ministri i mbrojtjes Kadijeviqi, ka shkua në Moskvë me ajroplan special ushtarak, përpa dijen dhe lëjen e shefit të tij, Kryeministrit të qeverisë së Jugosllavisë, Ante Markoviq.

Pse puçi shtetëror ushtarak nuk u realizua në ish-Jugosllavi?

Pse në atë periudhë të furishme, Armata nuk e realizoi puçin ushtarak?

Në Gjeneralshtab të Armatës Jugosllave, më 17 mars ka mbizotërua pikëpamja se puçi do ta kompromitoi ushtrinë, do ti homogjenizoi kroatët dhe sllovenët, dhe ata do t’i kthejnë dhe popujt tjerë kundra serbëve, do të shkaktonte kaos në ekonomi, a mund të shkaktoj dhe sankësione ndërkombëtare, blokadën financiare, intervenimin, nga jashtë. Ushtarët në mënd e kanë pasur dhe pikëpamjet e SHBA dhe të NATO-së, të cilët i janë kundërshtua përdorimit të forcës. Gjithashtu, kanë qenë në dijeni dhe për pikëpamjet e Gorbaçovit dhe të Jazanovit për mospërzierjen e Rusëve në krizën shtetërore të Jugosllavisë. Beogradi e ka pas marr informatën mbi bisedat e zyrtarëve të lartë të NATO-së, me Gjeneralshtabin e Armatës Sovjetike. Natovcat kanë kërkua që Rusët mos ta përkrahin Armatën e Jugosllavisë. Po ashtu kanë deklarua se NATO-ja, në pjesëmarrjen eventuale të Armatës Jugosllave në njërën anë të paleve në konfliktë, vëndosshmërisht do të reagoj.

Historia përsëritet

Përfundim: në bazë të asaj që është thënë më lartë, rrjedh se në atë kohë të pushtetit të Millosheviqit dhe të shkatërrimit të ish-Jugoslavisë, përaqësuesi i Kosovës në Kryesinë e Jugosllavisë, ka qenë Riza Sapunxhiu, dhe kryesisht ka votua si bloku serbo-malazes, për formimin e Sërbisë së Madhe. Ndërsa, interesat e shqiptarëve të Kosovës është dashtur për t’i mbrojtur të tjerët, nga Kroacia dhe Sllovenia. Kjo është apsurde. Por, duhet të supozohet se përfaqësuesit të Kosovës i janë kërcnua udhëheqësia sërbe, prandaj ai është dhe frigua. Ky rast mund të krahasohet me presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçin. Fatëkeqësisht, Historia përsëritet!

(Autori është politolog)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora