| E enjte, 14.05.2020, 02:53 PM |
AGONIA E ISH-JUGOSLLAVISË DHE PROVA E PUÇIT USHTARAK
Nga
Nikë Gashaj
Ish-Jugosllavia pas vdekjes së Titos ka qenë shumë e
sëmur, e shkatërruar nga brenda. Prandaj, ka qenë në pyetje vetëm koha, se kur
ajo do të zhduket nga skena botërore. Derisa, agonia ka zgjatë, në Republika të
gjithëve iu është grabit për t’i krijuar kushtet për sendërtimin e qëllimeve të tyre të cilëve
iu janë dukët më të përshtatshme pas varrimit të shtetit të përbashkët. Sërbia
e ka shpejtua politikën e saj ekspansioniste. Në atë drejtim, e ka pacifikua
Kosovën, bar ashtu është dukur, e ka bë me heshtur Vojvodinën, Malin e Zi e ka
vë në pozitë servile. I ka mbet me e forcua pushtetin e sërbëve kroat të
rebeluar në pjesët e okupuara të kroacisë për të cilat ka pasë qëllim me i
inkorporua, ndërsa për BeH, ka pas për
qellim me e sulmua ushtarakisht. Kroacia ka përgatitur ndarjen dhe formimin e
konfederatës ose të Unionit të shtetëve të pavarura, si dhe është armatosur, e
vetëdijshme, se më në fund vetëm “pushka e vet në krahë” mund t’i garantoj
ekzistencën (Davorin Rudolf). Sllovenët në mënyrë normative e kanë rregulluar
vetëqenësinë e shtetit të pavarur, kurse Maqedonia dhe BiH kanë qenë në dyshim,
të ndarë më dysh, ndërmjet federatës asimetrike të butë, dhe të shtetit të
pavarur në Konfederatë ose Union të shtetëve sovrane.
Në shtetin e përbashkët Jugosllav, vetëm e ashtuquejtura
Armata Popullore Jugosllave akoma ka treguar shënja të jetës. Meqënëse, Gjeneralshtabi
i ushtrisë ka anua kah Serbia, lideri
sërb Sllobodan Millosheviqi, e ka vendosur me e shfrytëzua Armatën e përbashkët
jugosllave për arritjet e qëllimit të tij, i cili në atë moment ia dukët më i
rëndësishmi: Me e ndalë armatimin e Kroacisë, me i forcua pozitat e sërbëvet
kroat të rebeluar dhe përgatitja e pushtimit të territorëve të BeH. Për me qenë
krejt ajo në pajtim me Kushtetutën e Jugosllavisë dhe me ligjet federale, në
veçanti në sy të Bashkësisë ndërkombëtare, SHBA dhe NATO-së, ka vëndosur me u
shërbye me Kryesinë e Jugosllavisë, Komandën supreme të ushtrisë në shtet.
Kryesia e RSFJ ka qenë i vetmi organ i autorizuar në
mënyrë legale me i urdhërua Armatës ushtare për përdorimin e forcave të
armatosura. Mirëpo, Millosheqviqi në atë organ, me marifetlluke e dredhi të
ndryshme, ka arrijtur prej gjithsejit tetë vende(vota) me i pasur tri( një vend i përfaqësimit të Serbisë të ngusht,
një të Vojvodinës dhe një të Kosovës, megjithëse autonomitë e të dyjave Krahina kanë qenë të
analuara(abroguara), dhe ato nuk e kanë përbë më elementet konstitutive të
federatës), plus vota e Malit të Zi i cili ka anuar kah Serbia. Ashtu që
vendimet me rëndësi janë marrë me shumicë prej pesë votave.
APJ midis petritëve dhe të ngurruerëve
Ushtria për një kohë ka qenë e pavendosur, dyshas,
ndërmjet petritëve (sokolave) të vet të lidhur me udhëheqësinë e Sërbisë dhe të
atyre të dyshuar, të ngurruar, shumica e eprorëve të ri, të cilët janë frigua
nga intervenimi i NATO-së, në qoftë se Armata e përdor forcën në konfliktet e
brëndshme në Jugosllavi. Njeriu i parë i APJ gjenerali Velko Kadijeviq,
ministri federativ i mbrojtjes, më së miri me sjedhjet dhe propozimet e tij e ka pasqyrua
gjëndjen në ushtri. Në mëngjez ka bërtit dhe kërcnua që
vëndosshmërisht duhet thyer e mposhtë pushteti kroat, kurse në mbrëmje i ballafaquar
me rreziqe, e ka përdredh bishtin dhe është tërhequr. Për shkak të lëkundshmerisë
të tij, udhëheqësit e Republikës së Sërbisë: Millosheviqi dhe Joviqi kanë qënë
shumë të idhnuar në të, dhe e kanë quajtur gjeneralin me emëra fyes: i paaftë,
bishtnues dhe qyqe.
Urdhëri
për çarmatimin e njësive paraushtarake
Pas diskutimeve të ashpëra të cilat kanë zgjatë gjithë
ditën, Kryesia RSFJ, me 9 janar 1991, e ka dhënë Urdhërin: gjatë 10 ditëve
duhet me u çarmatosur të gjitha formacionet e armatosura të cilat nuk janë në
sistemin unitar të forcave të armatosura të RSFJ ose të organeve të punëve të
brëdshme. Në qendër të analizës ka qenë Kroacia.
Në Kroaci, natyrisht, kurr kush nuk ka dashur me ia
dorëzua armët të cilat me vështirësi i kanë fitua, kryesisht duke i ble nga
vendet e huaja(pasi që APJ ua ka marr armët e mbrojtjes territoriale, në maj
1990.).
Në
skaj të intervenimit ushtarak
Situata është dramatike. Kroatët nuk i kanë kthyer armët,
andaj APJ e ka ngritur gatishmërinë për luftë në nivel më të lartë. Njëkosisht,
ministria e mbrojtjes e Kroacisë ua ka dërgua Udhëzimet urgjente të gjitha
organeve administrative për punë të mbrojtjes popullore:”Në Kroaci të gjitha
njësitë dhe shtabet me i vu në shkallën më të lartë të gatishmërisë! Sipas disa
burimeve, janë mobilizuar 50 mijë rezervista policë.
Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kroacisë është
mbajtur më 25 janar 1991. Presidenti i Kroacisë, Franjo Tugjman në foltore
idhur ka thënë:Armata nuk ka të drejt me vendos për fatin e tonë! Po ashtu bëri
thirrje për mbrojtjen e vendit, por dhe për dialog. Më tutje vëndosi që me me
një delegacion më të lartë shtetëror të udhëtoj për Beograd, për me bisedua me
udhëheqësit kryesor të Sërbisë dhe Jugosllavisë për zgjidhjen e krizës
shtetërore jugosllave.
Në Beograd, pasdite është thirrur Mbledhja e Kryesisë së
Jugosllavisë , sepse Kroacia dhe më tutje nuk i kthen armët. Ministri federal i
mbrojtjes, gjenerali Kadijeviq, informoi Kryesinë RSFJ se ushtria është e
gatshme për të mbrojtur Jugosllavinë, dhe ka vendosur me kërkua nga Komanda
supreme e forcave të armatosura, d.m.th. të Kryesisë të RSFJ, t’ia jap Urdhërin
APJ të jetë e gatshme menjëherë të angazhohet, nëse vihet deri te konfliktet
ndërnacionale në çdo pjesë të Jugosllavisë.
Në mbledhjen e Kryesisë të Jugosllavisë, shumica e
anëtarëve nuk i kanë përkrah propozimet e ushtrisë. Bloku serbo-malazes i
Kryesisë së Jugosllavisë, menjëher e ka përkrah qërimin e hesapeve me kroatë.
Ata kanë kërkua që Kryesia, aty për aty t’ia jap lëjen Armatës për veprim të
lirë luftarak. Ndërsa, antarët të tjerë kanë qenë kundra: Stjepan Mesiq, Janez
Denovshek dhe Bogiq Bogiqeviq, ndërsa Vasil Turpukovski, ka qenë në rrugë
zyrtare. Më tutje janë zhvilluar polemika të ashpëra, debat me grindje, në
momente të pa kontrolluara, ka ardhur deri te thyerja dhe kaosi i përgjithshëm.
Në një moment Drnovsheku i irituar me hidhërim ka dalë prej sallet. Pastaj,
është kthye. Sëbashku me Mesiqin janë kundërshtua çdo diskutimi për Kroacinë
përpa përfaqësuesit e saj. Për atë arësye, rreth orës 20, janë thirr në
mbledhje përfaqësuesit e Kroacisë: Franjo Tugjman, Zharko Domljan dhe Josip
Manoliq. Pasi ka ardhë në mbledhje të Kryesisë së Jugosllavisë, i zemruar, i
hidhëruar dhe agresiv, presidenti i Republikës së Kroacisë Tugjman, antarëve të Kryesisë ua ka tha në sy, se
Kroacia mbrohet prej “bandave serbe”,
nga puçi shtetëror. Kroacia është e gatshmr për dialog, por dhe për
mbrojtjen gjithëpopullore, në rast se, kushdo ta rrezikoj sovranitetin kroat.
Joviqi, përfaqësuesi i Serbisë ka qenë i habitur dhe i hutuar për kurajën dhe
për një nivel të lartë të rebelimit të një kroati i cili ka ardhur personalisht
në Beograd i gatshëm për grindje. Më së pari është pështjellur, pastaj diçka ka
përzie duke përmënd qetësinë dhe kompromisin. Dëshmitarët më vonë kanë thënë,
se ai ka qenë i tkurrun, i friguar me pamjen e furishme dhe fjalimin e
presidentit të Kroacisë. Prandaj, edhe ashtu me stas i shkurt, është dukët dhe
më tepër si mistrec.
Debata ka zgjat deri në mjesnatë. Kurrkush kujt nuk i ka
besua. Më në fund pjesmarrësit pas një debati të ashpër, disesi kanë arritur të
merren vesh: Kroacia menjëherë të shpërndaj e çarmatos policinë rezerviste,
ndërsa në anën tjetër ushtria duhet ta hiq gatishmërinë për luftë dhe ajo të
këthehet në kushte të zakonshme të kohës së paqës. Në mbrëmje me 25 janar, pas
mbledhjes së Kryesisë të RSFJ, gjenerali Kadijeviq në një sallë të veçantë, ka
bisedua vetëm me presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman. Në fund të bisedës
Kadijeviqi i ka thënë Tugjmanit: “Franjo, të lutem në të ardhëshmen komuniko
vetëm me Millosheviqin, sepse të gjithë të tjerët në Sërbi janë çetnikë të
fortë!(Manolliq).
Prova
e pësëritur e puçit shtetëror
Me kërkesën e APJ, më 12 mars 1991. përsëri bashkohet
Kryesia e Jugosllavisë, si komandë supreme e forcave të armatosura të
Jugosllavisë. Për rënd të ditës kanë qenë propozimet definitive të ushtrisë për
zgjidhjen e krizës të shtetit të Jugosllavisë. Në emër të Gjeneralshtabit të
APJ, propozimet në pësë pikë i ka paraqitur ministri i mbrojtjes federativ,
gjenerali Velko Kadijeviq. Ndër të tjerat, APJ ka propozuar: marrja e vendimit
të menjëhershëm për shpalljen e gjëndjes të jashtëzakonshme në tërë territorin
e Jugosllavisë. Armata Popullore e Jugosllavisë, kështu pra, e ka propozua
grusht shtetin e fshehur, tinzë, me pretekst të dobët demokratik, për ta marr
pushtetin ushtria në Jugosllavi. Shprehimisht, nuk është përmendur gjëndja në
Kosovë. Sipas kërkesës së ushtrisë, pas shpalljes të gjëndjes së
jashtëzakonshme, do të organizohet dhe të mbahet Referendumi për zgjidhjen e çështjes politike
të Jugosllavisë. Mirëpo, referendumi në Jugosllavi do të përfshinte popujt, dhe
jo republikat, serbët në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovin, por jo dhe shqiptarët
në Kosovë, sepse politika zyrtare sërbe shqiptarët i trajton si pakicë
kombëtare, e jo si popull.
Për propozimin e ushtrisë janë dakordua: Joviq(Serbia),
Nenad Buqin (Mali i Zi), Jugosllav Kostiq (Vojvodina) dhe Riza Sapunxhiu(Kosovë).
Propozimet i kanë kundërshtua: Stjepan Mesiq(Kroacia), Bogiq Bogiqeviq (Bosnja
e Hercegovina) dhe Vasil Turpukovski (Maqedonia), Janez Drnovshek (Sllovenia)
nuk ka qenë në mbledhje. Propozimi nuk ka kalua. Për vendimin e Kryesisë së
Jugosllavisë kanë qenë të nevojshme pesë vota pozitivë. Pra, ka munguar një
vot.
Fjala
e Stijepan Mjesiqit në mbledhjen e Kryesisë të ish- Jugosllavisë
Në
Kosovë situata nuk mund të zgjidhe me dhunë- represion.
Nuk
mund të zgjidhet kundra shqiptarëve dhe përpa shqiptarë.
Në mbledhjen e Kryesisë të ish- Jugosllavisë, Stjepan Mjesiqi(Kroacia),
ndër të tjerat ka thënë:
Sa mua më përketë , nuk shof arësye për dramatik. Situata
nuk është e tillë që duhet me shkua në gjëndje të jashtëzakonshme, makar, sa i
përket Kroacisë. Atje, në Kroaci vatra e krizës është krijuar artificialisht,
për mos të shihet Kosova, janë krijua Knin, Petrinja dhe Pakrac.Ndërsa në Kosovë situata nuk mundet zotëri,
me u zgjidhur me dhunë(represion).
Nuk mund të zgjidhet kundra shqiptarëve dhe përpa shqiptarë, por nuk mundet
as situata në Kroaci me u zgjidhur përpa kroatë dhe kundëra kroatëve, a
pikërisht, ajo po tentohet. Është bë përpjekje në mënyrë artificiale me i
përfitua sërbët kundra kroatëve, gjoja se serbët në kroaci janë të rrezikuar,
tani kërkohet me shkua në gjendje të jashtëzakonshme. Mëndoj se me shpalljen e
gjëndjes të jashtëzakonshme do të ndalohej çdo mundësi për marrëveshje. Mesiqi
tha dhe atë, se gjëndja e jashtëzakonshme propozohet me qellim të shpëtimit të
udhheqësisë aktuale të Serbisë nga opozita politike në Sërbi.
Pas dy ditësh, më 14 mars, meqënëse në debat shumica e
pjesëmarrësëve nuk e ka përkrah futjen e gjëndjes së jashtëzakonshme, në vend
të saj është propozuar nga ana e ushtrisë, ndërmarrja e masave të gatishmërisë
të forcave të armatosura, duke përfshi dhe mobilizimin e pjesshëm. Mirëpo, as
ashtu, një vendim i modifikuar nuk është marr, sepse nuk janë sigurua pesë vota
të nevojshme. Për propozimet e APJ
përsëri kanë votua: Borisllav Joviq, Jugosllav Kostiq, Nenad Buqin dhe Riza
Sapunxhiu. Kundër propozimit të ushtrisë kanë qenë: Stjepan Mesiq, Vasilj Turpukovski dhe Bogiq
Bogiqeviq, kurse Janez Dernovshek, nuk ka marr pjesë në mbledhje.
Shkuarja
e Kadijeviqit në Moskvë
Pas ndërprerjes së mbledhjes të Kryesisë të Jugosllavisë,
më 12 mars ministri i mbrojtjes Velko Kadijeviq, fshehtazi, përkrye natet, me
ajroplan special ushtarak ka shkua në Moskvë për këshillim me ministrin
sovjetik të mbrojtjes, Dimitrin Jazov. Gjenerali Kadijeviq ka dashtur me e vërtetua, se sipas
vlerësimeve të Moskvës, a do të intervenoj NATO-ja, në qoftë se APJ e merr
pushtetin në Jugosllavi dhe si do jetë reagimi i Moskvës në këtë situatë.
Andaj, e ka kërkua përkrajen ruse, në rast se, ushtria e bën grusht shtetin.
Sipas shënimeve të Kadieviqit, ministri Jazov e ka marr në telefon Gorbaçovin,
presidentin e Bashkimit Sovjetik. “Përgjigjet kanë qenë plotësisht negative dhe
janë redukua në atë, se në kurrfarë përkrahje të Bashkimit Sovjetik nuk mund të
llogarisim... Përgjigjja e udhëheqësisë të Bashkimit Sovjetik, në veçanti e
Gorbaçovit ka qenë fare krejt negative
dhe përfundimisht arëmiqësore për Jugosllavinë”. Kadieviqi është kthyer në të
njëjtën natë në Beograd përpa kurrfarë garancie sovjetike. Me fjalë të tjera:
“Bisht për luk dhe curick”!
Konfuzioni dhe gjëndja kaotike e funksionimit të
Udhëheqësisë së Jugosllavisë, në atë kohë, e vërteton dhe fakti se ministri i
mbrojtjes Kadijeviqi, ka shkua në Moskvë me ajroplan special ushtarak, përpa
dijen dhe lëjen e shefit të tij, Kryeministrit të qeverisë së Jugosllavisë,
Ante Markoviq.
Pse
puçi shtetëror ushtarak nuk u realizua në ish-Jugosllavi?
Pse në atë periudhë të furishme, Armata nuk e realizoi
puçin ushtarak?
Në Gjeneralshtab të Armatës Jugosllave, më 17 mars ka
mbizotërua pikëpamja se puçi do ta kompromitoi ushtrinë, do ti homogjenizoi
kroatët dhe sllovenët, dhe ata do t’i kthejnë dhe popujt tjerë kundra serbëve,
do të shkaktonte kaos në ekonomi, a mund të shkaktoj dhe sankësione
ndërkombëtare, blokadën financiare, intervenimin, nga jashtë. Ushtarët në mënd
e kanë pasur dhe pikëpamjet e SHBA dhe të NATO-së, të cilët i janë kundërshtua
përdorimit të forcës. Gjithashtu, kanë qenë në dijeni dhe për pikëpamjet e
Gorbaçovit dhe të Jazanovit për mospërzierjen e Rusëve në krizën shtetërore të
Jugosllavisë. Beogradi e ka pas marr informatën mbi bisedat e zyrtarëve të
lartë të NATO-së, me Gjeneralshtabin e Armatës Sovjetike. Natovcat kanë kërkua
që Rusët mos ta përkrahin Armatën e Jugosllavisë. Po ashtu kanë deklarua se
NATO-ja, në pjesëmarrjen eventuale të Armatës Jugosllave në njërën anë të
paleve në konfliktë, vëndosshmërisht do të reagoj.
Historia
përsëritet
Përfundim:
në bazë të asaj që është thënë më lartë, rrjedh se në atë
kohë të pushtetit të Millosheviqit dhe të shkatërrimit të ish-Jugoslavisë,
përaqësuesi i Kosovës në Kryesinë e Jugosllavisë, ka qenë Riza Sapunxhiu, dhe
kryesisht ka votua si bloku serbo-malazes, për formimin e Sërbisë së Madhe.
Ndërsa, interesat e shqiptarëve të Kosovës është dashtur për t’i mbrojtur të
tjerët, nga Kroacia dhe Sllovenia. Kjo është apsurde. Por, duhet të supozohet
se përfaqësuesit të Kosovës i janë kërcnua udhëheqësia sërbe, prandaj ai është
dhe frigua. Ky rast mund të krahasohet me presidentin aktual të Kosovës Hashim
Thaçin. Fatëkeqësisht, Historia përsëritet!
(Autori
është politolog)