E premte, 26.04.2024, 03:33 PM (GMT+1)

Mendime

Përparim Namani: Të rritur në mesin e “Politikanëve”

E marte, 21.10.2008, 06:22 PM


Të rritur në mesin e “Politikanëve”

Nga Përparim Namani, Prishtinë

Nuk duhet të ndërrosh shumë  tavolina, nuk ke nevojë  të vizitosh shumë familje dhe në asnjë mënyrë nuk duhet  të paragjykosh për bashkëbiseduesit në bazë të moshës në lidhje me  temat  politike në Shtetin më të ri të Ballkanit. Është më se e qartë, se diskutimi i cili nuk mbaron kurrë në familjet shqiptare dhe është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë duke mos anashkaluar as fëmijët,  sillen dhe pështillen rreth “analizave politike” ku secili pjesëtarë  i familjes mund të jap mendimin e tij personal lidhur me zhvillimet e fundit në vend  rajon dhe botë. 
Në asnjë mënyrë nuk duhet të cilësohet si e metë interesimi për të qenë sa më të informuar lidhur me ngjarjet aktuale që ndodhin në vendin tonë, por interpretimi i tyre jo rrallë herë është më se i gabuar dhe ngarkimi i fëmijëve me këto informacione është i tepërt. Nëse koha për të folur dhe komentuar zhvillimet politike gjatë prezencës së fëmijëve do të zëvendësohej me diskutime rreth temave që ju përshtaten moshave të tyre,  do të kishim në të ardhmen një rini vërtet të shëndoshë  dhe me siguri që do të anashkalohej rreziku që edhe ata në të ardhmen të bëjnë gabimin që jemi duke bërë ne si shoqëri. Kur flasë për gabimin dua të them se moskujdesi jonë që kjo kategori të edukohet në një frymë të tillë dhe të tregohemi jo të vëmendshëm gjatë prezencës së tyre në atë ambient, rrezikon që fëmijëria e tyre të mos ketë asnjë kuptim. Duhet të na shërbej fakti se nëpër vende të ndryshme të botës së zhvilluar një pjesë e madhe e popullatës as që ka informacion se cili është Kryetari, Kryeministri e lëre më të flasim për ministra dhe parlamentarë edhe pse kanë një moshë të pjekur, e kur flasim për fëmijët ata  as që kanë idenë se çka është politika. Gjatë fushatave zgjedhore jo rrallë herë kemi parë fëmijë të veshur dhe të pajisur me fletushka partiake duke u shëtitur nëpër qytet dhe shpesh herë duke brohoritur slogane  me  emra te liderëve partiak gjë që vetë fushata merr një kahje negative dhe shumë  të  dëmshme për brezin e ri. 
Kategoria e cila është marrë më së shumti me këto “ Analiza politike “ në të kaluarën, i përkiste moshave të shtyra më konkretisht pensionistëve të cilët përveç lojës së  shahit dhe leximit të përditshëm të gazetës nuk kishin ndonjë metodë  tjetër për ta mplakur ditën. Diskutimi në mes tyre shpesh herë arrinte edhe deri tek një debat i nxehtë ku kishte rrezik të përfundonte edhe me të sharë . Por në fund të fundit këta ishin të shtyrë në moshë dhe një diskutim qoftë edhe për politik do të ju bënte mirë  për ta mënjanuar monotonin. Por fëmijët a duhet që qysh në vitet e para të shkollimit të hynë në një kategori me këta pensionist.? 
 
Diskutimi te moshat mesatare shpesh  herë ka kaluar edhe më keq se tek moshat e shtyra. Kemi disa raste kur gjatë diskutimeve për politik ka ardhur edhe deri te  dhuna fizike ku epilogu ka qenë fatal. A do të thotë  që kjo dukuri po përsëritet brez pas brezi dhe secilën herë po merr pasoja edhe më dramatike? Nëse vazhdohet me këtë ritëm rrezikojmë që të mbesim pa “Arkitekt-a, Ekonomist-a, Mjek-ë, e shumë profesione të tjera dhe e  gjithë rinia do të studioj shkenca politike”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora