E marte, 04.08.2020, 09:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Shala: Fytyrat e ngrysura

E enjte, 09.10.2008, 06:49 PM


Albert Shala
Albert Shala

Tregim 

FYTYRAT E NGRYSURA

Zhivanit iu shfaqen ne enderr bjeshke te larta,te cilat mezi dukeshin prej fjollave te bores qe kishin mbushur qiellin,ku cdo gje ishte shendruar ne bardhesi.Nje ulurime e tmershme u degjua. Ishte ulurime ujku,i cili ngadal ecte dhe duke ngritur koken lart uluronte.Prapa tij dukeshin gjurmet e gjakut qe vende-vende kishin skuqur bardhesin e bores.Gjurme te holla dhe te gjata  qe humbnin pas nje guri te madh.
Prane malit majet e te cilit i tundte era e fuqishme ecte ujku neper lisin e rrezuar.Koken lekundte dhe hungeronte drejt malit me pisha te larta sikur shihte dicka.Syte tmerrshem i vezulluan kur era filloi vajtushem te leshonte zera dhe ngitte boren ne ajr.Si i trullosur dhe nen barren e te panjohures vazhdoi te e cte me koke te ulur i percjellur nga fjollat e bores qe mbushnin qiellin.Per nje cast u ndale.Fytyra i mori panje terbuese.Qielli i zbardhur dukej se do ta perbintte.Koken ngriti lart dhe kercenushem filloi te hungeronte.Zeri i shperndahej hapesirave ndersa tundte koken si i plagosur.
Pas ca kohe bora plotesisht u ndal.Rete e dendura qe shperndaheshin neper ate erresire shpalosen mbi qiell fytyren e zbehte te henes.Ne mes atyre bjeshkeve te larta ujku kohe pas kohe  me rrembim kthente koken sikur kishte ndiesin se dicka e ndjekte.Syte tmerrshem i vezulluan kur degjoi zerin e eres si perbihej grykes se bjeshkes sikur barte me veti nje pikellim te rende sa vete vdekja.I tmerruar nga hapat e eres qe degjoheshin,ai filloi te leshonte zera ngulfates.Dhe kur era mberrini prane tij,fytyra i mori pamje terbuese dhe me gjithe force shtrengoi kembet,por era e fuqishme e cila i thente deget e drunjeve te malit dhe ngritte boren ne ajr,ujkun pameshirshem e rrokulliste.Ai ngritej dhe i bente tre kater hapa,por era e fuqishme e rrokulliste neper bore,era e cila uluronte me tere fuqin e hidherimit te saj.Krismnat e degeve qe vazhdonin te theheshin perballe sulmit te eres sbashku me zerin e qindra klithmave qe shperndaheshin hapesirave.Era e
rrokullisi ujkun buze gremines dhe ai i kapur me dy kembet per copen e e akullit perpiqej te mos binte ne gremine,ndersa dy kembet e pasme i tundeshin ne ajr.
Si peshperime vdekjeje degjoheshin zera nga thellesia e gremines.Era tmerrshem vazhdonte te uluronte duke  rrokullisur cdo gje para vetes.Ujkut iu shkeput copa e akullit per te cilen mbahej dhe ai duke uluruar rrokullisej drejt gremines.Nje perplasje tmerrshem u ndie.Era edhe njehere uluroi tmershem dhe pastaj cdo gje u shendrua ne heshtje.Pas ca casteve mbi gremine ndriti hena e plote.Drita e saj e bente te dukshem fundin e gremines,ku ne trup te ujkut dukej koka e Zhivanit. Zhivani i trishtuar u zgjua nga gjumi dhe hapi syte e mbushur tmerr.Koken lekundte me mosperfillje.Balli i tij ishte mbushur pika djerse.Endrra dhe ulurima e ujkut i shkaktonin rendim te tmershem ne koke.Ndihej  i humbur nga rremuja qe behej ne kujtesen e tij.E trishtonte kujtimi nga endrra,ku ne fund te gremines kishte pare koken e vet ne trup te ujkut.
Ne dere u ndie nje krisme e hekurt.Dera u hape dhe brenda hyne tre gardiane.
-LUTJA JUAJ ESHTE REFUZUAR-tha me ze te ashper gardiani i gjate.
Zhivani uli koken sikur nuk flisnin me te.
-Ngritu- u ndie nje ze i ashper.
Dyert e koridorit leshuan krisme hapjeje.Zhivani shikonte horizonte e gjysmeerresuara.
-Nga me dergoni?-pyeti.
Zhivani ndjeu si duart e gardianeve e shtrenguan edhe me fuqishem.Ne ate qetesi agu degjoheshin vetem krismat e hapave.Prej oborrit te burgut dolen neper deren e madhe e te hekurt.Zhivani si u humbur shikonte horizontet e gjysmeerresuara.Kur arriten ne afersi te malit,drunjet e te cilit ishin ngritur lartesive,gardianet filluan te largoheshin nga Zhivani i cili i shikonte me ata sy te mbushur turbullire,ndersa thelle ne koke e tij ndihej ulurime ujku.Si i cmendur tundte koken.Disa metra larg tij u reshtuan njerez me pushke te gjata.Kokat i mbanin ulur.Zhivani i habitur i shikonte sepse as nuk degjoi e as nuk i pa se si erdhen perballe tij.I deshperua uli koken dhe shikonte barin e lagur nga vesa mengjesore.Neper koke i defilonin lloj-lloj kujtimesh te frikshme.Si i trembur ngriti koken lart dhe shikoi ne njeriun i cili u afrua prane njerezve me pushke te gjata dhe u pesh[eriti dicka.
Ata i ngriten kokat lart dhe shikonin drejt Zhivanit.FYTYRAT I KISHIN TE NGRYSURA.ZHIVANI NDJEU NJE DRIDHJE TE FUQISHME NE TRUP.VETEM NERIN NUK E NJIHTE.TE GJITHE TJERTE ISHIN NJEREZIT TE CILET I KISHTE VRARE ZHIVANI.
Thelle ne koken e tij u ndie nje ze si ze vdekjeje.Si i terbuar filloi te vraponte drejt malit me pisha te gjata.
-ZJAAAARRR-urdheroi nje ze i ashper.
Krismat e pushkeve shqyen qetesin e mengjesit.Trupi i Zhivanit u perplas pertoke nga plumbat qe e shpuan.Per disa sekonda u ndie nje gulqime e mbytur.Zhivani per here te fundit lekundi koken.Syte i mbeten te hapur duke shikuar drejt malit perplot pisha ta larta,majet e te cilave filloi ti tundte nje ere e fuqishme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora