E enjte, 28.05.2020, 01:30 PM (GMT+1)

Komente

Mevlud Buci: Kasemët e Matit, bijtë e Kasem Dibrës, qëndrestarë të lirisë

E shtune, 14.03.2020, 11:07 AM


Kasemët e Matit, bijtë e Kasem Dibrës, qëndrestarë të lirisë

Nga Mevlud Buci

Provat e jetës, gjurmët e historisë dhe qëndresës,  gjenden tek Kasemët e Matit.Me kohë, ky fis u bë i përmendur në këtë zonë, pikërisht për këto cilësi, duke shtuar këtu,  bujarinë, fisnikërinë, po edhe për shtrirjet dhe lidhjet e miqësisë së tij me fise të tjera,  si me Ndregjonët e Lukanit të Dibrës.Duke lexuar shkrimin e publicistit Bajram Canameti kjo njohje m`u zgjerua edhe më.Lidhur me familjen e të nderuarit Kasem Dibra,  mësova se ai rridhte nga Dibra e Madhe  me banim në Myzë të Matit.Mjeku i shquar Kasem Dibra dhe ndihmesë në Lidhjen e Prizrenit, ai u nis në shoqërim të delegatëve të Lidhjes,  jo vetëm si mjek , por edhe si luftëtar e financues.Krahas Iliaz Pashë Dibrës që mbajti peshën e financës, Kasem Dibra do të financonte nga ekonomia e tij në këtë ngjarje të madhe luftarake.Në kohën,  kur pas rënies së Lidhjes ,  filloi përndjekja nga autoritetet turke, Kasem Dibra do të largohej nga Dibra e Madhe dhe do të vendosej në malet e Librazhdit, në fshatin Kostenjë të krahinës së Çermenikës dhe,  më pas,  erdhi në Myzë të Matit.Ishte mjeku i vetëm që shërbente në Mat, Mirditë , Pukë dhe kjo i krijonte të ardhura.Krahas sëmundjeve, në atë kohë ekzistonte edhe hakmarrja, vrasjet dhe plagosjet e shumta dhe ai,  si kirurg,  ua shpëtoi jetën qindra të plagosurve dhe,  gjatë rrugëtimeve të çmuara humane , ai u njoh me shumë njerëz, familje të mëdha në zonën e Veriut të Shqipërisë.Në Myzë, bleu kullën me tre poda bashkë me çiflikun e tokës, pyjet, duke krijuar kështu një ekonomi të fortë.Ai ishte një erudite i vërtetë, krahas bujqësisë dhe blegtrisë, u  mësoi fëmijëve profesionin e mjekut, shërimin e verdhzës, thyerjen dhe lidhjen e eshtrave etj.Djemtë e tij, Hyseni, Hazisi dhe Xhemali,  vazhduan specialitetin e mjekut popullor.Xhemali ishte edhe byrazer i nacionalistit dhe qëndrestarit,  Ymer Ibrahim Ndregjoni , të Lukanit të Katër Grykëve-Selishtë.Edhe djemtë i mbajtën po ato tradita , sepse ata e vijuan atë  cilësi të mirë të kësaj shtëpie si vatër bujare dhe e besës,  por edhe humane.

Njëri nga djemtë e Kasem Dibrës, Sali Shehu,  së bashku me të atin,  luftoi si burrat në betejën e Kakarriqit kundër serbo-malazesëve e,  më vonë,  në betejën e Shkallës së Deshëve,  kundër pushtuesit serb.Sali Kasemi shoqëroi Ahmet Begun në Kuvendin e Pavarësisë dhe , më vonë,  në Kongresin e Lushnjes.

BESTAR DHE QËNDRESTAR PËR ATDHETARI

Kasem Dibra erdhi në Mat më 1800.Ai u mbështet nga Xhemal Pasha dhe u bë mik me Kolajt e byrazer me Sulkurtajt, Kadijet, Xhetanët, Selmanin.Kasem Dibra vinte nhga një shtëpi e madhe e Dibrës dhe donte  t`i përtërinte këto tradita, po kështu edhe traditat e Kostenjës së Çermenikës ku qëndroi familjarisht disa kohë.Familja e Kasem Dibrës mori pjesë në lëvizjet e fuqishme kundërosmane dhe mbështetjen kryesore e kishte te Zogollët.Kur koloneli, i riu Ahmet Zogu , u vu në krye të matjanëve dhe u nis për luftë kundër malazezëve, me të u nis edhe Kasem Dibra me dy djemtë, Saliun dhe Hysenin.Saliu nuk u nda më kurrë nga Ahmet Begu, derisa vdiq më 1925 , dhe la vetëm një djalë, Ahmet Saliun,  i cili u shkollua  dhe ka qenë sekretar i rinisë antifashiste në Mat.

Djemtë e tjerë të Kasemit nuk e harruan traditën.Hyseni do të vazhdonte të merrte pjesë në veprimtari të ndryshme patriotike derisa u vra më 1945.Djali, Jonuzi , më 1935,  shkon në shkollën e xhandarmërisë dhe u përgatit si ushtarak i shquar, duke i qëndruar në krah Abaz Kupit deri sa vdiq më 1944.Pas pushtimit fashist,  Hazisi dhe vëllai Xhemali, morën pjesë me armë në dorë në luftë kundër pushtuesit.Bashkë me dajallarët(Kolajt morën pjesë në asgjësimin e forcave fashiste(por ç`e do se dajat u cilësuan dëshmorë dhe nipi kulak), pas 7 prillit , Hazis Kasemi nuk iu nda luftës kundër fashizmit.Ai u arrestua nga fashistët, por me disa shokë thyen burgun dhe dolën sërish  në frontin e luftës për liri.Ai mori pjesë në Kuvendin e Bruçit dhe në luftën kundër garnizonit fashist më 31 korrik 1943; në aksionin e Qafështamës , më 14 gusht,  kundër forcave fashiste që donin të ndihmonin garnizonin e Burreli, Hazis Kasemi ka qenë pjesëtar i grupit në luftë  me forcat e Haxhi LLeshit për të mbrojtur Dule Allamanin, duke ia arritur qëllimit.Në shtator 1945, kur Shefqet Peçi,  në krye të brigadave partizane ,  digjte shtëpi dhe vriste zogistë, Hazis Kasemi bëri një qëndresë 15-ditore.Për të gjitha këto dhe për votimet e 2 dhjetorit në Derjan, ku Hazisi akuzohet  si organizator, përndiqet dhe arrestohet më 20 qershor 1946.Ai përleshet me komandantin e forcave komuniste,  Hajrulla Mehmetin,  por ndihmësit e tij e qëllojnë pas shpine në vendin e quajtur Kamël.Fjalët e fundit të Hazsi Kasemit ishin:Rroftë Flamuri! Rroftë Mbreti!

Për 45 vite të monizmit mizor , vëllezërit e Hazis Kasem Dibrës u përndoqën,  u quajtën kulakë, duke u veçuar nga të tjerët;një dramë e paparë plot dhimbje.Një proverb Italian thotë:”Kujt nuk i dhimbset padrejtësia e tjetrit, mbron padrejtësinë në shkallë kombëtare”.Makbethët vrastarë që mbajtën pozita, i forcuan ato me pranga, internime, demaskime, mbyllje hermetike, duke burgosur dhe vrarë ajkën e kombit, fisnikët antikomunistë.Këta Tartufë të pabesisë u shkon përshtat thënia e AtëGjergj Fishtës:”Kur mëson se janë të pabesë, nxirre nagantin e bjeru kresë!”

Familja e fisi Kasemi i ka dhënë shumë kombit, flamurit, lirisë, atdhetarisë dhe qëndresës.Atdhetaria e tij nuk mund të harrohet, ajo është një kurorë brezash.

Hazsi Kasemi nuk ishte vetëm mjek,  por edhe një luftëtar i rrallë.Gjithë jetën luftë, përpjekje në orientimin e drejtë nacionalist,  edhe pse shumë rrethana ishin të pafavorshme,  por ai nuk u tërhoq.Shtëpia e Kasemit, kulla me tre poda, ishte një shtëpi mikpritëse;ajo priti edhe partizanë, me besë,  duke shtruar sofrën e bujarisë, siç u ka hije familjeve të mëdha, por, pas çlirimit , kjo pritje u përbalt nga Tartufët e indoktrinuar me ideologjinë e kuqe.Ndaj kësaj familje të madhe,  filluan kontrollet, sekuestrimet e pasurisë.Kasem Dibrën e Isa Shehun i vranë pa gjyq.Vëllanë e nënës së Kasemit, Kurt Gjinin, ish-kapiten i Zogut, po ashtu e vranë.Ende sot,  nuk u dihet varri.Familjet Shehu dhe Gjini u shpallën kulakë.”Dy familjet, Kasemi e Gjini u bënë kulakë, -shkruan studiuesi Bajram Canameti, -ato ishin nën survejim të vazhdueshëm”.

Sapo u rrit dhe u burrërua, Kasem Hazis Shehu, u dënua me 10 vjet burg politik.Po kështu edhe djalin e dajës së tij, Adem Kurt Gjinin e dënuan.Të dy kushërinjtë vuajtën dënimin në burgun e Spaçit.Edhe në pranga, Kasem Hazis Shehu i bën vend vetes me stoicizmin e tij, qëndresën dhe karakterin prej burri të fortë matjan.

Familja Shehu, deri më 1990, ishte familje kulake, e përndjekur dhe e vënë në shënjestrën e Sigurimit, ku kosa e luftës së klasave bënte kërdinë.Një këngë popullore thotë:”Nuk tret toka mineral”.Ndaj,  Kasem Shehu, ky vigan i lirisë, nuk u përkul.Ai, së bashku me bashkëshorten Lirie Shehu(Gazdeda) nga Derjani, me tre djemtë:Hazisin, Edmondin, Bukuroshin e vajzën Nadire, mbijetoi dhe i rrezatoi genit të stralltë të kullës së lashtë,  nga buronte drita e gjyshit korife-Kasem Dibra.

Kasemi, ndjesë pastë, ishte nga të parët që mbështeti nismëtarët e lëvizjes për demokraci dhe të partisë Lëvizja e Legalitetit.

Kasem Hazis Kasemi u zgjodh anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit kombëtar të kësaj partie, dhe nënkryetar për Degën e Matit.Gjatë luftës së Kosovës, ai liroi shtëpinë e tij për të strehuar dhjetëra kosovarë,  vëllezër të gjakut arbëror.”Shtëpia ime është shtëpia juaj deri në liri.Mos u mërzitni.Po ju mbështet Amerika e paqes.Edhe shtëpitë e djegura do t`i ringrini të reja, më të mira dhe më të bukura”-u tha atyre.

Kasem Shehu u nda nga jeta, por ai rron si Deja, Runja, Kërçini i Dibrës së Madhe.Ai ka lënë pas Hazisin e Ri, Edmondin, Bukuroshin , Nadiren.Nipat dhe mbesat e Kasem Shehut janë krenarë për gjyshin e tyre, Promete e martir i lirisë.

Bashkëshortja Lirie Kasemi(Gazdeda), bijë Derjani, mbesa e Ahmet Kokës së Macukllit(atdhetar qëndrese), fëmijtë, e deri te bashkëshortja e Hazisit, Burbuqe Kasemi(Zajmi), bijë e Patinit të Matit;vajzat e Hazisit të ri, Sofia(me mastër  në financë-kontabilitet);Lorena(me mastër në inxhineri-telekomunikacion);Ela, viti i parë –gjimnaz, e deri  te Klajdi, klasa e 8-të,  dëshmojnë dritë diturie të kullës së lashtë , përcjellin me krenari ato tradita të bukura qëndrese lirie dhe mirësie.Familja Kasemi vijon me Hazisin e Ri, ekonomist i mesëm, polic 5 vite në tatime, burgje e bashki;Edmondi, është ekspert policie në Mat, Bukuroshi me arsim të mesëm, i urtë e punëtor;Nadirja,  e martuar te fisi i nderuar Xega , janë gjithashtu një kurorë e ndritur e këtij fisi, një vazhdimësi e denjë brezash.

Kasemët e Matit nuk i nxënë caqet e një shkrimi, ata meritojnë një libër voluminoz,  sepse historia e tyre është një histori qëndrese që vazhdon në breza.Besëtarë dhe qëndrestarë në luftë me të huajin si pushtues, në luftë me komunizmin që u importua nga të huajt dhe gjeti shërbëtorë të zellshëm në Shqipëri, në luftë me çdo të keqe që dilte kundër nacionalizmit kristal, një luftë e hershme dhe që vazhdon pa ndërprerë, kjo është deviza e këtij fisi,  që u trensmetua që nga i pari i tyre dhe vazhdoi me dekada, pavarësisht se rrebeshet e shtrëngatave qenë të mëdha, por ata nuk e ndërprenë këtë luftë,  duke dalë faqebardhë përpara historisë, ndaj,  sot,  gëzojnë nderimin dhe respektin e thellë .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora