Mendime
Lekë Mrijaj: Intervistë me ish-kryetarin e Bashkisë Rrëshen, z, Gjon Dedaj
E enjte, 20.02.2020, 08:31 PM
Intervistë me ish-kryetarin e Bashkisë Rrëshen, z, Gjon Dedaj, studiues i shkencave sociale
Intervistoi: Lekë Mrijaj
Kjo intervistë apo ky bashkëbisedim me z. Gjon Dedaj, mesues në Shkollën e
Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor“ në Rrëshen,i cili edhe për një mandat
të tërë ishte kryetar i suksesshëm i Bashkisë
Rrëshen (2007-2011). Intervista në fjalë është realizuar në kuadër të
eventit të 17 shkurtit, pikërisht në përvjetorin e dymbëdhjetë të pavarësisë së
Republikës së Kosovës.
Vlen të potencohet se prof. Dedaj, është një ndër anëtarët e Lëvizjes
studentore-1990, dhe ndër bashkpunëtoret më besnik, serioz dhe kualitativ të
PD-së, së ish Liderit të saj karizmatik multidimensional, dr. Sali Berishës, i
cili si një intelektual i mirëfilltë ka një jetë shumë aktive dhe produktive
qoftë si veprimtar në rrafshin politik, studimor, arsimor pikërisht në atë të
binomit: Për Fe e Atdhe.
Në pyetjet drejtuar tij, ai si një pedagog i formuar i shkencave të
sociale, intelektual studiues , flet për
jetën, problemet, sociologjinë, krijimtarinë letrare publicistike, shoqërinë
(pak aktivitetin e tij në politikë) etj.,andaj si gazetar i pavarur kam
kënaqësi që të sjell për lexuesin diçka përtej krijimtarisë së prof. Gjon
Dedaj.
Është një intervistë modeste e njerëzore ashtu siç është profili i këtij
pedagogu e studiuesi të mirënjohur me vlera gjithëperfshirëse. Ka marrë pjesë
në shumë Sesione Shkencore e profesionale, në qendra të ndryshme mbarëshqiptare.
Përgjithësisht kjo është skema apo panorama hyrëse që shfaqet në këtë
parakalim bisedor me z. Gjon Dedaj, profesor i shkencave sociale.
Me poshtë mund te lexoni intervistën e plotë që z. Gjon Dedaj, i dha
gazetarit Lekë Mrijaj për mediat e shkruara ditore dhe elektronike shqiptare...
Z. Gjon Dedaj, ju përgëzojmë për karrierën tuaj
mbresëlënëse dhe ju falenderojmë për kohën që keni gjetur të ndani me ne gjatë
kësaj interviste. Ju lutemi a mund të na thuani se cilat janë karakteristikat e intelektualit
dhe çfarë e bën atë të jetë një intelektual?
Ju falenderoj pa cak për konsideratën dhe zgjedhjen për këtë intervistë.
Personalisht e konsideroj të parrethekueshme tërësinë e karakteristikave
themelore të Intelektualit , por mendoj
se përtej shkollimit superior dhe dijes së posaçme në raport me kohën , të
tillë janë vetëm ata që mbjellin Shpresë dhe Besim duke gjetur mjetet e Udhët e
Dashurisë për natyrën , njeriun dhe shoqërinë për të ndërtuar Paqe, përmes
ruajtjes së ekuilibrave si agjent i ndryshimit që shfrytëzon aftësitë e
individit edhe për të pamundurën, duke mbet një studius kritik, folës publik
dhe zbatues në terren konkret të gjetjeve bash si mbartës i kryqit të misionit
për zhvillim sa më të qëndrueshëm. Intelektuali, sipas mendimit tim, është
individi që sfidon frikërat dhe vendos
gjithë kapacitetet e tij në shërbim zgjidhjeve për më të mirën, të drejtën ,
lirinë dhe pavarësinë, përherë i guximshëm të përballet me diktaturat dhe veset që frenojnë a ndalin zhvillimet demokratike.
Intelektuali , sikurse unë e ndjej , është Njeriu që me vullnet të lartë
sakrifice , i paasagjesuesëm nga pushteti politik ia del të rrezistojë në këtë
botë hipersociale si qytetar që duron plagët dhe iu përgjigjet me
identifikim të problemeve , parashikon e rekomandon parandalim të kriza
dhe dehumanizimit , mendon , flet e vepron dashurisht duke menaxhuar
kohën dhe vëmendjen si interpret i të drejtes dhe të vërtetave.
Ju jeni një profesor adekuat i shkencave sociale si dhe
jeni një krijues e analist i mirënjohur. Ju lutem, çfarë mendoni për Shkencën
Sociale si dhe për krijuesit dhe analistët e sotëm?
Falë Zotit dhe miqve të edukuar krishtërisht jam prej më se dy dekadash një
mësimdhënës, e tash prej shtatë vitesh njëri ndër mësuesit e Shkencave Sociale
në Shkollën e Mesme Profesionale “ Shën Jozefi Punëtor “ në Rrëshen , shërbyes
me mendje shpirt e zemër në këtë institucion kreativ , frut dioqezan në
Mirditën ku Autonomia dhe Feja mbrujtën mirditasit me dije e virtyt të
sakrifikonin gjithcka për të mos iu nënshtruar diktaturave, ndërsa nuk e di sa
krijues a analist i mirënjohur jam por gjithsesi ju faleminers për këtë
komplimet. Mendimet e mia për Shkencat Sociale
nisin të zgjerojnë e ndriçojnë udhën time në vitin 1992, kur ulem në
auditorin pasuniversitar themelues i Fakultetit të Punës Sociale (për shkak të
ndryshimeve të viteve ’90 ) i cili u bë
“ura” mes fillimstudimeve në Shqipëri në vitin 1965, kur u organizue Fakulteti
i Shkencave Politike e Juridike dhe
studimeve të sotme në Fakultetin e Shkencave Sociale UT.
Mbase, sikurse rrallë ndodh, isha një student i diplomuar 1991 në
inxhinieri, bash në kapërcim të kohëve politike diktaturë - parademokraci , që
vullnetshëm për shkaqe thellësisht të brendësisë time e lashë punën si drejtues
i një Ekspedite Gjeologjike në Spaç , për me fillue studimet në shkenca sociale
për me ndjek uljet dhe ngritjet e filozofisë politike dhe njëherit për ti
analizuar mundësitë dhe pamundësitë, arritjet dhe defektet e shërbimeve bio -
psiko- sociale jo nga statusi i
shtetasit që pengohet të arsimohet pse lufton të mos jetë një puntor pa
kualifikim por nga statusi i qytetarit që ka zgjedhur të jetë politikisht
aktiv, nëpunës i institucioneve postdiktaturë dhe veçanarisht pjesë e ISHP në
vartësi të Ministrit të Punës e
Çështjeve Sociale për plot trembëdhjete vite. Kësisoj duke qenë një qenie
filozofike , ngërthyer në një heshtje timen specifike, e kisha patur të
detyruar të ngrija pyetje metafizike, etike e epistemologjike sepse kështu
vuajtja më dukej më e lehtë, librat më kurues, mësimdhënësit më të dashur aq sa kur takova E. Kant me : “ filozofia
është natyrale sikurse frymëmarrja “ mu duk se dikush ma kishte
përshpëritur dikur në anë të oxhakut për
të më orientuar në pastrimin e ferrave sociale penguese, dhe prandaj të
dijshmit më kishin nxitur për ti thënë gjërat në kohë dhe për të dalë
dashurisht nga ngujimi im mendor. Krijuesit në shkencat sociale i vlerësoj edhe
sipas motivit mistik të Hegelit i cili
evidentonte udhën e vetëdijes dhe
gjithçka do të përmasonte dritaren “ Njeri ‘’ për njohjen e realitet ,
universit që njihte vetveten , shkurtonte distancat , zgjaste jetën dhe
rivendoste Paqe.
Për analistët kriteri im bazë është Urtësia, si art i mbijetesës, të cilën e njoha personalisht në Kulla e ndër Kuvende mirditasish ku jo rrallë loja
filozofike është mënyra më e mirë për të pranuar konkurencën, shtuar
bashkpunimin dhe shmangur viktimizimet ose më e pakta ruajtur dinjitetin e
viktimës. Personalisht besoj se mbulimi i gjithë territorit me studime shkencore dhe shërbime sociale efektive, mendoj të
decentralizuar sikurse më thonë studimet e mia doktorale, është sfida e kësaj kohe ndonëse mosha e re
Shkencave Sociale në Shqipëri dhe kufizimet e modelimit të sjelljes
njerëzore kërkojnë evitimin e komedisë
së gabimeve dhe ngritjen e institucioneve publike e private të qëndrueshme për
çdo qendër të banuar si fshat , lagje a
pallat, ‘Njësi bazë “ referuar për çdo Qendër votimi konformë Kodit
Zgjedhor në RSH, ku shtetasi zgjedh me votë të drejëpërdrejtë drejtuesin e vet Kryeplak a Administrator përfaqësues me një mandat
shtatë vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.
Tre dekada pas rënies së komunizmit famkeq në
Shqipëri… Çfarë mund në na flisni për
gjëndjen e athershme dhe të sotmen aktuale ?
Më duhet të shënoj se jam fort i friguem se rënia e Perandorisë Komuniste
nuk ka përfunduar ende dhe Shqipëria gjendet apo sot rezulton një përzierje mbejtjesh perandorake, kur poshtë
gërmadhave të diktaturës po i zihet fryma shpresës dhe besimit në vetvete.
Diktatura e ashtuquajtur komuniste pushtoi këtë vend me njerën nga mënyrat më
të tmerrëshme përmes mekanizmave
çnjerëzor të sigurimit të shteti fort i përgatitur si themel i korrupsionit
kësaj kadegorie ekonomiko financiare të të fituarit njëqindpërqind pa investue
as moral , as mall e as punë, ndaj dhe coptimi e shembja e saj ishte e
mbetet një proçes shumë i vështirë
thuajse sikurse të kthesh një burg në një hotel modern e të sigurt.
Kurimi me ilaçe demokratike i plagëve është ende një terapi e vështirë , por Liria ka punuar , ndonëse ende sot ne shqiptarët ndjejmë dhimbje e
hemoragjinë e ikjes së kapitalit njerëzor
, konkurencën e pandershme, mungesën e dijes teknologjike dhe pasigurinë
e sipërmarrjeve , një arsim pa dinamizmin e duhur dhe mungesë të kapaciteteve
tërheqëse për kthime nga emigracioni. Fakti që rregjistri i krimeve 1944 - 1990
ishte barrë e rëndë , përfshirja e aq shumë personazheve , rritjet politike në
fshehje të së vërtetës së shërbimeve ndaj diktaturës , deformimeve vrastare të
opinionit publik prishja e gjithë kufijëve të pronës private , ndalimi i
shkollimit para ’90 deri tek brezi i tretë a i katërt i kundërshtarëve politik
, izolimi gati i parrokshëm aq sa nuk
besohet nëse nuk e ke jetuar , duket se janë gjurmët e asaj gjendje të atëhershme
që krahasohen me plagët që lanë perandoritë paraardhëse si pushtuese dhe ky
virus diktature vazhdon ende … ndaj
shkulja e këtij virusi kërkon një gjeneratë politikanësh që bashkojnë
shpirtërisht qytetarët dhe bindin
evropianët për vendin që na takon në kontinent. Duket se po mbetemi në grackën
e fatkeqësisë , sikurse në atë kohë i njëjti mësues jepte mësim lëndët edhe ekonomi socialiste edhe atë
kapitaliste , aq sa qerthulli akademik
dhe konsumizmi përballen pa gjetur gjuhën e traktateve , përgjigjen e
problemeve dhe arritjet kulturore e
shpirtërore që shkulin të keqen e mbjellin
zhvillim e solidaritet.
Ku gjëndët Shqipëria e sotme?
Padyshim se është një Shqipëri e çliruar nga prangat e izolimit të madh ndërkombëtar, ka tendeca
demokratizuese e zhvillimesh politike,
ekonomike, demokrafike, sociale e teknologjike , ka krijuar një aset individesh
që ndërtojnë marrdhënie të drejta kapitaliste por varfëria , korrupsioni ,
vjedhja , vrasja, militantizmi, delegjitimimi i Kuvendit , defektet institucionale
privilegje pa pushtetin e votës së ndershme jane evident dhe shkaktarë të
emigrimit gati gati shkretues. Partitë luftojnë për fuqi pa protokolle
zhvillimi, kryetari tenton e shpesh ia del të bëhet i gjithpushtetshëm në një
rrjedhë e mendësie piramidale që duket
se nuk lë shpresë tjetër vetëm sipas perifrazimit të Prof. Artan Fuga se : “ … centralizimi
shkon vetë drejt katastrofës qeverisëse e sociale dhe kjo makinë pa frena duhet
ndalur , riparuar dhe rinisur “ sepse duhet çliruar prona , vota , dija ,
sipërmarrja duke ndaluar daljen jashtë
funksioneve demokratike të administratës , medias dhe trupues së agjensive
ligjzbatuese , e gjithë sistemit të drejtësisë. Grupe shoqërore rezultojnë të
paorganizuara demokratikisht , fshati po humb përditë kapital social aq sa
dhjetë të ikur kanë investuar banesa në Tiranë sa do duheshin me investu rrugën auto që ndal ikjen dhe mundëson
shfrytzimin e tokës në menyrë racionale e prespektive , aktualisht në mungesë
planesh menaxhimi të ujrave, ndërsa
qytetet që kanë ngritur pallate të larta me hijen e të cilëve të mbysin por nuk
kanë as mjedise përrreth as administrator që shërbejnë mirëmbajtjen dhe bashkëpunimin .
Individi rend drejt rrugëve të shkurtëra të fitimin maximal pavarësisht
rreziqeve e kundërligjshmërisë , gjuha nuk është më bleta e komunikimit të
ambël , por e politikanëve dhe analistëve aspak edukatore thjesht pushtues të
ekraneve televizive me tendecë imponimi e shërbimi diku fshehur shpesh herë
mediokër e keqdashës. Shkolla në liri duket e hutuar të mbërrij objektivat e
saj , nxënësit e studentët flasin rrugëve a kafeneve kundër “ Notës “ por nuk
kërkojnë a ankohen proçedurialisht me prova shkresore e portofole lëndore
standarte , ndërsa Tirana mban mopolin e
Universiteteve dhe Akademisë së Shkencave
, jo vetëm duke shkretuar qarqet e tjera
por dhe duke mbyllur portat e mjeksisë na ka lënë pa mjek dhe duke
shqyer portat e juriprudencës na ka lënë pa juristët e zot drejtësidhënës dhe
drejtësimbjellës. E shkuara kur
totalitarizmi na bënte të gjithë punëtorë dhe të burgosur duket se favorizon
ende pamundësinë që të gjithë të bëhen qytetar, pronarë, sipërmarrës ,
menaxhues të vetes e familjes kësisoj
mbetemi ende larg kapitalizmit menaxherial e atij korporativ, nivelet e
kërkuara që të jemi të intergruar si komb
me të gjithë trupin e Shqiptarisë natyrale.
Cilët filozof apo sociolog kanë qenë themeli i inspirimit
dhe i edukimit tuaj primar dhe cilët nuk do t’i këshillonit për t’i lexuar
asnjëherë? Nga filozofia e sociologjia aktuale çfarë ju tërheq?
Votra e zjarrit, oxhaku ceremonial i
traditës , Kulla , Kisha dhe
Mulliri i Vjetër ishin themelet e inspirimit
dhe edukimit tim primar dhe me gjithë shembjet e rasteve fatkeqe përtej
tyre kam parë filozofët dhe sociologët
inspirues ndërsa nuk guxoj të këshilloj për të mos lexuar ndokrnd sepse
tek secili ka diçka që vlen , që mund të analizohet sikurse gurët e lidhur ndërtojnë , lënë
gjurmë te tilla si tek Vorri a Kufini ,
thërrasin e ruajn kujtesën duke thirrur
gjithmonë vizitorët , shkencëtaret dhe analistet. Filozofia e ka meritën të
shënoj gjurmët dhe kontributet e saj në çdo veprimtari shkencore, qeverisëse a
praktike sipërmarrjeje ndonëse fakti që këshillimi filozofik nuk favorizon një
indivit aplikues të jetoj me të ardhurat financiare të “Klinikës” private që
shërben në mënyrë të pavarur çka na thotë se ky mjedis socio politik pak e
shpërblen filozofidashësin a sociologun independent. Mbase mungesa e
refletimeve të duhura , dhe kalimi i të
drejtave të “pronësisë “ nga Filozofia
tek Psikologjia , Antropologjia apo Shkencat e Natyrës e subjekte të tjera
akademike tkurren fushën e filozofimit formal me etiketime si “disiplinë
abstrakte” deri si “teori pa vlerë” për të jetuarit sipas virtytit e në
parashikimin e udhëve që formojnë
qytetarin e aftë për gjykim kritik e
moral. Por filozofia vazhdon të prodhoj
Ide, sociologjia vijon të gjejë rrugën me më pak krime e sjellje
divijante , Puna Sociale ndërton ngadalë shërbime që mbajnë në këmbë shoqërinë
pavarësisht se larg jemi për të arritur këto kompetenca edukimi sipas
kurikulave me të përparuara të BE dhe vendeve të zhvilluara. Më duhet të them
se librat erdhën tek unë , pasi kisha mësuar të ruaja bagëtinë , të punoja
tokën e të mbillja pemë, stivosja turrën e druve për të përballuar dimrin ndonëse shumë shpejt
turra e librave minimizoj shumë
mungesa, uri e dimra brenda meje e meqë njihem preferues i
trekendeshit si figura më e qëndrueshme gjeometrike zgjedh të përmend ata që
“zëvëndësojnë” çka më la paraardhësi im Kryeplak i Fshatit Shekulli XVII ,
Mesuesja e Letërsisë abonuesja ime në gazetën “Drita” 1977/1981 dhe
mësimdhënësit e mi potent ndër vite 1973 / 2020 , respektivisht Sokratin , F. Nietzche dhe A.
Smith e syresh. Sokratin e mbaj për çmendurinë e bekimeve të mëdha në filozofi-poezi-dashuri
, Niçe për raportin me humnerën e vullnetit për pushtet dhe mendjen kureshtare
të shkatërruar nga studimet dhe A. Smith si themelues i ekonomisë kapitaliste ,
mendimitarit politik konformë bashkësisë së librave “ Pasuria e Kombeve “.
Preferoj të shënoj se shpjegimi i
marrdhënieve mes teorive të shkencave natyrore dhe idetë e humaniteteve ose “ Common sence “ , mbikqyrja teknologjike
deri tek fiozofia eksperimentale si
teknika hulumtimi në shkencat sociale janë librat a punimet të së tashmes ku ndaloj gjatë me leximin, analizën dhe
gjykimin tim .
Më sipër e potencova se ju jeni edhe një analist
gjithëperfshirës. Sa është e veshtirë n? Shqipëri të merresh me analiza apo
opinionone të tilla?
Koha teston analistët misionar, kritik të arsyeshëm, mirënjohës për
pozicionin e dhënë, shërbyes të palodhur të ribashkimit për të rivendosur Paqe
, studiues të përsëritur të fakteve , besnik me të vërtetën, njohës e
repsektues të moralit , garante të sigurisë publike, mbrojtës funksional të qytetarit,
ndërmjetës dhe besëmbajtës për të mirën e përbashkët. Shqipëria e ka shtruar
tashmë tapetin e kalimit nga
Gazetari që raporton lajmin e plotë dhe
të drejtë tek Analisti që analizon
lajmet dhe faktet por ende kemi një pandashmëri funksionesh dhe vështirësi për
të patur këta “Hetues të të dhënave” apo
“ Oficer të lartë të etikës “ që përpunojnë korrektësisht, pa frikë e pa ves
dhe i përcjellin rezultatet me autorësi të përgjegjshme ku e drejta dhe
detyrimet bashkshoqërohen në shërbim të solidaritetit. Personalisht nuk mohoj
se ka mjaft vështirësi të merresh me analiza e opinione të tilla, por jam i
sigurtë se secili e ka në dorë të mos përdoret , të guxojë në porporcion me
rrezikun dhe të thotë të paktën një grimcë
të së vërtetës pa shprehur asnjë mashtrim e aq më pak goditje të padrejtë për
subjektin në analizë. Në këtë kohë kur teknologjia e rrjetet sociale na kanë
bërë të gjithë sikurse me qenë gazetarë dhe të gjithë analist, ndoshta e llogaritur koha më e madhe e harxhuar se
çdo punë , e vetmja që na mbetet është të “arkivohemi “
e mos na vijë turp çfarë kemi shkruar kohë më parë dhe të ndjejme kënaqësi nëse
kjo vepër e secilit ka dhe një kopje të printuar si dëshmi integriteti personal
dhe si minimizim të përdorimit të letrës pa humbur asnjë gjurmë komunikimi ,
idesh , bindjesh , ndryshimesh dhe arritjesh në kohë.
Ju keni qenë eksponent politik vendor dhe ne trupën e
Inspetoriatit Shtetror të Punes dhe
njeherit mësimdhëenës gjatë qeverisjës
së kryeministrit historik z. Sali Berisha. Çfarë politikash zhvilloheshin
atherë gjatë qeverisjës së tij dhe çfarë sot dhe ku qëndron hëndeku?
E gjithë njohja ime para ’90-ta ,
përfshirja dhe të qenit më pakta dëshmitar i Levizjes studentore 1990,
konkurimi në thuajse tërë Konferencat lokale partiake të PD
dega Mirditë , deri tek nominimi për të shkuar si kandidat në kutinë e
votimit në zgjedhjet elektorale vendore
Rrëshen 2007/2011 ka qenë një mundësi kontaktesh që përtej subjektivitetit tim personal , si
njeri që ka zgjedh objektivisht rrugën e virtytit ,më kanë bërë dëshmitar se
Prof. Dr. Sali BERISHA vuri veten në
funksion të zhvillimeve demokratike , me mendje shpirt e zemër si një Burrë i
Besës konformë vlerave që i kishin dhënë Kulla dhe Librat ngritur mbi veçansitë e malësive tona për të kapërcyer
pengesat. Sigurisht , e besoj fort
, dhe kam fakte që si pakkush z. Berisha
hyri në hasmëri me diktaturën jo rastësisht apo se nuk mund të kishte benefitet
e atij sistemi e aq më pak si i thirrur
, por u shpall hapur kundër saj i pafriguem edhe se ajo mund ta
asgjësonte apo ende ky version asgjësimi mbetet në mendja e pasardhësve të
diktaturëndërtuesve. Prandaj PD-ja dhe lideri i saj Berisha , guxuan dhe ia
dolën kundërtotalitarizëm ti hapin
rrugën politikave liberale për një ekonomi tregu , legjislacion të një shoqërie
demokratike , njohjes së vuatjeve dhe sakrificave të përndjekjes politike e
shpronësimeve prej shtetit të marrëzuar të ekonomisë me gjasë socialiste derisa
të goditur mizorisht nga 1997 sërisht
gjen rrugën të rikthet në pushtet me votë të pakontestueshme dhe realizon
mandatin më besimmbjellës 2005/2009 kur dhe ndërton në kohë rekord Rrugën e Kombit këtë vepër kryeshërbyese të
bashkimit kombëtar. Duke qenë njeri ndër përfituesit , ndershmërisht , nga burrnia e vendimeve të Dr. Berisha ,
mendoj se 80 km autostradë nëpër Mirditë janë shanci që gjithkush të mendoj e
të shprehet si zhvillohet Mirdita , ndërsa gjej rastin të deklaroj se edhe në
qofsha i vetmi në një mardhënie të tillë fisnikërie, ( i sigurt se
një tropojani të tillë nuk i duhet avokatia ime ),
garantoj publikisht mirditësisht se mbështetjen e Tijë prej fisniku e
ndershmërinë e mardhënies të gjithë kohës që nga jeta ime studentore e mbroj para
Zotit sipas Biblës , para njerëzve sipas Kanunit dhe para çdo trupe Gjykate
kombëtare e ndërkombëtare. Përderisa drejtimi i makinës shtetërore kryhet në
mungesë të një koalidimi koherent , është mjaft kompleks e mjaft enigmatik ,
duhet Koha ka për ti gjykuar kontributet
në të dyja periudhat e qeverisjes të së djathtës , vështirësisht të
mbërritshme në numra elektoral por e aftë të evidentojë vlera që themeluan sipërmarrjen private dhe
rikupërimin e disa plagëve sociale dhe në të dyja rastet pati besim se
Shqipëria mund të bëhej sikurse gjeografikisht ishte evropiane e zhvilluar aq
sa emigrantët u kthye nga mbështetës të familjeve në njerëz që besuan të
investojnë në vendin e tyre. Prandaj
hendeku me atë çfarë është sot mendoj se ma parë duhet të çlirohet nga mjegulla
e propogandës së majtë , e cila ka
barrët e fajit të kësaj gjendje për shkak të viteve që ka qeverisur para dhe
pas ’90 dhe kapitalit njerëzor që ka përgatirur për llogari të saj nga
makineria shtetërore si dhe përfitimeve që vetë ne drejtuesit e PD nuk iu
kufizuam për llogari të drejtësie sociale me sy nga e ardhmja , ndaj duhen disa
mendje të paqta e të paanshme të saktësojnë arritjet e çdo pale , përmasat e këtij hendekut dhe të rekomandojnë mundësitë për ta
kapërcyer…
Njëkohësisht me vonë për një mandat të plotë ishit edhe
kryetar i Rrëshenit. Çfarë mund të na përshkruani për kohën e qeverisjës suaj?
Përtej faktit se zgjedhësit e
Bashkisë Rrëshen më dhanë pa asnjë ves
privilegjin e pamenduar , madje shënuan publikisht se po jetoja më gjatë
e me lart se çdo parashikim , duke qenë Kryetar në tokën e shenjtë në 2007 deri 2011 , mendoj se duhet të kishte
tashmë një histori profesionalisht të
dokumetuar të çdo të zgjedhuri në këtë vend ,
çka do të kufizonte hapsirat për rindërtuar autobiografi e kjo t’ju
lihej sociologëve e politikologëve të bënin vlerësimet e duhura mbi bazë të
dhënave dokumentare dhe refleksioneve të sejcilit prej nesh. Duke qenë se
tashmë jam relativisht larg asaj periudhës së “lavdisë “ se fituesit të
zgjedhjeve të lira dhe me duar të pastra , dhuratës që do përpiqem ta shlyej në
cdo çast të jetës time , posaqërisht miqësinë e pacënuar me rivalin tim në atë
garë mjekun fisnik Gjovalin BUSHI , dhe
nga këndvështrimi ligjor parashkrues jam në vitin e fund të periudhës së
“kritikës a akuzës “ ( ku nuk munguan
fyerje , shpifje a keqdashje pa fakte ) reflektimi im gjendet në bisedat
e përditshme e komunikimet virtual, gjurmë të të cilave do duhej të gjendeshin
në web: www.bashkiarreshen.com por të paktën janë
në mendjet e miqëve të vërtetë dhe në profilin tim Facebook që kur hyra në 2009 , prandaj sot ,
në këtë prag hyrje në periudhën e tretë
gjykuese të “Rivlersimit” , si ish-pushtetar kryebashkiak lidhur me
efektin , motivet , arritjet e
bindjes time “ Mirdita mes tre kryeqyteteve “ shtoj se pushtetarët e tashëm dhe
ato që do vijnë duhet ta shpallin de fakto
trevën MIRDITA njërën ndër katër qendrat rajonale të administrimit të
Shqipërisë , sikurse mendoj të tilla të jenë Kruja që duhet të lidhet drejtpërdrejtë
me zgjatim Bulevardin të Ri që kapërcen
lumit Tirana dhe mbërrin në Kalanë gjergjkatriotase me zbritje në Thumanë … , Tepelena që lidhet drejtpërdrejt me
Janinën autostradalisht e me hekurudhë … e Librazhdi ku do priten hekurudhat si
linja nga Rrogozhina e Rrësheni dhe lidhja e Rrugës së Arbërit … , të katër
këto treva historike por në nevoja për avantazhe zhvillimit përfshi
dhe themelimin respektiv të një
Universiteti bashkohor çka ishte ëndërruar e shërbyer nga unë që Mirdita të
bëhet “ Kryqëzim i Udhëve Arbnore “. Deklaroj se , edhe më keqdashësi ndaj
mundit tim, në atë mandat si kryebashkiak do të gjej më shumë ndriçim publik
kundërtterr , një muze më shumë e ringjallje të të vjetrit si bartës oxhaqesh
tradite , më shumë asfalt kundërbaltë që
shkon drejt Kishave në qendra fshatrash , Rrësheni shkurtoj distancat me
Tiranë, Prishtinë e Shkup , posaqërisht ringjallja e rrugës së mbretit Zog I në
aksin e saj historik Rrëshen Burrel , qytetin
e vockël që shtoj një shkollë më shumë lidhur me të vjetrën për një
kompleks modern , diku u shtua një
urë fshati aty ku mungonte , më shumë
gjelbrim e afrim qytetit me Lumin , më
shumë ambiente banime nga sipërmarrja private deri pallate të larta që shtojnë
fiskalitetin e pasurinë bashkiake , më shumë leje ndërtime për llogari të zhvillimit
për të cilat biznesi ftohej dhe paguan ngadalë e pa asnjë barrë të
jashtligjshme taksën , largim të mbetjeve urbane nga buzë lumi dhe landfild në
bashkpunim me Bashkinë Rubik , më shumë kompjutera e arkivim modern
dokumentues, më shumë takime publike transparence , mardhënie ndërkombetare të
kurorëzuara me binjakëzim me
simotra në Francë dhe nxënës
gjimnazistë që mbërrijnë si vizitorë USA
, kanale të ujrave të zeza që kanë harruar të bllokohen , një ekip që bëhet për herë të parë kampion
të volejbollit për femra pa paranë e taksapaguesve , shpronësime që nuk lënë
pasoja socio ekonomike , një stacion pompimi
që me ngritje mekanike uji favorizon vreshtarinë ,
mbikalim e nënkalim autostradalë që presin të aktivizohen , një
administratë bashkiake që rritet pa u ndëshkuar ndokush politikisht dhe në fund
një ish Kryetar që largohet duke qeshur pasi ka dhuruar burrnisht gjithshka
mundej nga vetja gati dhe jetën fiziologjike dhe në fund i dhuron pasardhësit
2011 një Libër , një kollare dhe një
letër pavarësisht çfarë barre të padrejtë i ka prodhuar fushata elektorale ,
vëzhguar nga një kamer , një Shqiponjë monument Lirie dhe një Man si pemë
dëshmitare e vendeshtrave të martirizimit .
Z. Dedaj, ju gjatë qeverisjës suaj si kryetar i
Rrëshenit, zyrtarisht keni marr pjesë në ceremonite per rivarrimin e eshtrave të imzot Nikollë Kaçorrit të
mbajtur në Katedralen e Shen Luçisë në
Durrës dhe jeni mirëpritur nga mons. Damjan Kurti. Nga këndveshtrimi juaj çfarë
mund të na flisni për atë ditë rivorrimi? Mundësisht na përshkruani fjalimin brilant e predikimin e
mons. Damjan Kurtit dhe Pse nuk kishte asnjë organizim nê nivel shtetëror rreth
rivarrimit të eshtrave të Imzot Kaçorrit ?
Ardhja e eshtrave të identifikueme të dom Nikollë KACORRI, dhe
zgjedhja të preheshin në famullinë ku ai
shërbeu per 24 vite, ishte një eveniment që nuk mund të mos e prekte e përlotte
personin tim që isha rritur me nderimin për familjen ku ai lindi në Krejë ,
kisha dëgjuar lexuar e dija për dashurinë
dhe shërbesën e tijë për Flamurin e shenjtë. E ndjeja thellë ,si individ që
bartja emër pagëzuesi prej kur tek ne u prishën Kishat dhe si përfaqsues i komunitetit , borxhin ndaj Njeriut të 28 Nëntorit 1912,
këtij projektuesi të pavarësisë, burrit të aftë të zgjedh të sotmen për me vdek
si shqiptar që sakrifikon gjithshka që Shqipëria të rimerrte kahje perendimore
kundërsulltanat , një prijës sipas virtyteve të maleve dhe mbartës i “ Kryqit
të Artë” sipas Protokollit Papal, delegat i Durrësit në Kongresin e Manastirit
, Prifti i aftë të shpërndajë frymë kryengritje kundër gllabërimit të tokave
shqiptare të cilat humbën Janinën ,
Manastirin , Kosovën, … sepse të 55 vitet e jetes së tij fiziologjike ishin
kontribut për dinjitet , mëvetësi, besnikëri dhe shqiptarizëm. Ndaj kujtoj me
nderim, përuleje e paharrim meshën e dedikuar nga Dom Damjan KURTI , prifti fort i rrallë që na la pas
trashëgiminë e të qenit tanësisht atdhetar, opozitar i së keqës , komunikues
përmes dritës kulturore, ligjërues i rrallë i gjuhës shqipe, njeri ndër ata që
kontribuoi fort për rikthimin e tempujve të besimit në këtë vend pas vitit 1990
, meshtari që e bashkoi veten me qytetarin fisnik durrsak në solidaritet e
kurajo për të zhbërë atë që diktatura
shënoi sikurse na la “ 100 vite pa ia
ditë vorrin “ dom N. KACORRI ,
intelektualit e lindur nga një baba
katolik dhe nanë muslimane !!
Mungesën e ceremonialit shtetëror për rivarrimin e eshtrave , do duhet ta
bëja pas shpjegimeve të nëpunësve të protollit të shtetit në atë kohë , por
gjej rastin të them se falja do kishte qenë kujdesi i mëpastajmë e deritani për
shtëpinë ku lindi dom N. Kaçorri dom N. Kaçorri ,i dekretuari nga presidenca
1992, e shpallur Monument Kulture do të ishte vepra domozdoshme mirënjohese dhe pse bash aty të priteshin rrugët moderne nga Rrësheni
në Lurë dhe nga Oroshi në Lurë me dalje
në Autostraden e Kombit njëherit me
bërjen e rrugëve auto
Rrëshen-Kaçinar-Pukë , Rrëshen-Ulëz , Rubik, Rrëshen-Velë-Lezhë ,
Fan-Gjegjan , lidhëse për ku gjenden bashkësi vlerash të rralla mirditase nga
ky kundrojnë dhe lidhen urbanisht , të paktën edhe me rrugë pa gropa , vendorigjiant e treshes kombruajtëse Dom
Nikoll Kaçorri me atë të Abat Doçi dhe At Gjergj Fishta .
Ju nga analizat tuaja të kohëpaskohshme flisni shumherë
për: Mirditën, Emigrantët fatcaktues të qeverisjes, Decentralizimi mes Kanunit
dhe Kushtetutës si dhe vrasjet, persekutinet dhe internimet e klerit katolik
dhe rrenimet e tempujve fetar... A mund
të na elebaroni këto pika pakëz me konkret ?
Ju çmoj fort për vemendjen mbi ato copëza shënimesh të mija të bërë publike
në profilin tim në facebook , i bindur se historia e profesioneve (zanateve) na
thotë se ato nisin ashtu individualisht
dhe si pronë e pakicës por pastaj ato i kalojnë gjithkujt, të tilla sikurse
drejtimi i autoveturave është dhe vetdrejtimi ynë në rrjetet sociale , sikurse
ndodh me analistin i cili gjen bazat e vendpunës në livadhet e teknologjisë,
filozofikisht interpretues i fakteve, sociologjikisht anketues i fenomeve dhe
problemeve dhe konflikteve sociale e të gjitha të fokusuara tek zvoglimi i
gabimeve. Kësisoj analizat e mia enkas të shkurtëra që ju përmendi për “ Decentralizimin ” , ndonëse janë të
anketuara si një punim doktoral në process, e të tjerat janë aty
thjesht për identitetin e të menduarit dhe për informimin public ndaj le të mbeten
thjesht opinione për t’iu nënshtruar kritereve të vendimeve legale si një
përpjekje për arratisje nga padrejtësitë, rrespektim i kodit të nderit , lutjet
e njeriut ndaj Zotit e pse jo dhe si
dëshmi për të përkufizuar e kushtëzuar gjetje sikurse në shëndetësi ,
psikologji apo marketing. Meqenësë laboratori komunitar nuk jep shumë shance
për kontrollin e plotë të ndikimeve kam zgjedh t’ia lë koh ë s kontrollin e
rreptë shkencor duke vazhduar vëzhgimin me objektivitet të të kuptuarit e specifikave të trevës Mirdita , në raport
me Kanunin dhe Kushtetutën , efektet psikologjike te ngjitjes ne katin e dytë
të Kullës , për një themel moral të legjislacionit dhe gjithë veprimtarisë
njerëzore. Duke qenë përceptime të miat vullnetmira, me kujdes e me realizëm,
vazhdoj të rrotullohem rreth hipotezave për Decentralizimin si udha e sigurtë drejt Paqes Sociale, ku
Liria referohet me të Vërtetën , Demokracia me respektimin e të dobtit ,
Integrimi me shtresëzimet sociopolitike , shëndetin social e sigurinë publike , dhe bash për këtë fotot e përdorura janë një instrument i shtuar për të identifikuar kushtet e
verifikimit të dukurive.
Personalisht më rezulton se
persekucioni dhe martirizimi i klerit katolik tregojnë qartësisht se shteti dhe
shqiptarët e dëmtojne mjedisin përrreth përfshi dhe tjetrin në raport të drejtë me vlerat e tyre por ne
duhet të jemi të gjithë fajtorë edhe për të keqen që nuk e ndalem edhe për të
mirën që nuk e bëmë. Thkellësisht vazhdoj të shpresoj se emigrantet e kanë ende
forcën dhe dashurinë për një Komb vital
e të parrënueshëm , ndaj diku do të gjeni të shkruaj nevojën e domozdoshme për një Hekurudhë unazore që na lidh me Gjermaninë
jo vetëm nga një drejtim por nga
Potgorica , Beogradi dhe prej Bosnje në (Kosovë) DARDANI , dhe një kryqëzim i saj trekëndor do duhet
të ndërtohet bash në Mirditë duke rivitalizuar lidhjen Milot-Rrëshen direkt me Prizrenin (vetëm 136 km ekspertuar si krejt fizibil )
dhe në Tarash ndahet krahu Rrëshen-Burrel-Klos për tek aksi Tiranë-Pogradec ,
pa ia zbehur vlerat të ashtuquajturit koridori tetë fort i dashur për të
majtët , sepse vetëm kështu hekurudha do
mbulonte gjithë territorin tonë e do zbehte emigrimin si të ishte një migrim teksa ky rrjet ul kostot e shton shumë më shumë
mundësitë të mbërrijmë shpejt , të
shërbejmë , ruajmë e investojmë në trojet tona pellazgo-iliro-arbnore! Me
siguri se investimi për kujtesën e këtij kombi dhe Mirditës posaqërisht është
resurs edhe shpirtëror edhe turistik fitimprurës , një mundësi jo thjesht me
pranue kërkimin e faljes të shkatrruesve por vitalizime të tilla si Oroshi i
Abacisë dhe i Kapidanatit Gjomarkaj ,
Shteti i Arbërit , Kisha e Rubik , majëmalet e
pasardhësve më dinjitoz të Dukagjinëve
përfshi ish-Kampin e të
Burgosurve politike ne Spaç do të ishin shpresëdhënës përmes një infastrukture
moderne , përfshi dhe lumej të lundrueshëm me brigje te ndriçuara dhe Kulla e Kisha vitale që shërbejnë jetën .
z. Dedaj, në një opinion tjetër tuajin politik flisni
edhe për Mazhorancën e vjetër dhe "dy" opozitat ... Çfarë mund të na
thuani për analizën në fjalë?
Përderisa e majta politike në Shqipëri mbetet ende një fuqi numrash
elektoral , jo për arsye programore, aq
sa ajo ka mundur të sfidojë përpjekjet e së djathtës për të ndërtuar një
shoqëri të vlerave demokratike , pasi ato numra burojnë nga aktiviteti i
parardhësve të majtë që nga 1944 e deri
me sot mendoj se struktura sociopolitike
e tashmë prodhoi dy opozita me gjasë të dyja të djathta njërën që doli jashtë
parlamentit duke e delegjitimuar atë
Kuvend e tjetrën që “mbajti” në këmbë atë parlament pasi Shqipëria ende vuan
deformimet prej shërbimeve të padukshme , politizimin deri të së drejtës së shkollimit, shkaktërrimit
ekonomik jokonkurues , dëmet e pariparueshme mbi familjet historikisht të
djathta, prishjen makabre të kulturës e strukturës së vetqeverisjes përmes nje
centralizimi rrënues jo vetëm të tempujve të besimit por vrasës i
drejtpërdrejtë. Mazhoranca e majtë vazhdon të këtë stilin propogandistik
sfidues , duke mbajtur ende në duar fijet e padukshme të përqarjes a përdorjes se segmenteve të caktuara të
djathta ose të deklaruara të tilla me porosi a për ves , pasi e di mirë se Fjalën , Pronën , dhe
Nderin na e kishte marrë partia “nanë” dhe për ti rimarrë ato duhet mençuri e një kohë e gjatë, po të shtojmë
edhe gabimet e së djathtës nga padija , pamundësia a instiktet e pasurimit të
shpejtë të ndonjë pushtetari të saj.
Personalisht mendoj se vetëm zgjedhjet sa më të shpejta në kohë,
domozdoshmërisht të lira e të drejta, të
ndershme e të pranuara , konformë standarteve , munden me e kapërcye
këtë krizë besimi , sepse vetëm tek kutia e votimit , pas programesh elektorale
zhvillimi domozdo të protokolluara në KQZ me afate të qarta , palët do mund të
ndahen dhe marrin pozicione mazhorance dhe opozite kuvenduese çka i hap udhën
ekonomisë të paktën me moralitet të mjaftueshëm në këtë vend. Ndaj , tu mbet
një opozitar pasionant që për dashurinë sakrifikon gjithshka përfshi edhe
karrierën politike , pres dhe besoj që do
kemi një Opozitë denjësisht fituese dhe
kryeopozitari i sotëm Lulzim Basha do jetë nesër Kryeministri i
Decentralizimit, dekomunistizues e dekriminalizues , … Shtetarin bashkues që
kuron mençurisht plagët e centralizimit vrasës përmes fuqizimit të qytetarit me
elemete të vetqeverisjes dhe deklarimit të pasurisë së sejcilit shtetas pranë pushtetit vendor që koheron
taksën dhe shërbimet sociale , … një Lider fisnik i së djathtës që mundet ta
çoj pushtetin tek e Vërteta dhe vërtetë tek familjet e mëdha në rrënjë të së
djathtës si ato mirditase prirë nga Gjomarkajt dhe ato që u vranë e burgosen
për ta ndalur marrëzinë e diktaturës , … Burrështetasin që guxon e shlyen
brenda dy viteve borxhin financiare ndaj gjithë ish të përndjekurve dhe ish
pronarëve , …Vizionarin që vlerëson e mundëson mirëadministrimin ligjërisht
të çdo centimetri katror toke të RSH përmes kadastrës fiskale dhe risive perendimore për kujdesin ndaj
shtetasit dhe finacave përfshi themelimin e Bankave bashkiake ,…Prijësin e
qeverisjes së mirë që delegon pushtetet në Rajone dhe siguron administratë të
qëndrueshme ekuivalente me atë perendimore bazuar në kod nderi , dije dhe
shpërblime dhe ku largohesh vetëm për krim të provuar gjyqësisht dhe vetëm mund
të pezullohesh për paftesi për një periudhë deri tre vite me të drejten të
kthehet pas kalimit me sukses të Shkollës së Administradës Publike ,
…Kryemenaxherin politik garant të sipërmarrjes private që gjen modalitetet
ligjore dhe nxitjen e çdo fushe veçmas
për agroturizmin si industrinë kundërrrënimin dhe sfiduese e shkretimit të fshatrave ,
…Politikanin mirditëdashës që do të
vazhdojë me kurajo efektet urbanizuese përgjatë rrugës së Kombit për një qytet
linear (që dëshiroj të quhet ) “New Mirdita” lidhur këndshëm sipas shtratit të
lumënjeve Fan e Mat dhe me një dalje të posaçme në Det përpendikular me
rrethlëvizjen e automjeteve në Fushë Milot
,aty ku duhte të vendosen të gjithë institucionet e qendrës (që dëshiroj
të quhet) “Rajoni i Arbërit”, duke investuar në infrastrukturën mirditase më e
pakta vlerën e tashme të kredisë bankare
llogaritur me aset garancie Hidrocentralin “Qaf Mollë” për të cilin deri më
tash mirditoret vetëm kanë dhuruar e sakrifikuar.
Një pyetje të fundit z. Dedaj, a mund flisni pakëz për
termetin katastrofal në Durrës. Si ishte reagimi i trupave të emergjente të
FSK-së?
Po e nis përgjigjen me falenderimin
tim për shpresën , krenarinë dhe besimin që na shtoi reagimi i trupave të
emergjencës FSK , si një dëshmi konkrete e fuqisë së vëllaznimit , bashkimit
dhe profesionalizmit dhe njëhererit për efekteve e arterieve të tilla
si Rruga e Kombit . Nderim dhe rrespekt
!
Dihet se fatkeqësitë janë më bashkueset e njerëzve por tërmeti na gjeti të
papërgatitur , larg parashikimeve te duhura
për emergjencat , me shumë folës
pa protokoll e pak profesionistë përballë kësaj dukurie natyrore që nuk
vret nëse ke marrë masa të arsyeshme. Duke qenë në profesionin tim të parë i
diplomuar Ing. Gjeolog me dhimbje
konstatova se sërisht me vonesë u thirren gjeologët pavarësisht se tërmeti
ndikon edhe tek produktet bujqësore , lehtas vura re se mungonin edhe
sizmiologët e mjaftueshëm në numër , specialitët e duhur
dhe mungesë baze të
institucioneve të sigurisë publike që orientojnë shtetin kundër rreziqeve
gjeologjike (përmbytje, orteke, rrezatim , rrëshqitje, braktisje e punimeve
minerare, ngarkesa të digave hidrike etj ).
Panorama mediatike evidentoj strukje të drejtuesve të Fakulteteve
rrespektive dhe mungesa e të dhënave për kontigjentin inxhinierik e psikosocial
kudondodhet , çka duket se thoshte se na duhet shkenca
posaqërisht ajo gjeologjike që të minimizonte pasojat por padija , varfëria dhe
babëzia e fitimit në ndërtime u bënë vrasës përmes tërmetit. Durrësi i vjetër
edhe universitarisht, pagoi me humbje e
dhimbje të madhe duke thërritur fort nevojën e reformit të institucioneve tona
shkencore dhe administrative që mbërrijnë Kuvendin për të marrë prej andej
Ligjet e shkurta , kuptimplote e që
mësohen lehtë nga publiku , për përgjegjshmëritë e qeverisjes e sjelljeve
komunitare ku më e pakta çdo Rajon të këtë
Departamentin e Sigurisë Publike me kapacitetet e reagimit , vlerësimit
të pasojave dhe ndërhyrjeve të shëndetshme. Ndërsa viktimat dhe dëmet vazhdojnë të thërrasin se duhet ti dijmë në
kohë zhvillimet e ardhshme gjeomekanike e gjeodinamike për t’u orientuar, e për
këtë duhet që Departamentet e Sigurise Publike të jenë detyrim ligjor me status
multidisiplinore dhe domozdoshmërisht ne çdo
Bashki ku gjeologet “ngulin” trashëgiminë profesionale në çdo rast,
oponencat sizmike edukojnë gjithë ndërtuesit dhe Akti Zyrtarë ekspertësh bëhet kusht për rregjistrimin e pronës në
Zyrat e Rregjistrimi Pasurive te Paluajtshme , dhe si një recetë e “Doktorëve
të Tokës” që parandalon humbjet e jetëve
njerëzore orienton blerjet dhe mund ti kurojë problemet e shëndetit kardiomantelore dhe arteriotektonike të kësaj
cope të planetit. Nëse kryehartat e zhvillimeve tona do të ishin bashkrenduese gjeologjike dhe psikosociale me
siguri dhe kultura jonë do ti ndalte gërvishtjet e tokës me po aq proçedura sa
kemi formësuar për gërvishtjet e lekurës
tek njeriu a të makinave për të cilat
policët , prokurorët , avokatët dhe gjyqtarët lënë energji të shumta , ndaj
tërmeti na gjykoj e ne duhet të ndryshojme gjykimet tona , të tejkalojme
paragjykimet për gjeologët dhe ekspertët e shkencave mjedisore e sigurisë
publike. Ndihma e vëzhgimeve satelitore për lidhjen e litosferës dhe jonosferës
përmes anomalive eletromanjetike duhet njohur , marrë në kohë e bashkrenduar me
mbikqyerjen teknologjike të çdo gërvishtje a cedim toke , pasi natyra është një
proçes tërësisht i integruar dhe buxhetet për kërkimin shkencore të
katastrofave sociale e natyrore nuk janë kurrë të shkuara dëm.
Në fund të kësaj interviste lejomë të shpreh borxhin tim ma vllaznor për Ju
dhe gjithë kryedrinasit e mi në rrafshin e dukagjinit, falje për çdo teprim por
nuk do ndjehesha i shkolluar nese nuk i flas kështu publikut ndonëse mbetem i
vendosur të mos kërkoj asnjë shpërblim tjetër kandidues nga Partia Demokratike
RSH , e për këtë deklarim nuk do isha mirditas nëse nuk jam i
vërtetë sikurse nuk jam “gjon “ po pata frikë me vdek , ndaj dhe e konsideroj këtë intervistë privilegj të llojit “Lejomë të shpreh dashurinë … “ duke
përsëritur sikurse diku jam shprehur se :
“Veglat e vuajtjes mi dhanë të tjerët e me to punova, punoj e do punoj
tokën sociale me mbjellë veçse Dashuri…” !
Shumë faleminderit
z. Gjon Dedaj.