E enjte, 02.04.2020, 05:42 AM (GMT+1)

Komente

Xhafer Leci: ''Pavarësia e Kosovës mbanë vulën e Enver Hoxhës!''

E diele, 29.12.2019, 12:11 PM


“PAVARËSIA E KOSOVËS MBANË VULËN E ENVER HOXHËS!”

Nga Xhafer LECI

Sivjet në Gjilan, gjatë një bisede një miku im i moçëm, tani antar i PDK-së, kur unë përmenda Gjermaninë dhe fuqinë e saj ekonomike, si dominuese në Evropë, fjala ishte rreth mos lejimit të ndryshimit të kufijëve të Kosovës me Serbinë, duke e quajtur Hashim Thaçin si një lojtar i papjekur politik, miku im më tha:” Xhafë, Pavarësia e Kosovës  mbanë vulën e Enver Hoxhës!”

Gjermania në shënjstër të aleancës ruso-komuniste, Moskë-Beograd-Athinë-Tiranë dhe Shkup!

Duke lexuar vite të tëra, kam krijuar bindjen se: ”Beogradi gjithmonë përmes emisarëve të nrdyshëm të vetë dhe vendeve mike të Serbisë, ka udhëhequr politikat shqiptare, ka shpallur heronj dhe tradhtarë në radhët e shqiptarëve!!!" Kujtojmë vitin1946, gjatë vizitës së Enver Hoxhës  Beogradit, Jugosllavët eTitos dekoraun me medalje dhe,shpallën hero Enver Hoxhën!

Miku im: “Amerika qendron pas planit për ndryshimin e kufijëve të Kosovës dhe ndryshimi mund të ndodh.” Unë: Gjermania e ka humbur Luftën e Dytë Botërore, kundër 63 shteteve. Por tani pa luftë me potencialin e madh ekonomik që posedon, është duke realizuar qëllimet e veta në Evropë. Miku im: Pikërisht kjo është arsyeja që aleatët e vjetër kanë frikë nga Gjermania, e cila ekonomikisht  po shkon drejt dominimit të Evropës. Unë: Amerika e disa vende tjera nuk janë më aleate të Rusisë.

Pasi u ktheva nga Kosova në Gjermani, rasti i vizitës së presidentit  të Serbisë Aleksandar Vučić dhe atij të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, tani në Tiranë, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, më kanë bërë të mendoj më shumë rreth lidhjeve të vjetra të së majtes shqiptare në Shqipëri dhe viseve tjera shqiptare, me ish-aleatët e komunizmit, të ndikuara nga Rusia.

Amerika dhe Rusia kanë strategjitë e pozicioneve të tyre me rëndësi, tek ky rast, përmes Adriatikut daljen në Mesdhe, nga ku tri kontinente mund të kontrollohen më lehtë. Kam bindjen se Amerika tani është pozicionuar dhe ka investuar në Kosovë e Shqipëri, pikërisht për mos rikthimin e Rusisë dhe Turqisë, në ish-Gadishullin Illirik, Ballkanin e sotëm. Për këtë arsye besoj shumë se Amerika dhe Gjermania, nuk do të lejojnë depërtimin e Rusisë në ujrat  e Mesdheut.

Kujtojmë lidhjet e Enver Hoxhës, gjatë LDB-re me agjentët eTitos dhe të A.Rankoviqit, si Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Sevetozar Vukmanoviq, Nijaz Dizdareviç e tjerë.

Kujtojmë lidhje e Hashim Thaçit me “mikun” e tij, francezin Danjean Arnaud, një agjent francez i shërbimit sekret, mik i Serbisë, i cili para luftës 1997, kinse, ka bërë kursin e gjuhës gjemane së bashku me Hashimin në Zürich të Zvicrës, por kuptohet  se ka rekrutuar dhe spiunuar Hashimin. Për lidhjet e hershme të Hashimit me Danjean, ka shkruar Ibrahim Kelmendi.

“Ibrahim Kelmendi në librin “Lëvizja një lindje e përgjakur”, faqe 467 shkrun: ”Disa muaj pas Çlirimit të Kosovës, në Hotelin Grand në Prishtinë, më rastisi të asistoja në një fjalosje të rreptë midis Bardhyl Mahmutit dhe “ shokut personal” të Hashim Thaçit. Ndërhyra që Bardhyli të përmbahej, me arsyetim se miku nuk sulmohet në shtëpi. “Mos më ndërhy, ky nuk është mik, por një spiun e pro serb...” - më foli Bardhyli.

Ky spiun francez është pjesëmarrës në Marrëveshjen e Rambujesë, ka shërbyer për disa vjet rresht për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si këshilltar. Ai për herë të parë në Kosovë ka ardhur në vitin në vitin 1999 nga Shqipëria me disa nga krerët  e LPK-së.

Në mars të vitit 2017 në lokalet e Konsullatës së Republikës së Kosvës, në Stuttgart u bë promovimi i librtit të Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh”. Unë, Xh.Leci, kërkova fjalën, u prezantova dhe shtrova këtë pyetje në praninë e mbi 100 pjesëmarrësve: I nderuar Bardhyl Mahmuti, po citoj Ibrahim Kelmendin... A është e vërtetë kjo çfar shkruan I.K. për spiunin francez, pa ia përmend emrin, që tani më dihet publikisht, se bëhet fjalë për Danjean Arnaud? Bardhyli: “Po e vërtetë është...” Unë Xh.L .: A keni shkruar ndonjëherë për këtë spiun? Bardhyli : ”Jo nuk kam shkruar”. Dihet se nuk është i vetmi mik i Hashimt, Bardhyl Mahmuti, të cilët e njohin mirë spiunin francez dhe e dinë shumë mirë dëmet e mëdhaja që i solli ai Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi! Pse heshtin dhe kurrë askush, duke filluar nga Hashimi, nuk ia kanë përmendur emrin?!

D. Arnaud nga viti 2002 ka punuar si pjesëtar i UNMIK-ut. Pas përfundimit të misionit, ka shërbyer si këshilltar i Thaçit, që nga koha kur presidenti aktual ishte në opozitë. Në vitin 2018 Danjean Arnud në Parlamentin Evropian, ka votur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën!

Arnaud Danjean, është zbuluar edhe  nga vetë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të televizionit francez Canal +. Ai pohon, madje e konfirmon se edhe vetë Hashim Thaçi ka qenë i rekrutuar nga shërbimi francez.

Wendlingen, më 24.12.2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT