E premte, 26.04.2024, 11:28 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Bjeri samarit t'i kujtohet gomarit

E enjte, 16.10.2008, 09:13 PM


Arben Llalla
Reagim ndaj shkrimit të drejtorit të Muzeut të Kërçovës z. Ilmi Veliut

BJERI SAMARIT T’I KUJTOHET GOMARIT

Nga Arben Llalla

Historiani nga Kërçova, Ilmi Veliu nuk e pa të arsyeshme të reagonte pas 2-3 apo katër ditësh për shkrimin tim rreth fesë së Skënderbeut, por pas 5 ditësh. Atëherë kur politikanët e urdhëruan duke i premtuar ngritje në detyrë. Shkrimi im i botuar në gazetën KOHA më 9 tetor 2008, “SKËNDERBEU, katolik, ortodoks, apo i të dyja feve?”, është botuar për herë të parë në gazetën FAKTI, 12 janar 2007. Atë periudhë historiani prej Kërçove nuk reagoj, por heshti si struci duke futur kokën në rërë dhe lënë trupin jashtë. Pse zoti Ilmi Veliu nuk reaguat atëhere?! Nuk reaguat sepse nuk ishit në pushtet. Tani që ju jeni në qeveri e patë të arsyeshme të bënit ndonjë shkrim kundra meje për të marrë HAK për shkrimet e mia kritike gjatë fushatës zgjedhore. Unë mendoj se rruga më e ndershme është që për realizimin e ëndrrave të tua, për ngritje në detyrë të shkosh të trokasësh lirshëm me vlerat që keni dhe jo sipas shprehjes popullore: “bjeri samarit ‘i kujtohet gomarit”.
Më shkruani për notat e mia të vlerësuara nga profesorët e nderuar të USHT. Unë ju kuptoj drejtë, sepse inatet personale që keni me prof.dr. Ramiz Abdylin i shfryni tek ish-studentët e tij. Inatin pse ju nuk fituat në zgjedhjet e fundit për kryetar të Shoqatës së Historianëve përball profesorit tim prof.dr. Nebi Dervishi gjetët rastin për tu hakmarrë ndaj ish-studentit të tij. Por çfarë faji kam unë që ju nuk fituat si kryetar i përgjithshëm dhe fitoji profesori im i lëndës së Historisë prof.dr.Nebi Dervishi?! E ulët kjo hakmarrje nga ana juaj.
Ju mohoni që Skënderbeu kishte lidhje të origjinës nga Dibra. Askush nuk ka faj se Kërçovës i mungojnë burrat e llojit të Skënderbeut.
Ju mohoni fenë UNITE që trashëgojnë edhe sot shqiptarët (arbëreshët) e Italisë. Sa për informacion të gjithë arbëreshët e Italisë i përkasin fesë UNITE, përveç 4-5 fshatrave arbëresh që janë në rrethinat e Napolit dhe i përkasin fesë katolike. Lexoni pak për urat Antonio Bellushin i cili është një prift i ritit UNIT. Pra, liturgji Bizantine brenda në kishë në vartësinë e Vatikanit katolik.
Shkruani se Skënderbeu ishte i fesë islame deri në vdekje. Por përse u martua me një ortodokse? Përse djalit të tij të vetëm i vuri një emër katolik (të gjithë e dimë se trashëgimia që i la të birit ishte vetëm urrejtja ndaj osmanëve)? Po fundja z.Ilmi çfarë rëndësie ka për ne shqiptarët përkatësia fetare e Skënderbeut?! Pse me çdo kusht ju doni që ai të jetë mysliman? Në shërbim të kujt shkon kjo? Kur e dimë se çdo popull na e ka lakmi dhe mundohet ta përvetësojë këtë figurë kolosale me përmasa botërore.
Pse ne duhet të bëjmë naze ishte i katolik apo mysliman? Për ne mjafton që Skënderbeu ishte shqiptar dhe luftojë për mbrojtjen e trojeve shqiptare duke përfshirë Dibrën, Kërçovën, Tetovën, Shkupin etj. Ai ka luftuar për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet që mos të ekzistonin ato ndarje që po i bëni ju zoti Veliu pse unë qenkan nga mëma Shqipëri. Ju u pengon pse unë jam nga Shqipëria dhe bëni dallimet midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit administrativ?! Po si kështu, bre vëlla? Kur unë jam shqiptar i Shqipërisë, po ti i kujt je? I dreqnisë? Përderisa jemi shqiptarë, ne jemi të gjithë shqiptar të një Shqipërie. Pra, unë vij prej Elbasani, e ti prej Kërçove, e një tjetër prej Prishtine dhe këto janë qytete të gjitha të kombit shqiptar.
Në përfundim ju them se ju bëni vetëm polemika politike me mua duke më quajtur: ”zhurnalist, “shoku”, “historian nga mëma Shqipëri”. Këto janë akuza të tipit sllav. Siç duket paskeni mësuar mirë nga librat dhe shkollat e tyre. Kjo është metodë klasike për tu mbyllur gojën atyre që thonë të vërtetën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora